Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar gjatë fjalës saj në Kuvendin e Shqipërisë tha se “duke qenë bashkë ndërtojmë shoqëri të suksesshme”.
Sipas saj rruga e vetme për t’i dhënë fund konflikteve globale është diplomacia.
“Kushtet në Ukrainë janë të vështira. Duket se Rusia po shfrytëzon superioritetin e saj ushtarak. Aleatët e Ukrainës po mendojnë se nuk do të jetë e mundur të ndihmojnë Ukrainën pa një angazhim të drejtpërdrejtë me Rusinë”.
Presidentja sllovene theksoi se “retorika ushtarake është e lartë në Evropë sot, gjë që shqetëson diplomatët me përvojë”.
“Disa mendojnë se një stimul për paqen që do të ndihmonte diplomacinë është e rëndësishme sa armët e reja për Ukrainën. Sa më shumë të rritet numri i nismave të tilla, aq më pak do të flitet për zgjidhje ushtarake në një konflikt. Mendoj se roli i diplomacisë nuk është diskutuar si duhet në këtë konflikt”.
Musar shtoi se “marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të ngrohta.
“Tregtia midis vendeve është duke u rritur. Mezi pres të shoh Shqipërinë si anëtare të Bashkimit Evropian”.
Më herët ajo u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj me të cilin pati dhe një konferencë për shtyp.
Sllovenia dhe Kroacia e kanë bë ish Jugosllavinë të përshtatshme për shqiptarët. Tito ishte kroatoslloven. Me shkëputjen e këtyre republikave nuk kishte më jetë për shqiptarët sepse Serbia e vetme gjithnjë ka pasur synime shoveniste ndaj shqiptarëve. Çuditërisht, mendimi mbizotërues në Shqipëri e identifikon Serbinë me Jugosllavinë që është gabim i madh. Edhe Edi Rama nostalgjinë për Jugosllavinë e përkthen në lidhje me Serbinë që është huqje e hatashme! Bashkëpunim të ngushtë duhet të ketë me Slloveninë dhe Kroacinë proeuropiane e jo me Serbinë proruse!