“Prodhim armësh e mjetesh të blinduar”, Vengu: Buxheti më i rëndësishëm për mbrojtjen që nga antarësimi në NATO

12 Nëntor 2025, 18:09Politika TEMA
“Prodhim armësh e mjetesh të blinduar”, Vengu: Buxheti

Projektbuxheti më i rëndëisshëm që në momentin kur Shqipëria u anëtarësua në NATO. Kjo ka qene deklarata e ministrit të mbrotjes Pirro Vëngu përpara gazetareve pas diskutimeve në komision për ndarjen e tortes se investimeve për vitin 2026. Vëngu u ndal tek pjesa më e rëndësishme e buxhetit, që është pikërisht prodhimi i armëve që pritet të relaizohet gjatë vitit tjetër duke nisur nga mjetet e blinduara e deri tek sistemet antidron.

Projektbuxheti synon që të financojë prodhimin e municioneve, prodhimin e uniformave, prodhimin e mjeteve të blinduara. Një kapacitet kaq i nevojshëm prej dekadash i cili nuk ishte në disponim të Forcave të Armatosura prej shumë kohës. Mjetet e Emergjencave Civile, dronët luftarakë dhe sistemet antidron që siç e dini shumë të nevojshme sidomos për infrastrukturat kritike në mbarë Evropën, që besoj e keni ndjekur kërcënime të kësaj natyre në shumë aeroporte të kontinentit tonë.

I pyetur për deklaratën e Sali Berishës i cili tha se Rama i ka kërkuar dorëheqjen, Vëngu u përgjigj:

Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre. Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare. Nuk janë fare të vërteta këto gjëra.

Prodhimi i armatimeve të rënda dhe atyre të lehta ‘Made in Albania’ priten të nisin nga kompania shtetërore KAYO.

3 Komente

  1. P
    PS

    Me llafe dhe lloqe Kavaje do vazhdojmë të prodhojmë armatim dhe lumturi deri në mandatin tjetër.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Shoku Qemal Stafa nga kush do tte mbrohet Shqiperia jemi tte rrethuar nga toka dhe uje me shtet anetare te NAATO-s, apo so do te vazhdojne vjedhjet. Do te prodhojme mjete te blinduara si dikur ne kohen e qametit komunist ku prodhuam traktore qe nuk e pane kurre fushen se nuk kishin zinxhire dhe motor. Shtoni pensionet, jepuni te varferve sigurime shendetsore qe t'i mbulloj shtet-haleja lerini pordhet.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hesht copë muti

        O mashtrues! O celulë Asfalie! Që të krijosh ushtri dhe industri ushtarake duhet 20 vjet sakrificë dhe investim në përgatitje kuadrosh, ushtarakësh, inxhinjerësh ushtarakë, teknologësh, mekanikësh, metalurgësh etj, etj. Duhet industri mekanike, metalurgjike, kimike, etj, etj që të nxjerrësh derivatet ushtarake me çmim të lirë. Duhen poligone dhe ekspertë për provat balistike, teknike dhe funksionale. Mjafton të shohësh hyrjen e Shqipërisë në Bllokun e Varshavës që u shoqërua me kualifikimin e gati 10000 kuadrove, inxhinierëve dhe ushtarakëve në BS dhe më vonë në Kinë. Po shkojnë gati 100 vjet kur kishim avjoë reaktive, nëndetëse, rraketa, topa, tanke, baza të fortifikuara,, strategji dhe forcë për t'u ndeshur seriozisht me sfidat e kohës. Ndërsa sot mizerje, mesjetë, sharlatanë, hajdutë, tradhëtarë

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje