
Në sondazhin e muajit mars në Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja, u trajtuan temat më të ndjeshme për publikun, duke nisur nga negociatat për t’i dhënë fund kaosit ne Kuvend e deri tek investimet e huaja strategjike.
Një nga çështjet më të diskutuara së fundmi ishin pikërisht planet e Jared Kushner, sipërmarrësi i madh amerikan dhe dhëndri i Donald Trump, për të investuar në një projekt turistik në Ishullin e Sazanit, gjë për të cilën më shumë se gjysma e shqiptarëve janë dakord.
Nga të dhënat e sondazhit në total 56.3% e janë përgjigjur pozitivisht. Ndërkohë në total 43.7 e qytetarëve janë kundër investimeve të dhëndrit të Trump në ishullin e Sazanit.
Kthimin në normalitet të jetës parlamentare, qytetarët e shohin si një lëvizje që fiton politikisht Edi Rama. Në total 63.2% e qytetarëve të anketuar se kush fiton pikë politikisht nga kthimi në normalitet i Kuvendit mendojnë se Edi Rama, ndërsa vetëm 36.8% e qytetarëve mendojnë se fiton pikë Sali Berisha.
Të pyetur nëse kanë dijeni për mbylljen e Muzeut Kombëtar për restaurim, 64% e qytetarëve janë përgjigjur se nuk kanë aspak informacion, ndërsa vetëm 3% e tyre thonë se kanë plotësisht informacion.
Kur pyeten sesi e vlerësojnë punën e qeverisë vetëm 25.7% e qytetarëve kanë vlerësim pozitiv, 16.4% përgjigjen “anoj pozitiv”, 30.4% “anoj negativ” dhe 29.9% negative.
Akoma më i ulët është vlerësimi për opozitën, por megjithatë me një rritje të lehtë krahasuar me një muaj më parë. Të pyetur se si e vlerësoni aktivitetin e opozitës vetëm 18.6% e qytetarëve thonë pozitiv, 5.7% përgjigjen anoj pozitiv, 26.7% e tyre anoj negativisht, dhe, 49% e vlerësojnë negativisht punën e saj.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (20 mars), Partia Socialiste do të fitonte një mandat të katërt. Nëse do të votohet sot, 55.1% e zgjedhësve të vendosur për të votuar janë përgjigjur se do të votonin për Partinë Socialiste. Këto janë të dhënat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunimin me Eduard Zaloshnja.
*Sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me autorin e sondazheve Eduard Zaloshnja realizua me 1108 banorë të rritur nga e gjithë Shqipëria të cilët janë kontaktuar me SMS të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Ndërsa marzhi i gabimit +/- 3.3 %.
Të ftuar në studion e 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga për të analizuar shifrat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja ishin Poli Hoxha, Endri Shabani dhe Lorenc Vangjeli.
Puna e qeverise vleresohet negativ 60 % sipas Zaloshnjes, por per te votuar do votojne qeverine serish po sipas Zaloshnjes. Vetem nje si idioti i Lindes e beson kete.
O Vito i Orneles, lexo pak me kujdes. 55% per PS jane nder te vendosurit per te votuar sot. Nder 60% e gjithe shqipove te pakenaqur me qeverine, as gjysma nuk voton per opoziten tende t Orneles
Ne Ceshtjet teknike nuk ka vlere sonfazhi… shume prej opinion gatuesve mbllacitin ‘…jo Sazani si Cernobili, jo ska uje e drita…’ e rremba-kembaj te ketij te ketij lloji. Uji ne Sazan shkon me nje tubacion prej Karaburunit apo Ujit te Ftohte(keta duan ta cojne deri ne Pulja. Dielli po ashtu me kabull nenujor dhe me panele diellore. Kur shet dicka ve ne pah anet me te mira, ndersa bleresi me negativet…paska me shume amerikan se shqiptare mesa duket ne Shqiperi