Ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, Redi Muçi: Votojmë kundër, është në dëm të hetimit

16 Shkurt 2026, 22:50Politika TEMA
Ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, Redi Muçi: Votojmë

Deputeti i Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi ka komentuar nismën e grupit parlamentar të PS-së për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. Ai deklaroi se si deputet në Parlament do të votojë kundër kësaj nisme, duke e cilësuar atë si të dëmshme për procesin e hetimit.

“Ne padyshim mendojmë që kjo nismë e marrë nga mazhoranca është në dëm të hetimit”,– u shpreh Muçi në RTSH. Ai argumentoi se mbajtja në detyrë e një zyrtari të lartë, siç është zëvendëskryeministrja, mund të ndikojë negativisht tek procesi gjyqësor.

“Një gjë është të thuhet që nuk pengohet prokuroria në hetim, dhe tjetër gjë është të mbash në detyrë zv.kryeministren, e cila nga pozita e saj mund të intimidojë gjyqtarët në proces,” tha ai. Muçi e cilësoi situatën si një përplasje të hapur mes mazhorancës dhe sistemit të drejtësisë.

“Ajo që po ndodh është një përplasje e hapur mes mazhorancës dhe Edi Ramës me sistemin e drejtësisë,” theksoi ai. Deputeti ngriti edhe çështjen e standardit që duhet vendosur për zyrtarët e lartë. “Pse nuk vendoset standardi i tërheqjes ose i shkarkimit nga kryeministri? Nëse kjo do të ndodhte, i gjithë diskutimi për kushtetutshmërinë do të binte dhe do t’i hapej rruga drejtësisë,” u shpreh Muçi.

12 Komente

  1. S
    Sadiu

    Po lepuri i dushku!!!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jaçe pilafi.

      Kush të pjerdh ty, ai mbi 83 vota, dhe vota jote nuk ka asnjë vlerë, kot i jep kaq rëndësi vehtes, se ti je një qime bythe e Sali qënit.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktori

        Faktet dhe fajet nuk mbulohen me postin. Ne se ka gjenden. Ne se nuk ka nuk gjenden! Njeriu arrestohet kur kapet ne flagrance ne nje krim,ose kur gjendet fajtor pasi eshte gjykuar!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fieraku Demokrat

          Ajo dihet qe ju kunder do votoni se ju jeni Sali Berisha

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komentuesi

            MOS E BEJ A TE KEQEN !!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tan tirona

              Po te ishte per Ty ??? A e kuipton sa pa peshë jeni???

              Përgjigjjuni
              1. p
                ppa

                Politikan te rinj qe u pelqen vetja, qysh ne nisje te rrugetimit. Nuk kupton qe semundja e opozitarit qe kundershton cdo nisme te maxhorances, cfaredo qofte ajo , eshte driteshkurtesi. Pra semundje foshnjore e politikes se vjeter!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noc Rroku prej Miloti

                  Na mori ne qafe po nuk votoi

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    NACIONALISTI

                    TE THUASH NUK E VOTOJNE ESHTE GJE E THATE TE ARGUMENTOSH DHE ANALIZOSH PSE NUK E VOTON DO TE DUHET TE STUDIOSH KUSHTETUTE DHE SI ESHTE ZBATUAR AJO NE PRAKTIKA NE NDARJEN E PUSHTET EVE. UNE DO TE DESHIROJA QE NDARJA E PUSHTET EVE TE BEHEJ ME E QARTE PER TE GJITHE DHE JO TE LERE SHTEG PER KEQINTERPRETIME NGA ANALISTET E TELEVIZIONEVE

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Marseli.

                      JU NUK JENI TE MAJT.NE TEORI SE NE PRAKTIK NUK DALLONI NGA SALIU..TURPI U NGELET JUVE PER ATA QE U NDJEKIN.

                      Përgjigjjuni
                      1. h
                        himariotiqis

                        Kush eshte ky aman se po me 'mahnit" me brockullat jashte realitetit....!!!!!????

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          emigranti

                          Me duket se e kane marre nga azili i pleqve sepse u bene leksione kunder sklerozes...

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje