Tedi Blushi i Partisë së Metës për protestën e opozitës: U përdorën lënë kimike si Assadi në Siri, helmuan popullin

27 Janar 2026, 09:40Politika TEMA
Tedi Blushi i Partisë së Metës për protestën e

Deputeti i PL-së Tedi Blushi ishte  në një emision televiziv për të folur mbi protestën e opozitës të shtunën e kaluar.

Blushi u ndal te reagimi i policisë ndaj protestuesve, që sipas tij kryen një krim kundër njerëzimit, pasi u hodh lëndë kimike e skaduar për të shpërndarë protestuesit.

Blushi thotë se ende nuk ka një sqarim zyrtar se çfarë lënde ishte, duke e krahasuar me helmimin që bënte Bashar al Assad në Siri.

"Duhet të jemi serioz sepse po bëjmë sikur policia përdori parfumet e Parisit dhe Londrës për spërkatje. Të helmosh popullin është një krim kundër njerëzimit. Ende sot nuk ka një sqarim zyrtar në një shtet që pretendon se ka dronë e fundit, përdorë lëndë kimike të skaduara ndaj popullit tënd.

Kështu bënte dhe Assadi. Të ishte për Edi Ramën do ishte bërë masakër. Se kush ishte kujdesi i Edi Ramës për protestuesit atë mbrëmje mjafton rrëmbimi i 10-vjeçarit minoren. Këtu duhet të ndalemi. Eksperti po na mbushte mendjen se Edi Rama po na spërkaste me parfum." - u shpreh, veç të tjerash, Blushi i Metës.

3 Komente

  1. J
    Jane shtuar shume debilet

    Ky Gagashe eshte ne konkurrence me Gim Gagashin e Gaqo Leshos Nesho

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtari.

      Ha hahaha po ky ku futet apo nuk eshte popull ky?! O ted bibilushi por ti paske dale mollopup nga gazi.Ah sa per te qeshur te bejne keta qe u " dhimbeset" kaq shume populli.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        Na hëngësh të butin u bibilush i metajt dhe mos harro çoji gjysmën like maskarait në burg se ju bën mirë,sepse jeni plehra të gjithë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje