Deputeti Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

17 Shkurt 2026, 09:00Politika TEMA
Deputeti Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se SPAK është i vetmi institucion që është në këmbë në Shqipëri.

Komentet Korreshi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV, ku tha se nuk i interesonte se çfarë mendonin eksponentë të tjerë brenda PD-së për SPAK-un, pasi qëndrimi i tij ishte në mbështetje të këtij institucioni.

Me këto deklarata, Korreshi duket se ka dalë kundër kryedemokratit Sali Berisha, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka sulmuar prokurorët e SPAK, duke i cilësuar ata si të lidhur me krimin dhe kryeministrin Edi Rama.

“Ne në PD kemi qëndrime të ndryshme. Dhe unë për SPAK kam pasur këtë qëndrim që nga dita e parë deri në ditën e fundit. Të njëjtin qëndrim pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët brenda partisë. Unë i qëndroj një grupi, duke qenë se jam jurist dhe them se ‘s’ka pyll që s’ka derra’, pra edhe atje ka njerëz të kontrolluar politikisht. Por unë kam besim se sot është i vetmi institucion që është në këmbë”, tha mes të tjerash Korreshi.

Kujtojmë po ashtu se për shkak të Berishës, i cili ka probleme me drejtësinë, e gjithë PD është perceptuar nga qytetarët si një parti që është kundër SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

11 Komente

  1. T
    Toni

    Kokeleshit me duket i paska thene Ramaduro do te beje z.kreminister ne qeverine e Pilinxhit hahaha. Ti thuaj keti trap ofemdohet dhe trapi.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Jo kaq brutal re vllarejt cik me but re vllarejt

      Përgjigjjuni
    2. D
      Depu Teti

      Mos o trim, mos e thuaj atë fjalë! E hëngri dhe trimi.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pena

        Korresh, ti je kelysh i saliut, ashtu si dumani, ty te ka thene saliu te besh sikur jeni kunder, vazhdo beje lojen, se ndryshe nuk do ishe deputet. Korresh, ti je i atij fisi, qe i pari jot preu gishtin e kembes, qe te perdorte kepucet, ....

        Përgjigjjuni
        1. @
          @.

          O sa kam qesh. Nuk do kishte thenie tjeter me të spikatur per ketë kavje te kriminelit. Ha ha i pari i ketij të ashtuquajturi jurist preu gishtin e kembes që te perdorte kepucen. Me lot. Pena RESPEKT.

          Përgjigjjuni
      2. A
        Asd

        Qendrim i sakte.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Ram (a) Berisha

          Bravo Korreshi! Jemi ne PD ketu dhe jo ne PS ku Ajatollahu Rama te pret gjuhen po dole kunder. Partia e pr dr Sali Berishes eshte me te vertet Parti Demokratike ku: "Secili me ze te larte dhe pa frike te shprehe dhe te shkruaj ate qe ai mendon"

          Përgjigjjuni
          1. @
            @.

            Mos u zgjo nga ëndra. Po kaq i trash je o debil. Mendohu mirë ku jan themeluesit e vertet te PD?????.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali Ram (a) Berisha

              Hë mo edhe ju komentues, si bëni dhe ju, unë një shaka bëra, se jam pak kokloqe dhe rrotë kari me patentë, mos ma merrni seriozisht..

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sotiraq

              Respekte

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lakra e Divjakës

                Mos u merrni me këta budallenj , që komentojnë se sa i fortë është preshi i Myzeqesë ! Për këtë mund të pyetni Tritanin që e ka bgrëna nga rë dy anët .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje