Preç Zogaj: Enigma e vetme e zgjedhjeve të 14 majit

10 Maj 2023, 09:15Politika TEMA

Preç Zogaj: Enigma e vetme e zgjedhjeve të 14 majit

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar se rezultatet e pasqyruara në sondazhe deri më tani janë mëse të pritshme.

Ai thotë se enigma e vetme e zgjedhjeve të 14 Majit qëndron te diferenca e numrit të votave mes forcave politike, pasi sipas Preçit renditja dihet.

Preç Zogaj: Nuk ka asnjë enigmë, gjërat dihen dhe pa sondazh. Këtu, ajo që mund ta pranojmë të gjithë është renditja, është Partia Socialiste e para, është aleanca “Bashkë Fitojmë” e dyta, është Partia Demokratike e treta. E vetmja enigmë që ngelet në kuti është sa do jenë diferencat mes këtyre 3 grupimeve.

-Ti mendon që diferenca në Tiranë është kaq e madhe Zogaj?

Preç Zogaj: Unë kam pas një dëshirë për Tiranën, të cilën e gjej të pamundur për Tiranën. Kam pas dëshirë që të fitojë opozita dhe e kam demonstruar në studion tuaj. Unë them që nuk ka asnjë çudi aty. Ka një enigmë gjithmonë në kuti është ajo që mban gjallë emocionin e zgjedhjeve. 

Nuk mund të them një gjë që se kam thënë kurrë, këto kompani vetëm nëse do na zhgënjejnë sivjet, ka pas kompani që kanë pësuar fiasko me rezultate jo të vërteta. E vetmja enigmë është që çfarë diference do ketë vendi i parë me të dytin, i dyti me të tretin. Dhe do të ishte naivitet që të pritej diçka tjetër në këto zgjedhje.

1 Komente

  1. T
    Tani

    Enigma e zgjedhjeve re 14 Majt jane Spiunat e Sigurimit te shtetit si Fytyra jote o Prec Ciftelia. Prec je modeli dhe fytyra me e zeze e 32 vjeteve. Perfaques i Ramiz Alise ne PD si spiun ke 32 vjet qe corodit kete popull vjdh nderto pallate ne cdo kohe , 6 pallate ke ndertuar me lali Erin. Profesion i Spiunit te ka vlejtur ty dhe gjithe Spiunave keto 32 vjet , turp mjere ky popull. Sigurimi i ka marre shpirtin ketij populli edhe ne Demokracine e Sali Kermes aleti i spiuna te sig.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje