Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSHI) nuk do duhet të organizojë më tenderë për nevojat e aktivitetit të saj. Ky është propozimi i disa ndryshimeve ligjore të paraqitura në parlament nga deputeti socialist Erion Malaj, të cilat përfshijnë dhe mundësinë që pjesën operacionale, AKSHI, të krijojë shoqëri të përbashkëta ku shteti të ketë të paktën 51 për qind të aksioneve.
Ndryshimet janë shoqëruar me pikëpyetje të ngritura më së shumti nga opozita, gjatë diskutimeve të hënën në Komisionin e Ligjeve dhe atë të sigurisë.
Ajo që mbetet e paqartë është se si do të përzgjidhen kompanitë që do të hyjnë në partneritet me AKSHI-n, për mirëmbajtjen e sistemeve të shumta qeveritare.
Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është ndarja e aktivitetit të AKSHI-t si autoritet publik përgjegjës për standardizimin, arkitekturën, sigurinë dhe mbikëqyrjen e sistemeve të qeverisjes elektronike nga njëra anë, dhe pjesës operacionale të tij, që lidhet me zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen teknike të sistemeve.
Propozimi duket interesant. Kompanite te perzgjidhen nga nje komision ose bord ku te mendohet menyra e funksionimit bashke me Djellzen.
Patronazhist je ti?
Po eshte e kollajshme kjo.Krijo nje shoqeri shteterore me ato fonde qe do i jepje privatit mbikqyri e mbaje vete nen kontroll si shtet te gjithe te dhenat.Nje dite privati te le targen e ca do ti besh shume me shume se sa burgosje per jete kur demi eshte me i madh se te kane fluturuar ne ajer te gjithe te dhenat.Nga anon ballanca me shume?!Hesapet bejini vete.