Erion Veliaj uron Kosovën për 18 vitet pavarësi: 17 Shkurti kujtesë që liria fitohet me sakrificë! Shpresoj që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në shtëpi

17 Shkurt 2026, 09:45Politika TEMA
Erion Veliaj uron Kosovën për 18 vitet pavarësi: 17 Shkurti

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka uruar nga qelia 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Veliaj shkruan se 17 Shkurti është një kujtesë për të gjithë se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë.

Në postimin e tij, kryebashkiaku i Tiranës shkruan dhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, teksa shpreson për kthimin e secilit prej tyre në shtëpi në respekt të së vërtetës, historisë dhe lirisë së Kosovës.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

17 Shkurti nuk është thjesht një datë - është kujtesë se LIRIA nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, me qëndresë dhe besim. Sot, më shumë se kurrë, Kosova meriton të festojë me kokën lart: për të gjithë ata që luftuan dhe për çdo të ri që rritet me flamur e dinjitet.

E në këtë ditë, nuk mund të mos mendojmë edhe për ata që luftuan në betejë që Kosova të jetë e lirë - drejtuesit e UÇK-së. Ende shpresoj se procesi i tyre do të përfundojë me drejtësi dhe me kthimin e secilit në shtëpi, në respekt të së vërtetës, historisë dhe lirisë së Kosovës.

Gëzuar Kosovë - qofsh gjithmonë e lirë!”,shkruan Erion Veliaj.

4 Komente

  1. N
    Nesti

    Po kjo eshte gallate e madhe ky eshte ne burge dhe pershendet Kosoves per pavarsine. O Sdromso Kosova ishte tjeter gje dhe puna jote eshte tjeter gje. Ti akuzohesh per burrei nderas (akuzohesh) ndera Kosova shpetoi nga korrupsioni serb. ( Pushtimi) He Sdromso se tani dele dhe Navali tjeter Likja me pershendet ,na e kurseni sote beni ndonje dore domino.Tung Sdromso.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nesti

      Jam pak kokloqe dhe rrotë kari me patentë, mos ma vini re..

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironsi

      Si është ajo? "Zura një hajut, e lëshoj po s'më lëshon"

      Përgjigjjuni
      1. k
        katundari

        Ky te mek se qeshuri , kaq idiot dhe i pacipe qenka ..???!!!! Keshtu jane te gjithe keta "politikane" ne Shqoperi......

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje