Avokati Spartak Ngjela e cilëson vepër penale përdorimin e të miturve në protestën e dhunshme të PD më 10 shkurt, të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.
Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv, Ngjela u shpreh se SPAK duhet të reagojë dhe të hetojë.
"Jo, nuk ka SPAK, është vepër penale. Nuk është problemi që janë të mitur, por nuk kanë aftësi normale, mendore për rrezikun. Ku e dinë ata se çfarë është rreziku, Janë fëmijë. Turp, por nuk ka shtet. Më vjen çudi si nuk po heton SPAK. Është krim që ka vrarë, një lloj vrasje është edhe burgu, edhe arrestimi. SPAK duhet të veprojë, besoj se do veprojë. Në protestën e radhës, nëse vazhdohet kështu, ka mundësi të kalojë në akuzë penale, krim. E di Saliu që fëmijët nuk dalin? Pyeteni njëherë", tha ai.
Sa i takon hetimeve për ngjarje të rënda, si masakra e 21 Janarit, Ngjela deklaroi se këto janë çështje të vështira, ku edhe pse dihet se kush janë fajtorët, nuk ka prova.
“Janë në hava, nuk kanë përfunduar, janë të vështira. Nuk kanë prova, nuk e di çfarë ka ndodhur me këta. Nuk kanë prova, por dinë që është krim. Nuk kanë kurajon ta pushojnë. Opinioni publik e di që është krim, por kjo nuk ka lidhje me procesin penal. Procesi penal do të vërtetojë që kjo është prova dhe e ka bërë ky. E arrijnë dot shtytësin? Kodi Penal, e drejta penale e godet shtytësin për krim. Shpeshherë, shtytësi dënohet më shumë se ai që ka kryer aktin. Shtytësi mund të jetë paguar, me para", theksoi avokati.
Lidhur me me ndryshimet që PS propozoi në Kodin e Procedurës Penale, ku gjykatat të mos pezullojnë ministrat, Ngjela shtoi se nëse vendoset me ligj, quhet e vlefshme.
“Duhet vënë në ligj, po u vu në ligj mori fund. Kështu me urdhërsa qeverie nuk vlen, me akte ligjore nuk vlen. Të shohim sesi do e arsyetojnë. Të shohim dhe nëse këta do e bëjnë këtë, e rrëzon Gjykata Kushtetuese. Ka momente të caktuara kur ajo nuk e shkel dot ligjin se bën vepër penale. Pse nuk e ka pranuar kryeministri? Nuk e pranoi kryeministri për zëvendëskryeministren. Nuk kanë shkelur ligj, ne po flasim në sensin moral dhe politik. Ligji nuk është shkelur, ai e ka në dorë", nënvizoi Ngjela.
O avokatuc ajo qe sokellin maloku kriminel nuk eshte proteste mor avokalesh. Eshte shfaqje flagrante dhe akt terrorrist toalisht I denueshem nga ligji per terrorr. Nxitja e minoreneve eshte nen tjeter dhe goditja e policise eshte nen tjeter Por ne tallkaristan cdo gje mund te ndodhi sepse injoranca popullore eshte e papenetrueshme nga ligji llogjika dhe inteligjenca kombetare qe ketij pus mileti I ka munguar qe ne fund vitet 1400
Avokati; “Janë në hava (Spak), nuk kanë përfunduar, janë të vështira. Nuk kanë prova (per Saline), nuk e di çfarë ka ndodhur me këta. Nuk kanë prova (prandaj nuk e mbajne ne paraburgim), por dinë që është krim". Une; “Janë në hava, nuk kanë përfunduar akoma me Erjon Veliajn. Nuk kanë prova, por megjithate e mbajne ne paraburgim!
Ne nje vend ku drejtesia ka vdekur, kjo qelbesire e krimit mund te beje cte doje dhe asnje gjemb nuk I hyn ne kembe. Zgjoni drdjtesine se e mori lumi vendin!