Parlamenti po kthehet në normalitet, deputeti socialist: Pas 5 muajsh opozita kuptoi përgjegjësinë dhe detyrën e saj

20 Mars 2024, 16:57Politika TEMA
Parlamenti po kthehet në normalitet, deputeti socialist: Pas 5 muajsh

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi foli për kthimin në normalitee të Parlamentit, ku seanca e ditës së enjte do të jetë testi i parë për opozitën dhe mazhorancën.

Krashi tha se e rëndësishme është që Parlamenti po i rikthehet normalitetit, ndërsa shtoi se pas 5 muajsh opozita kuptoi detyrën dhe përgjegjësinë e saj.

“E rëndësishme është që Kuvendi po i rikthehet normalitetit. Secili prej 140 deputetëve e ka trajnimin për të qenë anëtar i komisioneve.

Se kush do jetë do të duhet të presim. Opozita e kuptoi që pas 5 muajsh ka ardhur koha që është detyra dhe përgjegjësia jonë për të zhvilluar seancat plenare normale.

Në rastin konkret kemi votimin e dy komisioneve hetimore. Është e rëndësishme që ne ta përdorim për të dhënë alternativën e forcës politike”, tha ai. 

 

1 Komente

  1. B
    Bureto

    Jo zoti Krash! Nuk u kthyen, (ata aty ishin), se i vrau ndërgjegjia, ngaqë e kuptuan përgjegjësinë që mbart detyra e deputetit si përfaqësues i popullit, jo! Ata nuk e meritojnë të quhen të tillë, por ç't'i bëjmë ligjit zgjedhor në fuqi që hartuan PS-PD në 2008, që në shumë raste ua mundëson bythlëpirësve të kryetarëve këtyre, që më parë se deputet mund të quhen alabakë. S'po merrem me emra se ata tashmë janë shumë të njohur. Pra arsyet e kthimit nuk janë ndërgjegjësimi, por janë: Arritën deri në atë pikë ku kthimi do bëhej i pamundur, ose ndryshe nuk ditën se ç'të bënin me situatën ku e futën veten; Afrimi i zgjedhjeve në atë gjëndje ua komplikonte dhe vështirësonte mundësinë për të patur ndonjë mundësi rikandidimi për deputet, e më pak fitimin, i cili në kushtet kur humbja në 2025, do jetë e sigurt, mbetet qëllimi kryesor apo aspirata më e madhe e tyre për të mbetur në politikë. Dhe e fundit, si gjithmonë ishte faktori ndërkombëtar, posaçërisht ai amerikan, që si gjithmonë kur duhet, ose siç thuhet, kur e mbushin kupën, u tregon shkopin dhe ky takëm politiqenërish, në këto raste e futin bishtin në shalë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje