Nga Beleri, tek Gjin Gjoni

20 Mars 2024, 18:31Politika TEMA
Nga Beleri, tek Gjin Gjoni

Nga Ylli Pata

Nuk është aspak rastësi që personazhe qesharakë ftohen në televizione kryesore në vend, për të treguar se janë alternativë të shkencëtarëve të vjetër të “komunizmit”. Kjo u pa edhe në duelin mes profesorit Xhevat Lloshi dhe Enkel Demit. Ku ky i fundit tha në një farë mënyrë se konsideronte më realë shkencëtarët e “rinj”, sesa arketipet e vjetra komuniste. Është fakt se 33 vjet pas rënies së komunizmit, alternativa e shkencëtarëve të shkollës së vjetër janë këta tipat që ofrojnë shkencë sipas midesë së delirit të tyre.

E gjitha kjo është një koncept kulturor, që për 33 vjet na u soll si klishe e së resë, që konteston Nolin, Migjenin, Çajupin, Agollin e Kadarenë, për t’i zëvendësuar me paçebërës.

Realisht kjo është ideologjia e re, që nuk ka lidhje me thelbin, nuk ka lidhje me shkencën, shkollën, por vetëm me një teatër, ku rëndësia nuk është çfarë themi, por çfarë fitojmë.

Në këtë mjedis, natyrisht nuk vret skandali i Gërdecit, ku iku për lesh jo një zonë administrative, por vdiqën 28 vetë e u plagosën 200, apo 21 janari ku u pushkatuan 4 njerëz krejtësisht të pafajshëm. Të cilët, ashtu si Migjeni e Noli konsiderohen “komunistë” apo “socialistë”. Sipas këtyre filozofëve që nuk patën guxim të bënin një analizë reale të diktaturës, dhunuesve dhe viktimave të saj, ata dijnë dhe e thonë pa teklif se të jesh “socialist”, pra anti-PD, ka sakrifica.

E ja ku jemi sot, në një kohë kur këto njerëz që sipas tyre duhet të kishin sakrifica, janë ata që mbajnë në këmbë një mazhorancë 10 vjeçare.

Një anomali në dukje, jo vetëm krahasuar me logjikën apo precedentin shqiptar, por edhe atë europian, ka difekt të rëndë. Ngase duhet të kishte një alternancë, një ndryshim pushteti, një alternativë që do t’i thoshtë socialistëve: jemi ne, bëni ju pushim.

Por nuk është ky rasti! Megjithatë, nuk është se ka një problem të madh në “mendjet opozitare” që qeshin pafund në ekrane e ndërrojnë partitë si mbreti gratë. Sepse në fakt, ata që bëjnë këtë, nuk është se iu kërcet për opozitën. Por duket se ai që i kërcet apo ata që i “kërcasin” janë deputetët që duan rikandidimin. E këtu luhet i gjithë ky cirk që nuk ngjan me magjinë e dikurshme të Cirkut të Tiranës.

Sepse këta njerëz nuk bëjnë as numra shpejtësie, as ecje mbi tel, as numra ekuilibri, por sjellin Gjin Gjonin si kandidat për deputet në qarkun Lezhë.

Ky model nuk është gjë tjetër veçse mentaliteti i Sali Berishës dhe enturazhit të tij se si e e do opozitën. Berisha jo thjesht mendon që ai ka një histori të suksesshme, por nuk pranon evolucionin. Kërkon të riciklojë të ashtuquajturën histori të tijën të sukseshshme. E bukura këtu është se Berisha nuk kërkon një riciklim nga enturazhi politik i historisë së tij, por i detashmentit indtitucional që ka qenë pranë tij. Për Sali Berishën, Gjin Gjoni është një politikan më efikas se kryeministri Aleksandër Meksi, apo ministrat e PD-së.

Pra jemi në një logjikë që tregon realisht filozofinë e opozitës së Rithemelimit e Foltores. Një filozofi që ka një sens politik të fortë, që konteston egër reformën në drejtësi, në të cilën është investuar SHBA dhe BE. E jo rastësisht del emri i një prej të kontestuarve nga SHBA dhe BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimin. Pra është e qartë se opozita e Sali Berishës është jo vetëm anti-SPAK, sepse ka probeme me të. Është edhe anti-ONM se i ka hequr njerëzit e tij në drejtësi, e është edhe anti qeveri e SHBA se e ka shpallur non grata. 

Pra është qartë, prerë e pa dyshim, një opozitë anti-amerikane. Që është realisht një ndarje shumë e qartë me opozitën tjetër, pra PD që është me Perëndimin dhe kundër Sali Berishën. Ky është në të vërtetë identiteti i Rithemelimit, pavarësisht se aty ka shkuar Gazi… I cili nuk është rastësi që gjen tek Gjin Gjoni dhe Fredi Beleri pllakat teknonike që mund të orientohet. A e ka parimore këtë logjikë? Kjo duhet parë, por fakti flet vetë.

10 Komente

  1. F
    Flamuri

    Enkel Demi ka te drejte me ndarjen qe i ben ne kohen e Hoxhes me kohen e Berishes ,dihen kush kane qene ata ,e dihen kush jane sot ,Demi thote se me te zgjuar jane sot dr ,profesoret , Dr,profesor Nard Ndoka ,Dr,profesor ,Profesor Gjoni ,Dr ,profesor Xhemal Mziu ,se Noli ,Migjeni ,Kadere ,Agolli .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Enkel Demi eshte nje fllucke sapuni para mendjes enciklopedike e prodhuese te dijetarit Xhevat Lloshi

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Enkel Demi,apo Viçi, po te kishte koken nga kembet dhe faqet nga ka mullaqet,do ishte me i mire. Ky Demi,nuk eshte gje tjeter veç nje megalloman qe po qeshin te gjthe. Me vjen keq qe ai punon ne nje televzion siç esh ABCnevs.

        Përgjigjjuni
      2. U
        U shofshin zagaret e Lexhendes

        Vend I vogel por prodhojme shume shit.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca Bajram

          Vertet ku e paskemi pasur gjithe kete hale qe ka plasur dhe po qelb gjithe vendin… E po keshtu e kane keto pune, te gjithe halet na dolen profesora, doktorra e shkencekara nga dyert e universiteteve private, ku mjafton te paguash dhe behesh doktor i shkencave, pa permendur ketu ligjvensit, juristet, prokuroret dhe gjygjtaret plepistat qe ishte arritja me e madhe ne periudhen post-komuniste nje perle e vertete, dhurata me e bukur qe e kemi peshqesh prej Largqoftit, Legen-karit Sa-hales. Pandaj mos beni cudi, Gjin Gjoni eshte nje nder per te hyre ne politiken Skip-tare.

          Përgjigjjuni
        2. r
          robi

          mos u cuditni kur te dale kandidate per kryetare foltoreje vicidoli per Tiranen tallagjarja e Tiranes me kurs 3 mujor plepash Adriana nockederrja shpifarakja me e madhe e planetit.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bernardi

            Pas Gjinit, do kandidojë zeqine sollaku, pastaj vjen dhe zagarnjori i gjykates lartë, ku të tre këta vrases, lëvizin lirisht, edhe pse me vendimet gjyqësore ty tyre, te te treve këtyre gjykatesve, kanë rivrarë edhe një herë ata qu vranë nga vrases me mbështetje politike. Sot këto kërrma, po zgjohen nga çudia e rastit që vetëm tre dit zgjat, e ka thënë kryekorrupsionisti i të gjithë kohës së pluralizmit ilir mona kokëmadhi. Po afrohen në politikë për të bërë ate që bënë kur jepnin vendime në kundershtim me ligjin, ku të rivrasin shpresat dhe këta të shijojnë resortet. Gjithçka ndodh në shqipëri, se këtu për inat të vjerrës, këta presin nga këta kollagjerë që shoqëria civile duhej ti flakte përgjithmonë.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhota

              Shikjoni nji at fytyren tjeter ngjit me gjinin, ma e poshtën ftyr në drejtesi nuk bahet. I ky asht i filmum tu ba pazare me nji vrases në nji lokal. Ka dokumenta si do dalin por dun kohën e vet, ikta surreten, po dun dhe kan fillu me u organizu njashtu si mërhata e qyqeve në mërgim thoshte nji nga poetet tanë, me shpresen qi po vijnë prap në pushtet. Kjofshin të marrë nji ata si po dun me besu nji at si ka vrare e pre veç me ju marr lekt ktyne vraseve. Milet, kijini parasysh edhe hallet e kojshiut, se po tbjen halli dhe ty, me nji lta ftyna pa shpirt e bes.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Pkeee e yragjikomedise e ketij vendi janw dhe gazetaret,nuk kuptoj lidhjen qe ka GJIN gjoni me debati qe eri Enkel Demi me prifin e kohes Enverit,sigurisht qe itues doli Demi,prifesori foli me gjuhe teper te vjeteruar,nje akademik kurre uk e trajton nje njeri dhe te rendomte me fjalet tu nuk di ose je i paditur,ka te tjera forma adamike per ti bere tjetrit te qarte se nik di.Sa perGjin Gjonin e shume Gjina te tjere dihet se kush eshte fajtor,per mua quhet SPAK dhe drejtesi.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  @Labi, drejt! Prof. Lloshi e keqpërdori fjalën 'i paditur' për Enjel Demin, në vend të psh. 'nuk ke njohuri' apo diçka tjetër të përafërt, siç u përpoq ta koregjojë profesori tjetër P.Xhufi, për të qetësuar sedrën e lënduar të Enkelit që pasoi gjithsesi dhe reagimin e tij jo qytetar, dhe që duke konsideruar moshën e prof, Xh. Lloshit, do duhej ta kish shmangur qoftë dhe për etikë. Fjalisë së fundit në komentin tuaj, nuk kam ç'të shtoj, por mund të shtoj vetëm se, problemet tona të shumta dhe shumë shqetësuese, është e pamundur që të zgjidhen nga SPAK apo qoftë nga vetëm ai. Së pari, është politika e mbrapshtë, në duar të maskarenjëve, që duhet ndëshkuar dhe këtë shqiptarët nuk po duan ta kuptojnë. Është politika dhe indiferentizmi ynë që pjell 'gjingjonërat' e drejtësisë dhe 'mul(t)nokërat' e politikës.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje