Pretendon se Arjan Ndoji i PD i ka vjedhur vota/ Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

1 Gusht 2025, 12:44Politika TEMA
Pretendon se Arjan Ndoji i PD i ka vjedhur vota/ Aulon Kalaja paraqitet në

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se i janë vjedhur vota nga kolegu i tij në listën e PD Arjan Ndoji.

Kalaja 10 ditë më parë dorëzoi në SPAK dy kallëzime: një për hapjen e kutive në qarkun e Durrësit dhe një për shpërdorim detyre të KAS dhe anëtarëve të tij.

Sipas Kalasë, anëtarët e KAS nuk hapën kutitë e caktuara, sipas vendimit që kishin marrë vetë.

Aulon Kalaja është shprehur për mediat se nuk do të ndalet në betejën e tij për mbrojtjen e votës së lirë.

4 Komente

  1. Vezhguesi

    Nqse mundet kush me e ndihmu ket Kalanë me syza , se u telendis lart e poshte neper KAS e neper SPAK , per ate te shkrete vote te lire .Ai eshte i bindur qe ja kane vjedhur votat , po se kush akoma nuk e ka marrë vesh . Ndoshta nuk e di apo e ka harruar qe hajdut expert per ket pune eshte nje dhe vetem nje . Per kete infomacion mund te pyese kusheriren e tij , e cila eshte kryetare e gjykates se partise se se tij . Ndihmojeni kush te munde , se nuk e shofim dot per dite ne ekran e ne gazeta.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Mos e bej kete Aulon djali e sidomos jo kunder ndonit se sali berisha do te thot se ti ke ba atentat ndaj ish prokurorit ndoji,mos te lutem se i paske bapur veti konfliket me kriminelet e PD-s qe ti mendon se do ta shpeton kete parti, sikur nuk jeton ne shqiperi dhe nuk e din se çfar ju ka ndodhur "rrebelave" te PD-s, pyet te tjeret ́u asht Olldashi,kujto çfar i ka ndodhur Bamir Topit e shum e shum inteleltualeve shqiptar, te siguroj se do pendohesh pse je ne kete parti dhe do te deshperohesh.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ku e ke kapelen

        Ky eshte fikse si Tiku zhapiku .... njesoje Ky ka frike ti permendi emrin Bufit......keta jane e reja ne politiken shqiptare , me bukura kur ky klluf i futé nje kapele per te ngjare si dhendri Bufit .... Eshte fikse si i jati nje ADN

        Përgjigjjuni
        1. f
          fjala

          O Shqiperi ! Po zihen per nje vend pune depuete se ka para te madhe! Keshtu do te shpien ty Shqiperi o ne Evrope o ne Grope.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje