Presidenti Begaj thirret në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet: Situata në Ballkan, e brishtë!

8 Mars 2024, 15:14Politika TEMA

Presidenti Begaj thirret në Komandën Strategjike të NATO-s

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, ku pati një takim kokë më kokë me Komandantin Suprem, Gjeneral Cavoli.

Siguria globale, siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, roli i Shqipërisë si kontributor në paqen, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit, si edhe fuqizimi i kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe kontributi i drejtpërdrejtë në NATO ishin disa nga çështjet ku u fokusuan bisedimet Begaj-Cavoli.

“Sot situata e sigurisë është përkeqësuar dhe konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe agresioni brutal rus kundër Ukrainës kanë tendencën të përhapen edhe në rajone të tjera. Situata në Ballkanin Perëndimor vijon të jetë e brishtë gjë që na rikujton sesa mund e përpjekje duhet që të mbrohen jo vetëm parimet demokratike, por edhe paqja e siguria e vendeve tona”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj e siguroi Gjeneral Cavolin se “Shqipëria do të jetë gjithmonë aty, ku NATO ka nevojë, sikundër e ka dëshmuar me prezencën e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s në Afganistan, KFOR (Kosovë), Letoni, Bullgari, Irak.

Nga ana tjetër, Presidenti Begaj vlerësoi në vecanti investimin që NATO bëri në Bazën Ajrore të Kuçovës, që u inagurua vetëm 4 ditë më parë theksoi se “Shqipëria ofron dhe mirëpret angazhimin dhe investimin e NATO-s për të shmdrruar portin e Porto Romanos në një bazë detare të saj.”

4 Komente

  1. s
    shori

    Nje gjeneral i NATO-s, therret ne raport Presidentin e Shqipove...(!!!???) Edhe kaq mjafton per te kuptuar batakun ku kemi rene...!!! Skllavopronari me skllavin...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqip

      E kane ftuar amico. Shqipja e gazetarit e ben corbev… tingellon sikur po raporton ..

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kristi

      I keqshkruar artikulli nga gazetar.. apo..,

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipja e gazetarit

        E ftuan ne takim … Nuk e thirren … te raportoje … gazetaro meso pak shqipe elastike se te ndihmon ne punen tende …

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje