Pro, Pro, Pro: Qëndrimi i partive opozitare në Kosovë për Projekt-Rezolutën e Edi Ramës kundër Raportit të Martyt

20 Korrik 2022, 18:32Politika TEMA

Pro, Pro, Pro: Qëndrimi i partive opozitare në Kosovë për

Kuvendi i Shqipërisë të enjten do të hedh në votim Projekt-Rezolutën kundër pretendimeve të raportit të Dick Martyt se Ushtria Çlirimtare e Kosoëvs është përfshirë në trafik organesh. Çka mendon opozita për këtë lëvizje të pushtetit në Shqipëri?

Partitë opozitare kosovare, Partia Demokratike e Kosovës [PDK], Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], kanë mirëpritur Projekt-Rezolutën e Kuvendit të Shqipërië për raportin e Dick Martyt.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra nga partia më e madhe opozitare në Kosovë, PDK-ja, për Nacionalen ka thënë se është një veprim i nevojshëm për të zbardhur të vertetën ndaj mashtrimit të madh të Serbisë dhe se kjo duhet t’i bëhet e qartë anëtarëve të Këshilit Evropian.

Adresimi i kësaj çështjeje nga Shqipëria, e cila është anëtare e Këshillit të Evropës, për të dekonstruktuar fabrikimin e raportit të porositur nga Serbia e Rusia të Dick Martyt është një veprim i mirëpritur, i qëlluar dhe i nevojshëm për të zbardhur të vërtetën, para miratuesve të këtij raporti, të mashtrimit të madh të një shërbëtori të interesave ruse e pro-ruse si Serbia, në Evropë,” - na thënë ajo.

Por, çfarë duhet të bëjë Kosova sipas deputetes në fjalë?

Por, qeveria e Kosovës dhe institucionet shtetërore të Kosovës duhet shfrytëzuar çdo hapësirë dhe prezencë ndërkombëtare për ta sensibilizuar këtë çështje, këtë padrejtësi ndaj luftës së UÇK-së, të ndërtuar mbi sajesa të shërbimeve sekrete ruse e serbe. Duhet ta kuptojmë se në Hagë po gjykohen themelet e lirisë e shtetit të Kosovës dhe ideja e kontestimit të këtyre themeleve synon vetë kontestimin e shtetit të Kosovës. Duke mbrojtur të vërtetën e luftës së UÇK-së, mbrojmë të drejtën tonë, të cilën e konfirmuan të gjitha shtetet e civilizimit perëndimor.” - ka thënë depuetja e PDK-së.

I të njejtit mendim është edhe depueti i LDK-së dhe ish-komandati i UÇK-së, Anton Quni.

Quni për Nacionalen ka thënë se çdo iniciativë që është në funksion të së vërtetës duhet përshëndetur dhe se pretendimet e Dick Martyt do hedhen poshtë nga Gjykata Speciale.

Çdo iniciativë që është në funksion të së vërtetës së luftës sonë të drejtë është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar. E vërteta e luftës sonë është e bazuar në mbrojtjen e pragut të shtëpisë, në kuadër të rrugëtimit për liri e pavarësi. Pretendimet e Dick Martyt për luftën e UÇK-së kanë qenë dhe mbeten jashtë çdo realiteti, për çka jam i bindur se një gjë e tillë do të vërtetohet edhe nga Gjykata Speciale.”, ka thënë ai.

Përkrahje kësaj rezolute i ka dhënë edhe depuetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Kadrijaj që ishte ish-ushtare e UÇK-së, për Nacionalen ka thënë se Evropa duhet të kërkojë falje për njollën që i ka bërë luftës së UÇK-së.

Mendoj se është e qëlluar, sepse një rezolutë për këto pretendime është votuar në Këshillin e Evropës. Meqënëse e gjithë kjo ka ngel veç hamendësim dhe pretendim pa bazë kërkimfalja është ma e pakta që mundet me u ba. Sepse ajo rezolutë ka ndikuar ne imazhin e Kosovës për të keq dhe ka qenë një njollë në historinë e lavdishme të UÇK-së!”, ka thënë ajo.

Deklarim për çështjen ka bërë edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i cili ka thënë se nisma e Edi Ramës dhe Kuvendit të Shqipërisë mund të ketë prapa Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën pasi sipas tij, kanë ndryshuar kurs politik për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Nisma diplomatike e Ramës për raportin e Dick Martit, nismë personale, apo pjesë e ndryshimit të dinamikave gjeopolitike si pasojë e agresionit rus në Ukrainë?... “Tani është interesant të dihet nëse kjo nismë e shtetit dhe qeverisë shqiptare është prapë po ashtu produkt i rrethanave dhe ndryshimit të kursit të politikës së SHBA-ve dhe partnerëve evropian në kontekstin e konfrontimit me Rusinë për Ukrainën dhe kudo tjetër në botë apo veç një nismë vetanake e Edi Ramës. Së paku mua, kjo e fundit po më duket pak e besueshme.”, ka shkruar ndër të tjera Murati.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka treguar se kjo parti do ta mbështes Projekt-rezolutën e PS-së kundër raportit të Dick Martyt.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai është shprehur skeptik për efektet e Projekt-rezolutës mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të Dick Martyt për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.

Deri më tani, nuk kemi parë ndonjë reagim nga Qeveria e Kosovës për projek-rezolutën e Shqipërisë.

7 Komente

  1. v
    velipoja

    Nga kush e prisni reagimin nga prostituta Osmani apo gomari Kurti, qeveria e Kosoves eshte qeveria e kafsheve...

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Mire e the Velipoja. Dyshja Kurti-Osmani nuk duan qe Hashim Thaci te dale nga burgu se ju rremben pushtetin. Te dy jane te deshtuar dhe mundohen te fajesojne te tjeret.

      Përgjigjjuni
    2. C
      Ceni

      Kosovaret te mesojne prej Rames, per kete ceshtje dhe te tjera si kjo. Arena nderkombetare kerkon burra te zot e me aftesi dialoguese. Ndryshe mbytesh ne detin e pamase.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilurioti

        Edi Rama është politikani më me vizion, i guximshëm dhe patriot. Albin Kurtti dhe Vjosa Osmani janë pjesë e lëvizjes antikombëtare, Meta -Berisha, për përçarjen e madhe të kombit tonë.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pdisti i thekur

          Hahahahah koqevaret rrace e rrahur qysh kelysh nga serbet dhe dhejsin gjak prej tyre.Sa per gagacin e preshit Tritanit ai eshte kokrra e spiunit Grek,Te dhjefsha spakun qe nuk heton se ku i gjeti parate ai gagac muti qe ka nje spital e nje universitet

          Përgjigjjuni
          1. K
            Korabi

            Po çfarë pritet nga ata që ulërinin "shko në Hagë". Nuk përshkruhet gëzimi i madhe i Kurtit dhe Osmanes dhe atyre antikombëtarëve për burgosjen e Heronjve të Luftës dhe Paqes. Tash i ka rroku trauma se ata do të lirohen dhe kah do t’ia mbajnë. Rrofsh sa Korabi o i madhi Kryeministër E. Rama, të paçin për shumë vjet në krye të atdhetarisë.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Firmat e themeluesve të PD-së 1991

              Raporti kopilit dick Marty është bërë nga agjentura të huaja, ku zvicerianit i është dorëzuar zarfi i pa hapur për ta bërë publike, ndaj nuk shqetsohet shkaktati trubullirave.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje