U përjashtua nga seanca, Basha flet jashtë Kuvendit: Çfarë fituan shqiptarët nga 6 muaj revolucion i ashtëquajturit 'Rithemelimi'?

21 Mars 2024, 11:55Politika TEMA
U përjashtua nga seanca, Basha flet jashtë Kuvendit: Çfarë

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për mediat pas përjashtimit nga seanca e sotme plenare nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. 

Basha përsëriti sërish se PS dhe Rithemelimi tashmë janë në pazar dhe kjo u pa edhe ditën e sotme në parlament. 

"E keqja duhet të shpërbëhet dhe të kurohet aty ku e ka zanafillën. Për 2 vite kemi insistuar për një reformë zgjedhore në dobi të qytetarëve. Për listat e hapura që është një domosdoshmëri kushtetuese. Që të prishet pakti i 2008.

Çfarë fitoi publiku shqiptar nga 6 muaj të ashtuquajtur revolucion. Është dëmtuar interesi i publikut shqiptar. Duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve Edi Rama ndryshoi ligjet për komisionet. Ata dy komisionet ofrojnë shumë pak transparencë. Dëmi më i madh mbeten tek ato që janë të pathëna.

Aty kishte një marrëveshje mes palëve që PD-së të mos i jepej koha. U thanë gënjeshtra. Pati një pretendim sikur ishte fundi merkatos. Sot filloi merkato. Nëse ne personalizojmë këtë humbasim betejën. Viktimë e pazarit janë shqiptarët. Duan të shkatërrojnë komisionin bipartizan.

Të njëjtën gjë bën edhe në 2008. Një nga propozimet e Damian Gjiknurit janë ndryshime në ligjin e dekriminalizimit. Merkato sapo ka filluar, do të bëhet larg syve të shqiptarëve. Për interesa private të një grupi njerëzish. Jepet fund një mekanizmi transparent.   

Ne do ju drejtohemi shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat. Shumica është e neveritur nga kjo status-quo. Ne nuk impresionohemi nga diçka që nisi si pazar dhe bitisi si pazar.

Loja për të vendosur gishtin e fajit është e pakuptimtë. Faktet janë këto. Në dhjetor të 2022 është dorëzuar paketa e parë. Në nëntor 2023 paketa e dytë. Kanë qenë dy forca që kanë kundërshtuar. PS dhe ajo që quhet Rithemelimi. Ka qenë prej pazareve", deklaroi Basha. 

4 Komente

  1. v
    vesa

    Ky deklarim i pare ne kontekst nga nje goje tjeter dhe mund te jete i besueshem ,por jo nga biri i Sli Berishes Lulezim Basha,njeriu me i pamoraleshem dhe pa harizmatizem ne karieren e tij politike! Shikoni s kush i jane afruar ,Bamir Topja qe nga maja e karieres se nje politikani sic eshte Presidenca ,pas mbarimit te mandatit krijoi nje particke,ndoshta per te marre ndonje post me te ulet duke u ndjere fajtor per drejtimin e presidences si "horr bulevardi",i dyti eshte Spartak Ngjela ish Minister Drejtesie nen presidencen Berishjane duke deklaruar se Berishen asokohe i kam studiuar gjithe dosjen dhe nuk ka patur asnje shkelje(fjala eshte per vitin me te mbrapshte te Shqiperise 1997-) dhe plot laro te tjere qe pasi u bene me me lloj lloj partickash iu bashkangjiten Bashes sepse gjynjte e karieres politike po i lene sic eshte rasti i Kulluraqit qe ne Omonia kushton 50 cent! Ja pra kush pretendon ta ridrejtoje kete opozite me pretendimin per te drejtuar kete vend si ne kohen e atit te tyre shpirteror Saleh Ber isha! Po te ishte gjalle i ndjeri Lym Alla do ta permbelidhte bejten e tij : "Nuk mud te bohet buke gruni me mjell misrit"!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enkeleda Alibytha

      O shoku Lulqim, shqiptaret fituan secili tre kate tek pallati I Lul Sallakut tek fililogjiku...kupton o legen

      Përgjigjjuni
      1. A
        AMERIKA MBESHTET ZOTIN BASHA . KUPTOJMẼ .

        ZITI BASHA , MOS ÇA KOK. NA PREMTO SE DO TE NA RRITESH PENSIONET( por ta mbash), DHE DO TI KESH EDHE VOTAT E PENSIONISTEVE .

        Përgjigjjuni
        1. V
          Varile

          Bashe! Duket mire e folmja! E ke ne ti I prove te "vogel! 21 Janarin! E kalove tuj perdore te verteten, kthen muhabeti. Fol Lul djali, o tani o kurre! Gezoje kete popull socialisto- demokrato bashist!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje