Rama dhe Macron bisedime për Liceun Francez në Korçë, ambasadorja: Mund ta realizojmë nga shtatori i 2025

20 Mars 2024, 16:10Politika TEMA
Rama dhe Macron bisedime për Liceun Francez në Korçë,

Ambasadorja franceze Catherine Suard ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macronn kanë biseduar në lidhje me projektin e krijimit të Liceut Francez.


Për këtë projekt ambasadorja tha se në qershor pritet të vijë një ekspert francez për të studiuar terrenin, ndërsa liceun mund ta realizojmë në shtator të vitit 2025.

“Rama dhe Macron kanë pasur bisedime në lidhje me projektin e krijimit të liceut francez, ne shpresojmë që do ta arrijmë këtë, në qershor pritet të vijë një ekspert francez për të studiuar terrenin dhe situatat dhe me shpresë mund ta realizojmë diku nga shtatori i vitit 2025”, tha Suard nga Korça. 

Sa i përket zhvillimeve politike në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet e 2025 ambasadorja franceze nuk ka dashur të prononcohet.

“Unë nuk komentoj aktualitetin e politikës shqiptare, nuk mund të përgjigjem”, u shpreh ajol 


Ambasadorja franceze ka zgjedhur Korçën në ditën e frankofonisë pasi Korça sipas ambasadores është frankofonia në Shqipëri.

“Jam e gëzuar që jam në Korçë dhe ju duhet ta kuptoni përse. Sepse nuk do doja të isha dikur tjetër përveçse në Korçë. Sot është dita e frankofonisë.

Korça është frankofonia në Shqipëri. Korça është frankofonia në Shqipëri. Jam këtu edhe njëherë tjetër më shumë, vij shpesh për të mbështetur aktivitetin e aleancës franceze të universitetit të bashkisë me të cilën kemi goxha projekte, edhe një projekt për liceun francez. Jam këtu për të mbështetur konkurruesit që do vijmë për konkursin pena e artë”, u shpreh ambasadorja.

 

8 Komente

  1. R
    Rabid Left

    Lajm shume i rendesishem per nje zgjidhje teper globale. Nderkohe i nxin fytyra se Bosnia e para per te hyre nga Ballkani, pastaj Serbia e Kosova do hyjne para Shqiperise ne Evrope kurse ky akoma ne Turqi.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Ha o Rabid , ha

      Rabid kari . Komisari për integrim në BE , dje deklaroi dhe kërkoi me kembengulje , që menjëherë të fillojnë negociatat me Shqipërinë për t'u pranuar sa më shpejt në BE , sepse është në krye të së gjitha vendeve të tjera ballkanike në kryerjen e detyrave të shtëpisë . Ha mut , o Rabid , ha .

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

      Pas shkollave greke e turke, francezja! Mungon shkolla ruse dhe serbe! Padyshim..!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emri

        Magjari je ti ne kete rast. Nga shkolla franceze Shqiperise veç te mira i kane ardhur, idiot me brire!|

        Përgjigjjuni
        1. I
          In

          Cfare lidhje ka Franca, nje shtet i fuqishem oksidental, me Turqi e Greqi e Serbi e Rusi?? Me Francen thjesht nuk kemi shume lidhje, po jo se na urren apo se kemi ndonje mosmarreveshje. Pastaj ky eshte thjesht lice kulture francez. As nuk po te perdor, as nuk po te shfrytezon. Mos bej gam gam kot.

          Përgjigjjuni
        2. .
          .

          Licete dhe qendrat kulturore nga nje vend i zhvilluar perendimor jane shkelqyeshem. Eshte respekt per vendin. Jo si disa marreveshje te tjera qe i bejne gropen Shqiperise se shkrete, si ajo per bajgat e Afrikes me Italine apo betonizimi i Sazanit me Trump. E falenderojme Francen.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Isid

            Shume mire qe krijojme lidhje te tilla me nje shtet me kulture te madhe si Franca.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I riu

              Po pse hani m... kot, Liceu Francez, ka qene ne Korce, qe ne kohen e Zogollit, shume mire qe te rihapet, pervecse te mirave asgje te keqe nuk ka.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje