Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut po vijon, ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani ka dalë nga salla.
Shkak për largimin e Dumanit është bërë një takim që do të zhvillojë me përfaqësues të ambasadës britanike.
Në seancë ndodhen dy prokurorët e tjerë, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Akuzat dhe masat e sigurisë:
Ilir Meta, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Monika Kryemadhi, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Piro Xhixho, masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim.
Ema Çoku, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.
@gazetatema Seanca në GJKKO ndaj Metës dhe Kryemadhit, Altin Dumani del nga salla e gjyqit
♬ original sound Gazeta TemA
"Korrupsion pasiv" thote akuza. Po qysh qenka korrupsioni nga Meta kur nuk ka firmen Meta ne asnje dokument aty. Nqs eshte ebre korrupsion duhet te futet ne burg ai qe ka hedhur firmen , nuk futet ne burg tjetri, si ne kohe te DUlles ku "Indiferenti eshte me i rrezikshem se fajtori" , Keto jane akuza qesharake more . Edhe nqs Meta i ka kekruar dikujt te firmosi , ai qe ka firmosur nuk eshte femije qe te trembet . Ai te thoshte nuk firmos vella, dhe te ikte fare . Po firmose ti je fjatori nuk ehste ai qe te ben presion per firmen.
Ec perpara o trim,po u jep ze gjith shqiptareve te ndershem,te lumte ajo pushke!!