“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

17 Shkurt 2026, 11:20Politika TEMA
“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos

Nga Agron Gjekmarkaj

Dhuna policore ndaj Nallbatit na mërziti të gjithëve! Rendëm i madh e i vogël në spital! Gazi i pari, Jorushi nga pas me lotin në sy si kristal prej trishtimit, unë si dede, i fundit, i mpirë si Muça pas daive! Një infermiere as më njohu, def nga sytë ti piskuriq më tha!

Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët, të cilëve herë pas here u tregonte pëllëmbën e duarve të saj të njoma, si shenjë kopanisjeje, nëse e bënin sefte edhe me mua!

Ashtu mes plagëve, rënkimeve e duhmës së ilaçeve ma bëri me shenjë të afrohem! Kolegët më shihnin me habi e xhelozi, por edhe me dhembje, se e kuptuan që ishte punë amanetesh!

Mes plagësh e përhumbjesh, gjeti forcë e më pyeti “Asaj i ka shkuar lajmi?”! Kujt, i befasuar pyeta? Syve që të pëlcasin, më tha me hungërimë – Mamicës, pra, kujt? tha. Po, po, mërmërita, lajmi u hap në gjithë botën! Ke dy gisht kartë me vete se ty të kemi të defterëve? Gjithmonë e mbaj një bllok të vogël e për fat, hazër xhevap e nxora! Mu duk vetja si Abedini tek filmi “Këshilltaret”!

Nuk e di si shkon kjo puna ime, po nëse vate, ti shkruaj – amanet Mamicën vëlla! Shtanga, po jooo ç’thua… do bëhesh mirë! Eh, tha koka më pikon gjak nga shkopi i dushmanit, shikimi më erret, fuqitë po më lënë, vetëm shpirtin nashi për nashi e kam të ndezur, por tek ti kam besim se i qan avazet e namuzit!

Mu prenë gjunjët, por gjeta forcë e i thashë amanetin s’e tret as dheu, veç ma thuaj e prehu i qetë! Një ahhh të gjatë lëshoi e pastaj fjalët: tek Mamica ka mbetur erzi i vatanit, e mbyti Avrupi vëlla, nduke për faqesh njeri, cimbise tjetri, puthe Rutte kodoshi, shtrëngoje ai Gerapetritis, me sytë bakër Tajani, dorën mbi supe ai francezi, përqafime të gjata suedezi, ndaj duhet të bisedosh edhe me Termenë si lab që është, dyfeket me gjalmë mbi supe, dhe ta hidhni gunën përmbi tela po qe nevoja – bruca e qeleshe ju gjen Dilo xhanani, nëm fjalën, belbëzoi e, pa më dhënë kohë të përgjigjem, ra në kllapi!

Në momentin më të vështirë tek kalorësia e vatani e kishte mendjen evlaja! Kur ia treguam gjithçka Eno Bozdos, tha do bëhet Shqipëria me të tillë levender e u zalis!

Me këso mejtimesh kthehem në Kuvend, në shkallë shoh njëfarë tipi – Kush je ti more zullap, e pyes? Unë jam mu- mu – mu – mu- mi – mi – mi – ministër, ia doli të shqiptonte në fund! Emrin? La- la – la- la – Lamellari. Aaa, Lameqyqja, i thashë, nallbani, mbathësi i kuajve – mos të shoh më këtej more qafir, iu hakërreva – Bëma kabull, tha se ditët e fundit janë, do vijë Etilda dhe mbase te ju të opozitës kthehet buzëqeshja!

Në një qoshe, si monument i ngrënë nga erozioni i kohërave pa mbarim, e ngrysur u shfaq Tezja qerratesha! Ajo shihte si Çezari – Brutin, Ervin Demo topolakun që lyp me xhebral karrigen e saj!

Nga dritarja dukej një zetor i ngarkuar me mobilje! Brof prej tij kërceu Niko si çapkën, mori një komodinë nën sqetull e në anën tjetër një abazhur dhe ngjiti shkallët me gëzimin e punëkryerit!

Aty e kuptova se mobiljet e Kostaqit ishin bërë mirë e lirë nga Korça! Të tjerat le t’i ngjisë zdapi Genc Gjonçaj me tre deputetët e rinj më të shquar të PS – së, Llano Bletën, Gori Goroshin, Ilo Pinci dhe Cuku tha!

Perdet le t’i hekurosë Klodi Spaqia se atë punë e bën mirë ajo, të marrë dhe pluhurat secilit fesin sipas kokës!

Dy buajt e tjerë të parlamentarizmit Tao dhe Toni flisnin nga pak me njëri-tjetrin! Ky i fundit i qahej pse Babua nuk e bëri pjesë te firmat historike për t’ia futur drejtësisë, por në vend të tij zgjodhi Ulësinë që vendin flitet se do t’i zërë Koçisë në asamblenë që do mblidhet shpejt!

Tao rrinte rëndë si shpëtimtar, teksa gusha i hepohej ëndë më, nuk i kthente xhevap, vetëm tundte kokën për t’ia theksuar parëndësinë. Nuk do ishte keq të bëhesha Kryetar Parlamenti?, pyeti befas, por tani qe radha e buallit Ton të heshtë!

Tridenti nuklear i partisë, Zeniqeja, Sara dhe Kiduina, rrinin hazër në pritje që butoni të shtypej! Buçkua me zymtësinë e tij solemne shikonte deputetin pa emër të Fierit, i gatshëm të shfaqte dobishmëri të pakërkuar!

Blendi Gonxhja, tanimë më i gjerë se i gjatë, për të cilin ka thashetheme se është ministri më injorant i të gjitha kohërave, kullufiti edhe çapet e fundit të një panineje, fshiu duart për pantallona, i rrethuar nga stafi i tij i patentave, ngjiti shkallët duke dihatur!

Sytë më zunë edhe Belën, e cila dukej si Mari Antoneta pas gjyqit! Kishte melankolinë e këngës së Qabesë! “Në pyetë Babua për mua i thoni që u martua, në pyet ç’krushq i vanë, Tao, Ulësia, Demo, Klosi, sorrat e shkabat ministritë do i hanë”!

Pirro Dëngu fshinte qurrat me mëngë!

Petrit Malaj bitiste me vete qysh erdha e po ik si anonim!

Evis Kushi rrinte në pritje që t’i jepnin ndonjë punë për të bërë si atë ditë në seancë, kur i ngarkuan të lexonte Rregulloren, detyrë që e kreu më së miri! Tronditjen më të madhe ma dha Kostaqi, i cili ndiqte me sy Babon që ka filluar të kërruset pak, e të thinjet gazep, rrullat po i bëhen si brazda, tek zbriti nga makina! Po e lodhin, po e plakin, sa daramete i ngarkuan mbi shpinë, sa ngadalë ecën, sa të rëndë e ka hapin, dikur ishte shpuzë, djalkë fare, mos bëfshin hajër mos bëfshin, dhe ndukte qimet e fundit që i kishin mbetur në rradake, do t’i tredh me dorën time dordomuzët, vikaste nëpër korridor dhe imagjinata më ndalej mbi një satër të përgjakur, teksa Kostaqi kurdiste gijotinën e u punonte qindin Klosit, Damos, Taos, Ulësisë, duke kursyer vetëm Sofian lozonjarin në lule të jetës!! Sa e rëndë mbi supe thagma “Rrno vetëm për me tregue”!

 

16 Komente

  1. S
    Sulo Gerdeci

    E ke qare o Gjeko i Markajve, shkrim plote ironi therese, satire shpuese, humor me kripe e piper bashke. Si nje vezhgues i holle qe rri e pergjon pas dere ca foli e kush foli, me qellim qe tja cosh Doktorit ne vesh,ske lene njeri pergjuar e pa molloisur.Vetem ke harruar ,ose me mire me thene, te ka dale nga mendja per te shkruar momentet kulminante qe sapo filloi zallamahija, dmth koha kur Piromani prej Vicidoli valviste flamurin mbi bedena nga kulla e tij ne Bulevard si nje sinjal per sulm te jenicereve adoleshente te paguar me 5 mije lekesha plus tre byreke, drejte Kehsjtelles se Edvin Pashes.Ke harruar te tregosh se si ti, si trim dhe i squt qe je, njeri besnik dhe fjales se mbajtur, si i mbaje uturakun doktorit dhe i nderroje papmersat me ndihmen e mbeses se Bijes,nen kujdesin e mbikqyrjen e rrepte te Flamurit,i cili nuk u lejonte te mbanin maska sepse ishte nder qe ju te gjithe te merrnit me kenaqesi eren e mutit te Plakut Mere qe kishte dhjere ne breke teksa hipte ne makinen e shurrusur disa here ate dite. Here tjeter,shkruaji te tera Gjeko,se je tere ai shkrimtar satire.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agron

      I trashe dimer behar ky pinjoll i prapambetjes shpellare...palo humor...

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cfurku

      -----------------Mos Gjek, se po të ndodhte------------------------------------------------------------------------------------------------------do të ishte aq shumë e trishtueshme---------------------------------------------------------------------------------------------------- saqë do hidhërohej dhe shoferi----------------------------------------------------------------------------------------------------------- i makinës funebre.----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Gjek është e trishtueshme--------------------------------------------------------------------------------------------------------------- të gjesh veten të moshuar---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------pa u pjekur kurrë.--------------------------

      Përgjigjjuni
      1. K
        KROI MBRETIT

        E ke qare o Gjeko i Markajve, shkrim plote ironi therese, satire shpuese, humor me kripe e piper bashke. Si nje vezhgues i holle qe rri e pergjon pas dere ca foli e kush foli, me qellim qe tja cosh Doktorit ne vesh,ske lene njeri pergjuar e pa molloisur.Vetem ke harruar ,ose me mire me thene, te ka dale nga mendja per te shkruar momentet kulminante qe sapo filloi zallamahija, dmth koha kur Piromani prej Vicidoli valviste flamurin mbi bedena nga kulla e tij ne Bulevard si nje sinjal per sulm te jenicereve adoleshente te paguar me 5 mije lekesha plus tre byreke, drejte Kehsjtelles se Edvin Pashes.Ke harruar te tregosh se si ti, si trim dhe i squt qe je, njeri besnik dhe fjales se mbajtur, si i mbaje uturakun doktorit dhe i nderroje papmersat me ndihmen e mbeses se Bijes,nen kujdesin e mbikqyrjen e rrepte te Flamurit,i cili nuk u lejonte te mbanin maska sepse ishte nder qe ju te gjithe te merrnit me kenaqesi eren e mutit te Plakut Mere qe kishte dhjere ne breke teksa hipte ne makinen e shurrusur disa here ate dite. Here tjeter,shkruaji te tera Gjeko,se je tere ai shkrimtar satire.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjinn Murku

          Hallall Elises kur thote se Don Kishoti eshte personazh i letersise shqiptare, hallall Gogut kur thote se Hajredin Pasha eshte hero i dibraneve, more hallall edhe Ballukut ato 50 milion euro, por keto bejte te ketij Gjekes nuk ja bej hallall sepse ta shpif.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi

            Gjek dhe Markaj ketij yte shkretit I eshte mbush mendja se di te recitoje, ironizoje, te shaje, te fyeje kedo. I shkreti me kete fytyre te pervuajtur duket sikur thote ju lutem me degjoni edhe mua se edhe une ekzistoj????????????

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arber Shqiponja.

              Kot i ke hy munimit me u bë deputet.Rinje e tregonje bejte këtë radhë për këta të sektit të plakut Mere.Do kishe punë vërtet se bëmat e tyre heroike s'mbarojnë.Këta bëjnë luftë me mullinjtë e erës edhe kur s'kanë ç'bëjnë.Ju këthy në profesion gricja.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loku

                Karagjoz

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vala

                  Mos ja vur re. Na duhet edhe ky humor shpellar.

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  ADRIATIK:

                  Njeri palaço.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Maro

                    Opozite satire...

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qamili11

                      Karagjoz, njeri pa bosht....dmth dridhe oj like.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SHIHEMI NE 2033.

                        Jeni pakicẽ. Kur te bẽheni shumice, mund te diktoni vullnetin tuaj .

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Muli

                          Aaaaaaaaaaaa Lot Me duhej kjo sot

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Diaspora

                            O Gjeke markagjoni po pse genjene more maskara sepse une aty isha dhe nuk e pashe fare ate te nderuaren tende pale po na bene dhe komente kur thua me ato duart e vogla dhe te njoma po ike more renacak sepse ajo iku bashke me Saliun dhe sa per ate Nabatin tuaj une kame frike se e kane rahe pake por ai donte nje dajake te mire me ja zbute kurrizin me te bute se barku.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trapajane hesapi

                              I shkretit KY, vuan nga ment E kokes. TE shkretet edhe studente qe marrin mesim nga nje gomar.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje