Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari ishte i ftuar në “Top Talk” në Top Channel.
Gjatë bisedës në studio, ai u ndal te hetimet për “21 Janarin” duke thënë se të gjithë kanë kërkuar një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje, teksa zbuloi për herë të parë se bashkë me kreun aktual të SPAK-ut, Altin Dumani, kanë qenë pjesë e mbrojtjes së akuzave për 21 Janarin në Apel.
Sipas Hajdarit, fakti që po hetohet nga një prokuror që ka pasur dijeni për këtë dosje, është sinjal i mirë.
“Të gjithë kërkojnë hetim plotësisht për 21 Janarin, që t’i vihet emri autorëve të vrasjeve. Nuk jap dot shumë detaje për dosjen e asaj çështje, aq më tepër që është rihapur tashmë. Por po tregoj dhe një sekret, zoti Dumani ka qenë bashkë me mua pjesë e mbrojtjes së akuzave për 21 Janarin në Apel, kështu që drejtuesi i tyre është një person që e njeh mirë dosjen”, tha ai.
I pyetur se ccfarë mund të ndodhë me gjyqin në Britaninë e Madhe të hapur nga ish-kryeministri Berisha pas shpalljes së tij non-grata dhe faktin që “Home Office” pritet të japë detaje të vendimmarrjes së britanikëve, Hajdari tha se:
“Unë ligjin britanik për këtë rast nuk e njoh, por ato punojnë me precedentë dhe gjyqtari në MB të bën gjëmën, të kërkon dokumente top sekret nëse i do gjyqtari, por kusht është që nuk i bën publike. Kam përshtypjen dhe me ato që u bënë publike sot, që do të ketë surpriza, që tani Britania do të jetë e detyruar që t’i publikojë”.
Një ditë më parë përfaqësues të gjyqësorit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK u takuan me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Tod Robinson. Duke lexuar mesazhet e kësaj vizite, Hajdari tha se “amerikanët janë sponsorizuesit kryesorë të reformës në drejtësi. Ata janë në të njëjtën rrugë parimore ku mbështetja më e madhe është te SPAK sepse ato kanë objekt hetimi hetimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe krimin e organizuar që janë dy grupe personash që e kanë kthyer Shqipërinë ku pandëshkueshmëria është ngritur në institucion. Amerikanët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian nuk janë njerëz të skutave. Kur e kanë ndarë mendjen që rrezikohet demokracia, investimi i tyre, ata flasin shqip”.
Hajdari ka komentuar edhe tryezën që mblodhi bashkë Lulzim Bashën me Bamir Topin, Spartak Ngjelën dhe përfaqësues të tjerë të partive opozitare.
“Tryeza e parë sot, ishte aktiviteti më i rëndësishëm që ka ndodhur në vend pas 2008, takimi i Bashës. Sepse nuk ka qenë vetëm Lulzim Basha, Bamir Topi, Spartak Ngjela, Preç Zogaj, por përfaqësues të partive politike opozitare të gjithë spektrit, veç Partisë së Lirisë dhe Partisë Republikane. Ne kemi ngelur te historia e emrave. Këta nuk duan ta bëjnë Reformën Zgjedhore. Hapjen e listave e kemi obligim sepse është vendim kushtetues. Shpresojmë që kjo Reformë të futet në hullitë që ishte, gjithëpërfshirëse, duke mbajtur në këmbë komisionin bipartizan, duke zgjatur këtë Reformë dhe jo duke spostuar këtë komision”, deklaroi ai.
Demokracia e Sali NonGrates Gabeli Cim Hajdari i bregut Lumit
Demokracia e Sali NonGrates Gabeli Cim Hajdari i bregut Lumit
Demokracia e Sali NonGrates Gabeli Cim Hajdari i bregut Lumit
Dmth Sali qeni zgjodhi Dumanin të mbrohet për 21 janarin. Kaq mjafton o njerëz të kuptoni pse Saliu tall akoma bythën nga penxherja. Ai vend nuk bëhet.
Keto jane loqe fare. Marrja e vizes dhe hyrja ne nje shtet te huaj eshte privilegj. Ska gjykate qe e gjen te drejten. Sme do kari thote perfaqesusi shtetit tjeter qe ky shkerdhat te futet ne shtetin tim. Kaq ik pirdhu. Rrejne ato militante injorante qe mendojne se idhulli i tyre eshte i pathyeshem.
Fuck bastardeve Berrishjane...rrofte USA
Mos do te thuash qe Dumani eshte ne konflikt interessi ne ceshtjet qe drejton ndaj Saliut te Madherishem?
O pis hajdut, do te vije rradha edhe ty magjyp per parate qe u ke marre njerezve hallexhi kur ish prokuror.
Jo me sharje pseudonimi "Ky eshte prokuror hajdut", sepse Zoti Shkelqim Hajdari ka folur drejt: 1. Zoti Dumani eshte jo vetem kreu i institutcionit pararoje ne Republiken e Shqiperise, por edhe juristi me integritet profesional dhe moral per ta zbardhur plotesisht krimin shteteror te Kryeministrit te kohes Sali Berisha. 2. Ceshtja e "gjyqit te Londres" eshte nje tymnaje e mashtruesit te kreditoreve te firmave piramidale-Presidentit Sali Berisha; eshte hakmarrje e shkaterruesit te industrise e bujqesise, kultures e shkences -Presidentit dhe Kryeministrit Sali Berisha; kryekriminelit te Luftes Civile 1997 ne Shqiperi, te zhdukjes se patrioteve Remzi Hoxha e Kosta Trebicka dhe vrasjeve ne bulevard te kater deshmoreve te 21 janarit 2011; eshte talljhe me Drejtesine Shqipatre dhe boterore te rryshfetxhiut me te madh qe ka nxjerre ne shekuj Shqiperia, pas Ahmet bej Zogollit-perbindeshit te Vicidolit, birit dhe dhenderrit te Serbise-Salih Vuk Berisha. .
Ooo Dardan, po jo hej burre pas Ahmet bej Zogollit, jo or tej jo, salia ja ka kaluar te gjitheve per poshtersite, ene Zogolli ene Enveri per pushtetin e tyre kan eleminu shoket e tyre, ama i pari vuni bazat e shtetit, i dyti akoma me shum, beri shtetin nga te gjitha drejtimet, nga hici fare, nga analfabetizmi me universitete, me uzina, fabrika, ushtri moderne me armatimin me modern te kohes etj etj, shteti me nje pasuri marramendese, por erdhi ky salia dhe shkaterroi cdo gje, oooo Dardan ke te drejte ne ato qe thua.