Prapaskenat: Rithemelimi fal dy koncesione!

20 Mars 2024, 20:31Politika TEMA
Prapaskenat: Rithemelimi fal dy koncesione!

Hetimi parlamentar për kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë ka falur që në fillim dy koncesione miliona euroshe.

Në një kohë që në kërkesën e parë të dorëzuar në Kuvend, parashikohej hetimi i katër koncesioneve në shëndetësi, në kërkesën që Rithemelimi ka paraqitur pas marrëveshjes me socialistët, janë përjashtuar nga hetimi parlamentar dy koncesione, ai i shërbimit të dializës, i cili po i kushton shqiptarëve 9 milionë euro në vit dhe koncesioni i laboratorëve që thith 19 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.

Në kërkesën e firmosur nga 45 deputetë të opozitës dhe që është protokolluar në Kuvend në datën 26 shtator 2023 flitet për katër kontrata publike që sipas demokratëve “përllogariten në vlerën totale rreth 45.5 miliardë lekë, ose 450 milionë dollarë. Me qëllim shqyrtimin e këtyre praktikave si dhe vlerësimin e marrjes së masave të nevojshme, përfshirë ndërhyrjet ligjore, deputetët nënshkrues kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor për kontratat publike në sektorin e shëndetësisë”.

Por nga shtatori 2023 deri në mars 2024, dy koncesione “kanë humbur rrugës” dhe tani deputetët e Rithemelimit duket se janë të kënaqur vetëm me hetimin e kontratave për check up-n dhe sterilizimi, dosja e të cilit është mbyllur nga SPAK dhe i ka kaluar gjykatës me disa të pandehur, përfshirë dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Nuk është ende e qartë pse Rithemelimi i ka përjashtuar këto dy koncesione nga hetimi, në një kohë që ishin përfshirë në kërkesën e paraqitur disa muaj më parë.

Opozita synon të hetoje dhe ndërhyrjet ne sistemit TIMS. Përbërja e komisionit duket se synon te shuajë edhe kundërshtitë për marrëveshjen pasi hetimi propozohet të drejtohet Ervin Salianji.

Pakti politik mes dy palëve parashikon edhe ngritjen e një strukture për ligjet dhe reformat qe kërkojnë shumicë të cilësuar. Nga 6 anëtar opozitës i takojnë tre. Një vend Gazment Bardhi e rezervoi edhe për grupin e Lulzim Bashës.

“Zoti Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i trete i është dedikuar kolegeve brenda grupit parlamentar qe ndajnë një mendim ndryshe në Partinë Demokratike. Mund të ma propozojnë në çdo moment përmes sekretarit te grupit“-është shprehur Gazment Bardhi.

Ngritja e këtij grupi pune bashke me anëtaret e komisioneve hetimore pritet te miratohet të enjten në seancë plenare. Të majtët zbuluan vetëm emrat e dy nënkryetareve, Plarent Ndreca tek hetimit për kontratat në Shëndetësi dhe Toni Gogu në TIMS. (TCH)

Lini një Përgjigje