Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka asnjë lloj problemi personal me gjyqtaren Irena Gjoka.
Komentet Alibeaj i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ nga Andrea Danglli, ku tha se fisi i Irena Gjokës, me mbiemër Maneku, e kanë pritur Sali Berishën në Patos, gjatë kohës së lideri i opozitës së asaj kohe nuk hynte dot në jug të vendit, në vitet 1997-1999.
Po ashtu Alibeaj tha se pas viteve 1997, kur PS kishte kapur sistemin gjyqësor, Irena Gjoka shihej si delja e zezë në Gjykatën e Fierit, pasi sipas tij, ishte e vetmja gjyqtare e djathtë.
“Në 1997, pas 1997, Sali Berisha e kishte shumë të vështirë që të depërtonte në jug. Në 1999 ka qenë në Vlorë, pas revolucionit komunist të 1997-ës. A e dini ju kush e ka pritur në Patos për herë të parë dhe kush kanë qenë flamurtarët e PD-së së Patosit? Fisi Maneku. Dhe Irena, një nga 7 mbiemrat e ka Maneku.
Dhe unë kur kam qenë ministër i Drejtësisë kam pasur një problem me këtë zonjë. Por ama e vërteta është e vërtetë. Nga 1997 dhe më vonë, në Gjykatën e Fierit ishte vetëm një gjyqtare që quhej e djathtë. Ju e dini se ç’ndodhi pas 1997-ës me Petron. Morën edhe sistemin e drejtësisë se kështu ndodh gjithmonë. E vetmja që shihej si dele e zezë ishte Irena Maneku, sepse ishte e djathtë.
Këtë e them për një gjë fare të thjeshtë. Aludimi është se kjo gjyqtare na paska një problem personal me Sali Berishën. Përkundrazi, ajo s’ka problem. Të paktën e shkuara e saj apo e famijes së saj ka qenë djathtas”, tha mes të tjerash Alibeaj.
Pse eshte i djathte Berrisha !. ..... Dhe kjo paska qene gjyqtare e djathte dmth ka dhene denime e influencuar nga partia ..... Dalja ne kazane te zhvesh nga kostum , cravate. Ky qenka palle katundi. Fisi kesaj e ka pritur Berrishen ..dmth kemi vote te papergjegjeshme te influencuar e denueshme. O palle mos dil me ne kazanet televizive , boshe o koke
E ashtuquajtura kolona e peste eshte e kudondodhur,aq me shume ne padrejtesine tone te shpifur
Alibabe ti i di shume mire keto episode sepse ne kohen e sales Gjoka ju ka mbrojtur per te gjitha , por saliu priste qe kjo gjyqtare ta mbronte edhe kete here por nuk ndodhi dhe saliu perdori babalet kunder saj , ti I pari duhet te japesh llogari per 97 -98 ne spak .Juve te pd duhet tju vije turp kur dilni dhe flisni , jeni parti antishqiptare , prandaj dhe populli nuk ju voton
si te gjitha, e sulmon ti krijoje alibi
Ketij i jep kredite po komentove
Ore Alibej, po s’ke fare fare asnje fare ne koke. E paske koken bosh fare. Ç’eshte ai revolucion komunist qe thua. Keshtu e ndryshoni historine qe eshte kaq afer ne kohe, lere pastaj historine e luftes nacional çlirimtare. Çfare ministro drejtesie paske qene ti qe gjyqtaret i vlereson si te djathte e si te majte? Po me ligjin kush eshte xhanem? Ka tere jeten qe pas ‘90 qe drejtesine e ka ndikuar Saliu dhe vazhdon, me menyrat e veta « alla sigurim », me presione kercenime, babale etj. Po mire do qe ta hiqnim Edi Ramen, pra le te heqim PS, po kush te na qeverise kokeboshat si ty apo ata me sepata me hanxhare e me molotove? Ende s’keni nje program qe te na mbushni mendjen. Prandaj uluni studioni beni program dhe hiqni dore nga mllefet dhe nga etiketimet.
EMERUESI i përbashkët i SINDIKALISTEVE të djathtë anti RAMA është se kush është kundra kujt .Armiqtë dhe miqtë, herë andej dhe herë këtej, servireni Simbas oreksit primitiv TRIBAL ,rrethi i të cilit ngushtohet e ngushtohet dhe i vetmi objektiv i TYRE është kush të jetë i pari i OPOZITES .Saqë edhe sikur RAMA t'ju ofrojë bashkëqeverisje ,do t'a refuzonin nga INATI i mos bashkëpunimit me ARMIKUN.
Qeverit kanë vjedhur gjithmon dhe gjithëçka me korupsion me vota me ligje me gjyqtar Por ndryshimi tani është se gjykata (SPAK) po godet pa dallim politik PD e Berishës është kundër drejtësis së re