Juristi Plarent Ndreca ka reaguar mbi relacionin për ndryshimin e nenit 242/2 të Kodit të Procedurës Penale, duke ngritur pikëpyetje thelbësore mbi koherencën kushtetuese të nismës.
Sipas tij, dilema është e qartë: ose dispozita është në pajtim me Kushtetutën dhe duhet interpretuar vetëm në harmoni me të, ose në të kundërt mbetet e cenueshme si antikushtetuese, bashkë me çdo ndryshim që i bëhet.
Ndreca argumenton se neni 242/2 mund të qëndrojë vetëm nëse lexohet në përputhje me nenin 73/1 të Kushtetutës për imunitetin funksional, duke theksuar se ky imunitet mbron funksionin, jo individin.
Ai paralajmëron se çdo përpjekje për të “rregulluar” balancën e pushteteve përmes Kodit të Procedurës Penale, jashtë kornizës së qartë kushtetuese, mund të hapë rrugë për kontestim në Gjykatën Kushtetuese dhe të krijojë mekanizma paralelë të paautorizuar nga vetë Kushtetuta.
POSTIMI I PLOTË:
Lexova relacionin për ndryshimin e nenit 242/2 të Kodit të Procedurës Penale. Nga përmbajtja e tij ende nuk del qartë nëse synohet konkretizimi dhe sqarimi i një parashikimi ekzistues kushtetues, apo nëse po tentohet të krijohet përmes ligjit një mbrojtje që Kushtetuta nuk e ka dhënë.
Këtu duhet ndarë mendja.
Neni 242/2 ose pajtohet me Kushtetutën, ose nuk pajtohet. Nëse nuk pajtohet, ai është antikushtetues dhe çdo ndryshim mbi të mbetet i helmuar nga e njëjta mangësi; si dispozita, ashtu edhe ndryshimet përkatëse mund të shpallen antikushtetuese. Nëse pajtohet, atëherë duhet interpretuar vetëm në përputhje me Kushtetutën.
Unë besoj se neni 242/2 është dispozitë e dalë në pajtim kushtetues, por vetëm nëse lexohet në harmoni me nenin 73/1 të Kushtetutës, i cili rregullon imunitetin funksional. Ky imunitet nuk mbron personin, por funksionin. Ai garanton që ushtrimi i funksionit kushtetues të mos ngacmohet nga ndërhyrja e një pushteti tjetër, duke ruajtur balancën institucionale dhe parimin e ndarjes së pushteteve.
E njëjta logjikë shtrihet edhe tek Presidenti (neni 90/1), tek Avokati i Popullit (neni 61/3), tek Kryetari i KLSH (neni 165/2) dhe tek gjyqtarët e Gjykatës së Lartë (neni 137). Të gjithë gëzojnë imunitet funksional për mendimet dhe qëndrimet në ushtrim të funksionit dhe për rrjedhojë, nuk mund të ndalohen/pezullohen në vetë ushtrimin e funksionit.
Prandaj duhet thënë qartë dhe pa ekuivok se ndryshimet e propozuara duhet të jenë thjesht një materializim më i qartë i asaj që Kushtetuta tashmë njeh si imunitet funksional të organeve kushtetuese. Nëse ecim me idenë se po rregullojmë parimin e balancës së pushteteve përmes Kodit të Procedurës Penale, atëherë po i japim një argument të fortë Gjykatës Kushtetuese që nesër të vërë në diskutim të gjithë nenin 242/2.
Ndërkohë, nuk kuptohet mospërfshirja e anëtarit të Gjykatës së Lartë në listën e ndryshimeve, kur ai është pikë referimi kushtetuese për imunitetin funksional të Avokatit të Popullit dhe të Kryetarit të KLSH, të cilët janë përfshirë tashmë.
Po ashtu, nuk kuptohet përfshirja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, kur instituti i pezullimit të tij është rregulluar drejtpërdrejt nga vetë Kushtetuta. Neni 128 e ka parashikuar shprehimisht këtë regjim. Kur Kushtetuta ka folur qartë dhe specifikisht për “pezullimin”, ligji nuk mund të krijojë një mekanizëm paralel të paautorizuar prej saj.
Ky është një rast i mirë për të bërë ndryshime me koherencë kushtetuese.
Katunari jurist i shtetit më të korruptuar,të degjeneruar dhe më të ndyrë në botë ,jep leksione juridike sikur të ishte nga Finlanda.Të shplaftë mortja ime se taten e ke hak.
Katnari, katnari po ky katnari eshte bo milioner tu na vjedh! Dhe kur bo si " intelektual" ky kemi kap fundin!
Mos u bëj si Braçja po shko atje dhe bashkëpunoni.
Cfar ben bracja qe nuk te pelqene e cfar bashkpunimi duhet te bej ky harbuti…!!
Bla bla bla, njenjenje, piripiufirifiu, shftbgdhrtzpl....kaq na the u ti daku...
Ore mos ka kaluar andej nga Berisha ky maloku i mutit. Ne vend qe te argumentoje se ky ligj eshte i vonuar po na thote se eshte antikushtetues. Harron ky se shume ministra ishin dhe jane ne burg per shkak te mungeses se ketij ligji. Tahiri, Beqja, Koka e shume te tjere ndoshta do te ishin ne detyre dhe jo ne burg po te ishte miratuar me kohe ky ligj. Si mund te ndrhyje nje pushtet ne zonen e pushtetittjeter kur ndarjen e pushteteve e garanton kushtetuta. Ministrat, KM e te tjere me funksione te larta publike nuk japin llogari para drejjtesise por nje here ne kater vjet ne zgjedhje para popullit qe i ka zgjedhje.Edhe kur kane kryer vjedhje sic eshte rasti i zonjes se nderuar, kur e voton populli perseri do te thote se vete populli, pra sovrani e ka falur pasi ka vene ne ballance te mirat dhe te keqijat dhe kur te mirat jane me te medha se te keqijat populli i fal gabimet dhe e voton perseri. Por ky ligj prap eshte i manget sepse ne rrethin e subjekteve qe perjashtohen nga pezullimi duhet te shtohen edhe kryebashkiaket, drejtoret dhe z/v ministrat. Na u be edhe Ndreca me dhene mend qeverise e kuvendit se si ti bejne ligjet.
Ku ka degjeneru kjo Rilindje, te interpretoje nene kushtetuese nje Placent qe kudo ku e kane derguar ka procedime penale.
Ky ka qen dhe perfaqsues i mirdites ne parlament o mirditor zgjohuni nga gjumi e shiheni boten sic ndodhet, ka vdekur markagjoni me koh lini perrallat e bajraktareve
Po ky sikur ishte për ndjekje penale... Apo e kapërceu lumin?
Cfar nuk ka bere keqe bracja edhe si duhet te veproje ky sipas jushe?