Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me padinë në Gjykatën Administrative të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Olsi Dado, duke ngritur pikëpyetje serioze si mbi sjelljen etike të prokurorit në një çështje konkrete, ashtu edhe mbi ligjshmërinë e emërimit të tij në vitin 2008.
Në një postim publik, Manjani thekson se ngarkesat personale të shfaqura nga prokurori e përjashtojnë atë nga hetimi i kësaj çështjeje, ndërsa padia e Veliajt në Gjykatën Administrative për pavlefshmërinë e aktit të emërimit, sipas tij, hap një debat të rëndësishëm ligjor mbi standardet e rekrutimit dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Postimi i plotë:
Interesant ky debati më i ri që ka çelur Erion Veliaj, mbi mënyrën se si u emërua prokuror në vitin 2008 zoti Olsi Dado.
Që në fillim dua të them se me ngarkesat personale që prokurori Dado shfaqi ndaj Erion Velisë, ai nuk mund të ishte prokuror i asaj çështje. Janë dy episode që i tregojnë ngarkesat personale:
së pari një takim i Tij me kryetarin e bashkisë Veliaj për një leje ndërtimi që familja Dado kërkonte në Tiranë dhe, së dyti, shpërthimi në gjuhë intimiduese dhe hakmarrëse e prokurorit në sallën e gjyqit dhe jo vetëm.
Çdo rregull etik, nuk e sugjeron që një prokuror i tillë, pra me ngarkesa personale, të shërbejë në një çështje hetimore. Por kjo i takon drejtuesve të SPAK ta vlerësojnë. I takonte Altin Dumanit dje dhe Klodjan Brahos sot ta vlerësojnë këtë sjellje. Në mos ata KLP, disi duhet ta gjykojë këtë sjellje joetike të prokurorit.
Tani debati tjetër, sigurisht si kundërpërgjigje e motivuar për çështje personale, është si u emërua prokuror dikush që:
a- nuk kishte qenë asnjë ditë student i shkollës së magistraturës,
b- nuk kishte asnjë ditë përvojë as si OPGJ, as si këshilltar ligjor në institucionet e larta kushtetuese?
Ligji i kohës i kërkonte këto kritere për t'u emëruar prokuror. Mesaduket Prokurorja e Përgjithshme zonja Rama dhe Presidenti i Republikës zoti Topi, i kanë injoruar këto kritere kur emëruan zotin Dado nga noter në prokuror.
Ka patur disa emërime prokurorësh që nuk kishin mbaruar magistraturën. Altin Dumani vetë u emërua prokuror pa shkollën e magistraturës. Por në dallim nga Dado, Dumani kishte përvojë profesionale si OPGJ.
Kështu që padia e Erion Veliajt sot në Gjykatën Administrative, me të cilën kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të atij akti emërimi, është interesante.
Përgjigja e pyetjes pse Erion Veliaj dhe a është person i interesuar, ligjërisht është pozitive. Gjithmonë bëhet dikush sebep për konstatimin e pavlefshmërisë absolute, e cila nuk parashkruhet.
A do ta konstatojë gjykata këtë gjë? Të shohim. Por ligjet janë të plota për këtë gjë.
Nga ana tjetër, meriton vemendje edhe katapultimi i prokurorit Dado në SPAK. U bë me një akt komandimi dhe jo emërim me konkurs.
Pra duket qartë që prokurori Dado është goxha "i përkëdhelur" nga vendimmarrësit e djeshëm e të sotëm të sistemit të drejtësisë.
Pyetja është përse gjithë kjo përkëdheli për një prokuror, kur gjithë të tjerët i nështrohen kontrollit rigoroz dhe garës së rreptë?!
Nuk dua të spekuloj me thashethemet e rastit mbi prokurorin dhe miqtë e tij. As me një teori kleringu që lidhet me kalimin e vettingut të një prokurori tjetër. Jo se nuk i besoj, por se nuk ja vlen të shmanget vemendja nga debati kryesor, që është padia për pavlefshmërinë e emërimit.
Meriton vemendje ajo pjesë.
Ashtu siç meriton vemendje edhe sjellja jo etike e një prokurori në një çështje konkrete.
Nuk mund të jesh hetues i ndershëm nëse ai që heton është arsyeja e mllefit tënd.
Të them të drejtën, unë nuk jam për largime të mëtejshme nga sistemi. As të Dados, sepse pas kaq viteve punë Ai ka mësuar diçka. Sistemi nuk mund të humbë ende burime njerëzore.
Por sjellja e gjithkujt duhet të jetë korrekte, e monitorueshme dhe e ndëshkueshme nëse duhet. Do isha shumë më interesuar të çelej një debat ligjor mbi sjelljen jo etike të prokurorit sesa mbi mëyrën se si i emërua. Jo se kjo e dyta nuk qëndron.
Sidoqoftë të presim Gjykatën Administrative.
Sepse jane bere te tilla rekrutime, ne sot kemi drejtesine me te degraduar ne bote. Duhet vene dore ne kete drejtesi rrugacesh qe nen dirigjimin e kufomes non grata, guxuan te cvleresojne edhe voten e shqiptareve.
Sakte
Hahahaha Ylli delenxhiu.
ka paguar per t'u zgjedhur ne spak, kaq e thjeshte eshte
Breaking news : Arratiset Sali Berisha Burime te sigurta thone qe Sali Berisha ka kerkuar strehim ne Gjermani
Nuk ta ka fajin Bamja ne Presidence, as dhe ai Olsi te Prokuroria, / fajin ta ka ajo by...jote, qe mba ne preher te Hajduteria / akoma nuk e ke kuptuar o "LALI", se nga kush e ke peshqesh ate qeli ? Nuk e ke jo fare nga Presidenca, por nga brenda ne Kryeministri /
Epopeja e shpellareve te Sali Karaxhixhit, te kurvave serbe!
Lali e hëngri se punonte, se puna të nxjerr né pah, të evidenton, të diferencon nga dembelët e thashethemexhinjtë. Në një kohë plot me llafe e kurthe po pak punëtorë. Ky djalë punëtor që ndryshoi tiranën, duhej goditur që té rrafshohej me parazitët e dallaverexhinjtë. Dhe u gjend 'drejtësia'.
Politikanet e kalbur ne bashkepunim me drejtesine e vjeter te kalbur te cilen e kane emeruar po vete po luftojne drejtesine e re.
Ore kjo Ina Rama del gjitheandej.Ka mare leke per emerimet dhe ka hapur shalet per shefat e saj.
Tani eshte singël, e ka lënë burrin
Po vetingu i famshëm ça ka kontrolluar
thua zoti Ylli te mos largohet se ka fituar pervoj ,megjthese e shohim qe goxha pervoje per keq ka perfituar , por un mendoj se duhet larguar per tu ber rruge ose rregull i fort qe kjo te mos vazhdoj me ,se kjo mund te vazhdoj pa fund e kur te vij puna do themi lere se ka pervoje e te till do kemi shum ,dhe disa te tjere do mendojn pse ta bejme shkollen kur behesh dhe kshu ndaj kesaj i duhet ven kufi qe te mbyllet njeher e mir kjo histori ,ta pesoj njeri te ven mend te tjeret
Edhe shkelje dhe duhet vemendje edhe te mos largohet! Edhe ne kohen e socializmit askush nuk behej inxhinjer pa mbaruar nje shkolle inxhinjerike me dipllome!
Nje prokuror qe heton prej mllefit duhet lene brenda prokurorise???? Me emerim ne kundershtim me kriteret e percaktuara nga ligji, hetim per hakmarrje personale te prokurorit, me figure morale te cenueshme, dhe ky Olsi D, ka besimin publik per t'i dhene fund pandeshkueshmerise, e aq me teper te beje drejtesi????? Jo ky OD- ja nuk eshte burimi njerezor qe duhet, se kjo lloj eksperience e kthen SPAK ne skalion te PADREJTESISE. JASHTE Ols-rat NGA SISTEMI I DREJTESISE!!!!
Olsi Dado sillet azhtu sepse ka krahët e ngrohtë dhe ka marë mbështetje për këtë punë. Ai do ta hajë më keq nga të gjithë por u duhet edhe pak kohë akoma .Është tip rruge prandaj zgjodhën atë ,kjo është arsyeja pse do ta flakin atje ku e gjetën.
Me vjen keq qe ky Ylli Manjani paska degraduar ne kete pike sa edhe nje delenxhi nuk bie ne kete derexhe. Megjithate leku nuk thone kot e hedh ujin perpjete dhe Yllin e ka shkerdhyer nga morali dhe fiqiri. Tao- Tao.
po pse e shan? ketu ka ngritur nje problem te drejte sepse nga keto dallavere po vuan Prokuroria dhe drejtesia