VIDEO/ Protesta e opozitës, Koçiu: Policia nuk ushtroi dhunë, veproi në përputhje me ligjin

27 Janar 2026, 13:20Politika TEMA
VIDEO/ Protesta e opozitës, Koçiu: Policia nuk ushtroi dhunë,

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu komentoi nga kuvendi akuzat se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve gjatë protestës kombëtare të opozitës më 24 janar. Ajo theksoi se policia ka vepruar në përputhje me ligjin.  

““Policia e shtetit e kreu detyrën e saj më së miri. Policia nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, ajo që ndodhi ishte që policia u përball me dhunë,. Gjatë tubimit, punonjësit e policisë u sulmuan me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para institucionet të rëndësishme dhe 11 u lënduan dhe u trajtuan në spital. Policia ka vepruar në përmbajtjetë plotë të rregullave, ligjit dhe ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe ruajtjen e karakterit paqësor të protestës dhe pasi këto thirrje u shpëqrfillën dhe rreziku u bë evident, atëherë institucionet dhe qytetarët ndihen të kërcënuar në këtë situatë, u ndërmorën masa për shpërndarjen e turmës sipas parashikimeve ligjore.

Akuzat se policia ka përdorur forcë të tepruar apo mjete përtej nevojës janë të pavërteta dhe të pabazuara. Çdo veprim është kryer sic e kërkon ligji. Dua të theksoj se e drejta për protestë është kushtetuese por dhuna nuk është një e drejtë politike. Hedhja e molotovëve, sulm ndaj policisë nuk është protestë por shkelje e ligjit dhe e rendit demokratik. Nuk und të mbrohen autorët e dhunës.”, u shpreh ministrja.

Duke u ndalur te shoqërimi i 14 vjecarit në polici, ministrja theksoi se ai u dërgua në komisariat për verifikim pasi qëllonte me gurë ndaj efektivëve, por rezultoi se ishte 14 vjeç. Sipas saj, ai është mbajtur në një ambient të posaçëm deri në mbërritjen e përfaqësuesit ligjor, ndërsa drejtoi gishtin nga opozita se e përdori atë si “mburojë” politike.

8 Komente

  1. k
    kasem gahinji

    Iu bej thirrje prinderve. Mos lejon femije tuaj minorenne te marrin pjese ne koto baterdira molotov E gure. Mund te behen edhe viktima nga kriminele e PD per te akuzuar policine.Ne rastin e 14 vjecarit, policia I ka shpetuar jeten Duke e shoqeruar, pasi kriminele e PD mund ta kishin bere viktimes. Ruani femije tuaj.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lëroi

      Kështu mendon ose kështu i kan thën Shoku Edi besoji e di se në të gjith europën bëhen përplasje gjat manifestimeve kundër qeveris Po kjo zonja qënka në gjum akoma mos e zgjoni gjynaf Lereni kur të zgjohet vetë Atëhere do jetë shkarkuar Suksese në jetë

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tano banushi

        Po ti cke! Ti je ministre per te kap macet dhe pellumbat neper rruge! Ta tha shefi i modh, palloshi i Beles. Merru me zjarrfiksat. Policine leja gysit o goc se s je per ate pun ti

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hajde hajde

          Kjo eshte shembulli me i qarte sesi paaftesia e gjen rrugen nepermjet politikes per te ecur ne jete! Turp.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lum njoni mjer tjetri

            Cudi, kjo as per pergjegjese sektori sta mush mendjen! Shkon Rama e ben ministre. Mjer ne o pallosh e lum ti

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nastradini

              Kjo biba,homologia e Flamur Nokes, beson se eshte ministre e rendit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje