Presidenti polak në Tiranë: Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE-së sa më shpejt

11 Maj 2023, 13:02Politika TEMA

Presidenti polak në Tiranë: Shqipëria e meriton të jetë

Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda këtë të enjte ndodhet në vendin tonë ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Duda është presidenti i parë polak pas 20 vitesh që viziton vendin tonë, i cili në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që tashmë ndodhi një vizitë e tij ku do të japë ,më shumë zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Ndër të tjera ai ka thënë se Polonia është në krahë të Shqipërisë në rrugën e integrimit për në BE.

“Dua ta falënderoj presidentin Begaj për ftesën për një vizitë këtu në Tiranë.  Është e para vizitë shtetërore e një Presidenti polak prej 20 vitesh. Është një ngjarje e rëndësishme, shpresojmë që të jetë moment rigjallërimi të marrëdhënieve polako-shqiptare.

Fillim i një bashkëpunimi dinamik me Shqipërisë. Shpresojmë që së shpejti Shqipëria të jetë anëtarë e Bashkimit Evropian dhe së shpejti të jemi bashkë në këtë familje të madhe.

Dua të falënderoj Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës, për pozicionin e saj të qartë politik ndaj agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria ka pasur vepra konkrete kundër këtij agresioni që cenon të gjitha parimet ndërkombëtare.

Ky agresion duhet të mbarojë menjëherë me largimin e forcave ruse nga territori i Ukrainës. Territori i Ukrainës duhet t’i kthehet i plotë Kievit. Kështu duhet të jetë përfundimi i kësaj lufte.

Ne ju falënderojmë për praninë ushtarake në krahun lindor të NATO. Jemi bashkë në një aleancë për sigurinë. Deklarova edhe mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne theksojmë në mënyrë të qartë, lidhur nme afrimin e Presidencës së Polonisë në BE, se prioritet i rëndësishëm është anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë.

Shqipëria është avangardë në ecjen drejt Bashkimit Evropian, në përpjekjet e e saj për të realizuar të gjitha reformat. Shqipëria po zhvillohet dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi që Shqipëria e meriton anëtarësimin sa më shpejt”, tha Duda.

 

 

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Po ky Duda bolja pa pune eshte qe vjen e takon kaqolin Begaj dhe Ed Drogen?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje