Analisti Mustafa Nano komentoi për edicionin e lajmeve në MCN TV ndryshimet ligjore që pengojnë gjykatat të pezullojnë ministrat dhe funksionarët e lartë.
Nano nënvizon këtu se ligji që i jep të drejtë gjyqtarit të pezullojë një funksionar të lartë të zgjedhur apo të emëruar ishte i gabuar, por fakti që ndryshimi i tij po bëhet për një interes konkret të maxhorancës bie erë. Qeveritë serioze i ndryshojnë ligjet me një logjikë tjetër.
"Ka disa gjëra për të nënvizuar. Së pari, të bën përshtypje motivimi, mbi bazën e të cilit ndryshohet një ligj: në rastin konkret motivimi është një interes i maxhorancës. Ligjet nuk ndryshojnë në këtë mënyrë".
Ai shtoi se problemi kryesor është se në qeveri ndodhet një person i akuzuar.
"Por këtu problemi është një tjetër. Ndryshimi i ligjit lë një problem të madh të pazgjidhur. Në qeverinë Rama mbetet një anëtar i kabinetit, mbi të cilin rëndon një akuzë e rëndë.
Qeveritë serioze nuk mbajnë brenda vetes anëtarë nën akuzë. Ministri duhet të largohet, edhe pse prezumohet i pafajshëm derisa të provohet fajtor. Rama, sipas meje, ka gabuar që ka refuzuar tri herë dorëheqjen e Ballukut. Në lojë është imazhi i një vendi. Ligji është pak i çuditshëm, nuk duhet të ishte".
Sa i përket akuzave të ngritura nga Rama ndaj Prokurorisë së Hagës nga Prishtina, Nano tha nuk është një gjuhë kryeministrore dhe se duhet gjetur gjuha e duhur për të mbajtur një qëndrim ndaj prokurorisë speciale.
"Ndalemi pak edhe tek fjala e Ramës sot në Kosovë. Kryeministri nuk i kurseu epitetet, duke e quajtur organin e akuzës një prokurori idiotësh, dhe duke kritikuar kërkesën për dënimin e liderëve me 180 vite burg.
Nuk është një gjuhë kryeministrore. Gjuha është e papërshtatshme. Qëndrimi është një qëndrim që duhet mbajtur sepse këtu nuk është në lojë nderi dhe reputacioni i katër personave, por po gjykohet historia e Kosovës. Në bangën e të akuzuarëve kemi historinë e UÇk-së, jo katër persona.
Pres që dënimi të ulet shumë. Pretenca e prokurorëve m'u duk me një gjuhë politike, jo juridike. Besoj se avokatët e Thaçit e Co., do t'ia dalin. Kam bindjen se dënimi i tyre do ulet shumë. Dhe nëse ata dënohen, kjo dënon historinë e çlirimit të Kosovës dhe e nxjerr këtë histori si kriminale. Prandaj kam pritur një reagim të fortë nga Prishtina.
Nuk duhet që lufta e Kosovës të mbetet në histori si një luftë gangsterësh. Kam përshtypjen se e vërteta nuk është kjo. Dhe është kjo gjëja më e rëndë që po ndodh në Hagë këto ditë. Është vënë në bankën e të akuzuarve historia e Kosovës", u shpreh Nano.
Muc,ke dal nga rruga jote dhe e zotit, keshtu eshte kur kullot ne cairet e gabuara.
Mblidhuni qelbesira ne funksion te pushtetit te Rames.
Pse u ktheve, o Muç? Oh, sa mirë dhe rehat ishim pa ty! Ti nuk e ke idenë e politikës, je trap fare. Uroj që të të dergojë Rama përseri, diku në botën islame, ambasador.
Po ky eshte PISHTARI i Skraparit….oh muc muc na trego sesi duhat te beje diskutimin Kryeministri Rama ,ne Kosove….je banal ne diskutimin tend tek MCN(tek emisioni te paekspozuarit)….ti diplomat i madh ,qe e gjykon fjalimin e Rames jo kryeministror….je banal kur flet per prokurorin e Hages qe ka dhene 45 vjet per secilin prej tyre….je banal per luften e UCK te llojit banditizem…je banal kur fletet per clirimin e Kosoves nga Serbet…..po c’te them une tip muc muci! Banalitet,o Muci i Skrapari,qe te coi Edi Rama ne Zvicer e nuk bone Hajer!
Nuk na ha fare meraku ne o Muçi se kush i pezullon ata,pune horrash eshte ber kjo pune,kush vjedh me teper,gjyqtar a pushtetar po aty e kane mendjen.
Gjithnjë këtij skraparliut dhe i ha edhe i djeg . Thotë që gjykata veproi gabim dhe në kundërshtim me ligjin , pastaj thotë që ky veprim mban erë të keqe se bëhet për interes të socialistëve . Muç , muçi për mendimin tim modest , nuk duhet të jetë pjellë origjinale Skrapari . Nuk e njoh nga afër dhe nuk më pëlqen karakteri i tij i paqëndrueshëm , i dyzuar dhe eklektik , ndryshe nga karakteri i fortë i skraparliut që nuk e dredh . Ky karakter e ka bërë që të ndryshojë dhe partinë ose bindjen disa herë , gjë që tregon se është një interesaxhi dhe jo ashtu siç kërkon të hiqet se është .
Po kta kane te paciepe re Muçi. Filluar nga kapobanda e hajdutve e deri te roja te porta e institucionit. Lexo fjalimin e Nolit ne parlament 100 e kusur vjet me pare per te kuptuar si lidhen keta me karrigen e pushtetit