FJALA E PLOTË - Kryeministri Edi Rama në Parlamentin izraelit me një mesazh historik

26 Janar 2026, 20:25Politika TEMA
FJALA E PLOTË - Kryeministri Edi Rama në Parlamentin izraelit me

Kryeministri Edi Rama iu adresua sot Knessetit, Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Në nisje të seancës së posaçme përshëndetën Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, Kryetari i Knessetit Amir Ohana dhe Lideri i Opozitës Yair Lapid.

Ende nuk jam plotësisht i sigurt që  ndodhem vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia, dyshemeja prej ku mysafirët më të nderuar të këtij Shteti i janë drejtuar kësaj Dhome. Dhe ndonëse modestia nuk ka qenë kurrë virtyti im më i palëkundshëm, më duhet ta them që e kam të vështirë të besoj se e meritoj një vlerësim kaq të jashtëzakonshëm.

Por jam plotësisht i sigurt se Shqipëria, të cilën e përfaqësoj me krenari, dhe populli im, që i qëndroi si pakkush tjetër pranë popullit hebre, e meritojnë me të vërtetë çdo respekt nga Shteti i Izraelit. Ashtu siç e meritonin edhe Medaljen e rrallë Presidenciale të Nderit, që Shkëlqesia e Tij, Presidenti Herzog, mik fisnik dhe besnik i Shqipërisë, akordoi për mua.

“Paqja dhe mëshira e Zotit të Plotfuqishëm qofshin mbi ju dhe paqja qoftë për të gjithë ne, me dëshirën e Zotit.”

Këto ishin fjalët me të cilat një far  njerëzor i kurajos dhe pajtimit, një udhëheqës jeta dhe vdekja e të cilit u shenjuan nga ndjekja e pareshtur e paqes, Presidenti Anëar Sadat i Egjiptit, i bekuar qoftë kujtimi i tij, hapi pikërisht nga ky vend fjalimin e vet historik përpara Knessetit.

“Paqe për ne të gjithë ne në tokat arabe dhe në Izrael, dhe në çdo cep të këtij globi të gjerë, kaq të rënduar nga konflikte të përgjakshme, të copëtuar nga kundërshti të mprehta dhe të kërcënuar herë pas here nga luftëra shkatërrimtare, të nisura nga njeriu për të asgjësuar të ngjashmin e vet. Sepse mes rrënojave të atyre që ka ndërtuar njerëzimi dhe eshtrave të viktimave të tij, nuk ka as fitues dhe as të mundur. I vetmi i mundur është njeriu, krijesa më sublime e Zotit.”

Fjalë të thëna nën këtë çati, të dala nga zemra e një gjenerali të rritur luftërash, i cili, pasi bëri edhe luftën e tij, tronditi botën duke e udhëhequr vendin e vet drejt një marrëveshjeje paqeje me Izraelin.

Gati gjysmë shekulli më vonë, ato tingëllojnë me të njëjtën urgjencë si në ditën kur u shqiptuan për herë të parë.

zonja dhe zotërinj deputetë të Knessetit,

Nuk mund të gjeja fjalë më të përshtatshme për të nisur fjalimin tim dhe për të qetësuar frymëmarrjen prej emocionit të thellë që e dija se do më pushtonte në këtë vend kaq të veçantë.

E në qoftë se Mossad-i nuk ju ka informuar plotësisht, po ju informoj unë që po më dridhen gjunjët. Ka dhe një arsye tjetër që po më dridhen gjunjët.

E dijapër të qenë plotësisht i sinqertë me ju, – e dija gjithashtu se kur të flisja këtu do të ndihesha si në një provim oratorie, duke pasur përballë një nga pesë oratorët më të mirë në botë, të paktën sipas renditjes sime personale – Kryeministrin Netanyahu.

Do të bëj çmos, i dashur Bibi, t’i mbijetoj gjykimin tënd, plotësisht i vetëdijshëm se jam thjesht folësi i dytë në botë pas Presidentit Trump, të cilit ti thjesht nuk mund t’i shmangesh pa e dëgjuar.

Më lejoni tani, me një frymëmarrje më të qetë, t’i shpreh Kryetarit të këtij kuvendi të Izraelit vlerësimin tim më të lartë për praninë e tij domethënëse, Kryeministrit dhe Udhëheqësit të Opozitës respektin tim më të thellë dhe falënderimet më të përzemërta për fjalët që ndanë bujarisht ndanë për Shqipërinë dhe për mua, dhe kësaj Dhome mirënjohjen time më të thellë për mikpritjen që më bëri sot.

Ju faleminderit të gjithëve. Nuk mund të jem më mirënjohës se kaq.

Dhe duke u kthyer te fjala ime dhe zgjedhja për t’u prezantuar përmes fjalëve të një udhëheqësi të madh arab, më lejoni të shtoj diçka personale, sepse kam mësuar se mes hebrenjve gjithçka bëhet personale mjaft shpejt.

Unë nuk jam mysliman. Gjysma ime më e mirë është myslimane. Unë jam katolik. Dy fëmijët tanë më të rritur, nga kapituj të mëparshëm të jetës sonë janë të krishterë ortodoksë. Dhe më i vogli, djali ynë njëmbëdhjetëvjeçar, do të vendosë vetë një ditë, por duke parë entuziazmin e tij të papërmbajtshëm sa herë i thuhet se mund të lemë dëshirat tek Muri i Lotëve, ideja se një ditë ai mund të zgjedhë të bëhet hebre nuk është aspak e pabesueshme. Për ne do të ishte krejt në rregull, njësoj siç do të ishte fare në rregull nëse do të zgjidhte të ishte mysliman apo i krishterë.

Megjithatë, mos u gaboni. Ky portret i vogël familjar i yni nuk është një veçanti ekscentrike.

Është, në të vërtetë, një histori normale shqiptare. E njëjta gjë vlen për katër komunitetet tona tradicionale fetare, të cilat festojnë ditët e rëndësishme të njëri-tjetrit, dhe për krerët e tyre, të cilët mblidhen rregullisht, ashtu siç u mblodhën për të shoqëruar Presidentin Herzog kur ai vendosi një kurorë në memorialin tonë të Holokaustit në Tiranë, gjatë vizitës së tij historike, si kreu i parë i shtetit izraelit që ka zbritur në tokën shqiptare. 

Është një shpirt i farkëtuar përgjatë shekuj vështirësish, pushtimesh dhe varfërie.

Ishte i njëjti shpirt që i nxori shqiptarët e të gjitha besimeve në rrugë, për të pritur dhe përshëndetur Papa Françeskun kur ai vizitoi vendin tonë dhe, me zërin e tij magjepsës dhe shenjtëror, e korrigjoi  termin që ne përdorim shpesh. Jo, tha Ati i Shenjtë, kjo nuk është tolerancë fetare. Kjo është vëllazëri fetare, sepse nuk mbështetet tek durimi, por te bindja e qetë se besimi nuk dobësohet nga prania e një besimi tjetër, por hapet prej tij.

Atij shpirti, ne ia detyrojme krenarinë e njerit prej nderimeve më të mëdha morale: shtatëdhjetë e tre shqiptarë të të gjitha besimeve të njohur si Të Drejtë midis Kombeve, kujtimi i të cilëve ndriçon brenda mureve të dinjitetit njerëzor në Yad Vashem.

Dhe me po kete krenari, së shpejti do të hapim muzeun tonë të parë, kushtuar mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në qytetin e Vlorës; dikur qyteti më i madh mesjetar i Shqipërisë, ku në shekullin e gjashtëmbëdhjetë hebrenjtë që iknin nga persekutimi në Perëndim përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së tij.

Të rinjtë tanë dhe vizitorët e shumtë nga e gjithë bota që vijnë në vendin tonë të bukur, ku numri i turistëve izraelitë vitin e kaluar u rrit shumë më shpejt se nga çdo vend tjetër, do të shohin atje me sytë e tyre dhe do të dëgjojnë me veshët e tyre se si, Shqipëria e vogël ka qenë gjithmonë një strehë e sigurt për hebrenjtë, qysh shumë kohë më parë dhe se si shqiptarët e zakonshëm e bënë këtë vend shumë të vogël, të vetmin në hartën e Europës që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa kishte kur hyri në të.

Askush tjetër në Europë nuk mund të pretendojë një faqe kaq të pastër historie, pa asnjë hebre, pa as edhe një, të dorëzuar te nazistët.

Askush më mirë se Shqipëria nuk mund të dëshmojë një të vërtetë të thjeshtë, se qenia mysliman dhe antihebre njëkohësisht, nuk vjen nga besimi në Zot, por nga tradhtia më e neveritshme ndaj Zotit.

Dhe nuk ka nder më të madh, as përgjegjësi më të rëndë, sesa ta dëshmosh këtë të vërtetë këtu, në zemër të Izraelit, në një moment kur lufta e dhimbshme në Gaza, përmes vuajtjes së padurueshme të familjeve të pafajshme, izraelite dhe palestineze, ka hapur një dritare të re mundësie që përpjekjet për ndërtimin e paqes të kenë sukses.

Nuk ka dyshim se një pjesë e këtij nderi të madh për mua lidhet edhe me faktin se vij këtu, pak ditë pasi Parlamenti shqiptar ratifikoi vendimin për t’iu bashkuar Presidentit Trump në përpjekjet e tij për paqe dhe zgjidhje konfliktesh, dhe për ta bërë Shqipërinë anëtare themeluese të Bordit të tij të Paqes, ku do kontribuojmë me përulësi në detyrën monumentale për ta kthyer këtë dritare të re mundësie në një horizont të ri shprese dhe begatie për popullin e Gazës e për rajonin.

Më lejoni t’ju çoj për një çast larg Jeruzalemit, në qendrën e kryeqytetit tonë, Tiranë.

Në zemrën e saj ndodhet një tunel.

Ai u ndërtua për të torturuar te ashtuquajtur armiq te popullit dhe më së fundi për t’i bërë ballë një sulmi nga Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Sovjetik; paranojë e derdhur në beton nga një regjim që kishte frikë çdo rreze lirie dhe e mbante popullin e vet peng në një burg në qiell të hapur. Kjo kujtesë e gjallë më ka bërë gjithmonë të ndiej keqardhje për figura apo organizata ndërkombëtare të respektuara dhe me qëllime të mira, që me të drejtë e kanë përshkruar Gazën si një burg në qiell të hapur, por kane dështuar të identifikojne autorin e vërtetë të burgosjes se popullit të Gazës.

Ata ngatërruan gishtin me atë çka gishti tregonte dhe kesisoj dështuan të kuptojne se xhelati i Gazës është Hamasi, askush tjetër përveç Hamasit: ideologjia e tij e terrorit kundër popullit të vet më së pari dhe kundër kombit hebre, dogma e tij totalitare se “asnjë jetë palestineze nuk vlen të jetohet derisa Shteti i Izraelit të asgjësohet dhe hebreu i fundit të zhduket nga Toka e Shenjtë”. Prandaj, derisa Hamasi të çmontohet e shpërbëhet plotësisht, dy milionë të burgosurit e tij nuk do të jenë kurrë vërtet të lirë dhe asnjë paqe nuk do të jete dot jetëgjate.

Sot, ai tuneli në Tiranë është shndërruar në një hapësirë kushtuar viktimave të atyre që e ndërtuan fillimisht. Dhe uroj me gjithë zemër që disa nga tunelët e panumërt të terrorit që Hamasi ndërtoi, ku pengjet e rrëmbyera më 7 tetor u vranë, u përdhunuan, u torturuan dhe u katandisën në kopje njerëzore të shekullit XXI të të burgosurve në kampet naziste të shfarosjes, të ruhen si pjesë e planit të ri të rindërtimit të Gazës dhe më pas si dëshmi përcaktuese në favor të paqes së qëndrueshme mes Dy Shteteve të ardhme.

Ato duhet të qëndrojnë si tunele të kujtesës kolektive dhe të shërimit të përbashkët, ku si vuajtja prej ferri e pengjeve, ashtu edhe humbja e madhe e jetëve palestineze, të shndërruara në lëndë e parë trupash njerëzorë per sistemin më djallezor mbrojtës të ndërtuar ndonjëherë, nga mendja e ligë njerëzore, si një lëndë e parë, gurët e të cilëve kanë qenë trupat njërëzorë, të shërbejnë si qirinj të ndezur përjetësisht të faljes pa harrim dhe si thirrje e përhershme për të gjithë, që tmerre te tilla të mos ndodhin më kurrë. E që kjo të ndodhë shkaqet që çuan këtu duhet të zhduken nga rrënjët.

Teksa zbret shkallët e tunelit të Tiranës, një fjali me dritë neoni nga Primo Levi të vështron: Ata që harrojnë të kaluarën janë të dënuar ta rijetojnë atë.

Ne e gdhendëm këtë emër kaq të njohur në dritë mbi mur dhe une shqiptova këtu jo për të krijuar ndonjë paralelizëm të pamundur mes shfarosjes industriale të popullit hebre, një krim i pashembullt në historinë e njerëzimit, dhe vuajtjeve tragjike të shkaktuara nga regjimi ynë brutal komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm të shpallur “armiq të popullit”.Jo

E sjell Primo Levin bashkë me tunelin tonë të kujtesës për t’ju siguruar se ne shqiptarët e njohim dhimbjen e plagëve të rënda të historisë, dhe për t’i siguruar ata që kanë një këndvështrim shumë të ndryshëm nga imi mbi Gazën si një burg në qiell të hapur, se ne shqiptarët kemi mësuar, në mënyra të vështira për t’u imagjinuar, çfarë ndodh kur ideologjia bëhet zot, kur shteti bëhet altar, dhe kur njerëzit shndërrohen në kope për t’u shfrytëzuar ose në individë të zhveshur nga njerëzorja e tyre për të mbjellë frikë.

Ekziston një histori e thellë që i lidh popujt tanë.

Kapitulli kulmor, natyrisht, është koha e errët e Holokaustit.

Por trashëgimia jonë e përbashkët shtrihet përtej shekujve: hebrenj që mbërritën në brigjet tona pas shkatërrimit të Tempullit, sefardë që ikën nga Rekonkuista, familje hebreje që gjetën strehë në tokën tonë herë pas here, sa herë Europa zhytej sërish në një nga impulset e saj më të vjetra dhe më të errëta: urrejtja ndaj hebrenjve.

Në vitet 1930, një hebre amerikan i dërguar në Europë si pjesë e një misioni vëzhgimi, Leo Eton, shkroi në një raport drejtuar Kongresit të Shteteve të Bashkuara se Shqipëria spikaste në Europë, duke e dokumentuar vendin tone si vendvendosje e mundshme për hebrenjtë që iknin nga Europa Qendrore dhe Lindore. Ai vuri në dukje se pluralizmi fetar në Shqipëri funksiononte praktikisht, jo simbolikisht: myslimanët, ortodoksët, katolikët dhe hebrenjtë jetonin brenda një kuadri ku feja nuk përcaktonte besimin mes qytetareve, dhe Shqipëria theksonte ai mund të konsiderohej si një vend i përshtatshëm për vendstrehim hebre, ku nuk ekzistonin barriera ligjore apo shoqërore për jetën hebreje.

Pikërisht në ato vite, përpara lufte, ndërsa antisemitizmi po rritej në mbarë Europën, Shqipëria shkoi aq larg sa të njihte respektimin e Shabatit si një të drejtë njerëzore të komunitetit hebre, duke u bërë një vend i veçantë në anën tonë të botës që lidhi ligjërisht si punëdhënësit publikë, ashtu edhe ata privatë me detyrimin për ta respektuar atë të drejte.

Gjatë Holokaustit, kur i dërguari nazist Hermann Neubacher kërkoi lista të hebrenjve dhe arin e tyre, përfaqësuesit tanë iu përgjigjën me një fjali që meriton të gdhendet në gur: Mund ta merrni arin. Jo hebrenjtë.

Ari ishte i tyre për ta marrë. Hebrenjtë ishin tanët për t’i mbrojtur.

Kjo nuk është legjendë. Kjo është Shqipëria, ku hebrenjtë nuk i’u fshehën shoqërisë, por shoqëria i fshehu ata.

Dhe nëse doni shpjegimin e kësaj mrekullie, nuk ju duhet një teori politike apo një rabin, ndonëse e di që rabinët dinë t’i shpjegojnë gjërat më të vështira me fjalët më të thjeshta dhe madje edhe mund të parashikojnë mrekullirat.

Por jo, ju duhet vetëm një fjali nga ligji ynë i parë i shkruar në mesjete, Kanuni, kodi shqiptar i nderit: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Jo thjesht mikut që ti fton, sigurisht edhe atij, por mikut që të troket në derë, të huajit që ka nevojë për ndihmë. Tradhtia ndaj atij miku është një krim i pafalshëm. Ajo njollos emrin tënd me turp dhe ndëshkon familje të tjera me përjashtim nga jeta e komunitetit.

Kështu më mirë të vdesësh sesa të dorëzosh mikun tënd. Dhe meqenëse hebrenjtë ishin mysafirët e Shqipërisë kur makineria më e frikshme e vdekjes që njerëzimi ka krijuar ndonjëherë mbërriti në tokën tonë, për shqiptarët, dhe mbi të gjitha për shqiptarët myslimanë që atëherë përbënin shumicën dërrmuese, zgjedhja ishte brutalisht e thjeshtë: më mirë të vdesim sesa të dorëzojme hebrenjtë tanë.

Ky kapitull i ndritur i historisë shqiptare mbart një mesazh me rëndësi të ngutshme për botën e sotme, e cila duhet të kujtohet vazhdimisht për atë që Hannah Arendt na mësoi me qartësi të pamëshirshme. E keqja shpesh nuk është djallëzore apo spektakolare, por e zakonshme deri në rrezikun e të qenit e tillë. E keqja  është thjesht banale.

Tragjedia e Holokaustit nuk ishte vetëm mizoria e pak vetëve, po pasiviteti i shumëkujt. Por në një vend të vogël, në vendin tonë, ndodhi e kundërta. Populli ynë ishte i varfër, nuk kishte  pushtet, nuk kishte ushtri apo kufij strategjikë. Por zotëronte diçka pafundësisht më të çmuar për atë moment të historisë: aftësinë për të parë një fytyrë njerëzore dhe për të njohur në të, një detyrim moral.

Kur të tjerët dorëzonin fqinjët e tyre hebrenj te autoritetet, shqiptarët i ruanin në siguri. Kur nënshtrimi u bë aleati i heshtur i së keqes, gjyshërit tanë zgjodhën rrugën e rrezikshme të përgjegjësisë.

Dhe duke bërë këtë, ata e ruajtën këtë cep të Europës njerëzor, në një kohë kur njerëzorja po zhdukej dita-ditës.

Kjo histori nuk është një dekor për për të mbresuar të tjerët. Është busula që duhet ndjekur nëse duam të mbetemi të denjë për dhuratën e jetës që na është dhënë nga i njëjti Zot, dhe për të bërë diçka të denjë me atë dhuratë në këtë tokë, që fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë të mos vuajnë nesër për shkak të asaj që nuk patëm guximin ta përballim sot apo nuk e nxorrëm mësim nga dje.

Prandaj Shqipëria ishte ndër vendet e para në Europë që miratoi legjislacion të ri kundër antisemitizmit, prandaj kemi integruar edukimin për Holokaustin në kurrikulat tona shkollore, dhe prandaj po ndërtojmë në këtë moment, në zemër të Europës, dy hapësira të veçanta kulturore të frymëzuara nga forca tërheqëse e shembujve ndriçues të gjyshërve tanë myslimanë dhe të krishterë, që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar jetë hebreje.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë. Ka të bëjë me njerëzimin.

Dhe jo me njerëzimin si një fjalë e përgjithshme, po me njerëzillëkun tonë.

Për këtë arsye, prej shumë vitesh tashmë, Shqipëria ka ofruar mbrojtje për disa mijëra qytetarë iranianë, opozita e të cilëve ndaj kasapëve të Teheranit ua vuri jetën në rrezik të madh.

Nuk ishte pa rrezik as për ne, dhe nuk është pa rrezik as edhe sot. Të mbetesh njerëzor kur e njerëzishmja jote vihet nën presion nuk është kurrë pa rrezik. Përkundrazi. Dhe pikërisht sepse e morëm përsipër atë rrezik, disa vite më parë Shqipëria pësoi një sulm masiv kibernetik të drejtuar nga Irani, që synonte shkatërrimin e gjithë infrastrukturës sonë publike digjitale.

Ne rezistuam. Ata nuk ia dolën.

Na u tha nga miq të fuqishëm të mos reagonim shumë ndaj Iranit, sepse ata janë të mëdhenj dhe të rrezikshëm. Por ne i dhamë personelit të ambasadës iraniane njëzet e katër orë për të lënë vendin dhe e këputëm edhe fijen krejt të hollë të lidhjes që kishim me Republikën Khomeiniste, të cilën nuk do ta quaj kurrë islamike, sepse Islami është dashuri dhe përulësi, ndërsa khomeinizmi është urrejtje dhe vdekje.

Dhe nuk është e shkruar këtu, por thjeshtë dua të bëj atë çfarë Bibi bën gjatë gjithë kohës, të dalë nga fjala e shkruar dhe të them sa vijon: Një mike e jona, bashkëshorti i të cilës është iranian, më tha që pak ditë më parë në një treg në Teheran, njerëzit ishin të pranishëm dhe ndërkohë u vu zjarri dhe tregu u rrethua nga vrasësit. Njerëzit kishin dy zgjedhje, ose të digjeshin nga flakët brenda tregut, ose të vriteshin në dyert e tregut. Por pyetja ime është kjo: Si është e mundur?!  Që ndërkohë që media globale flet për 30 mijë njerëz të vrarë për tre ditë, nuk ka mbledhje në asnjë shesh të botës kundra Ayatollahëve për të bërë thirrje për fundin e këtij regjimi. Natyrisht është një pyetje që nuk kërkon përgjigje prej jush. Ju e dini përgjigjen.

Dhe siç ofruam mbrojtje për ata që u vunë në shënjestër nga mullahët e Teheranit, Shqipëria u bë gjithashtu strehë për disa mijëra të tjerë të shënjestruar nga mullahët e Kabulit, gjatë kaosit qe krijoi tërheqja e çrregullt e forcave të koalicionit nga Afganistani, 

Kur shumë të tjerë, më të mëdhenj dhe më të pasur, kthyen shpinën, pasi kishin qenë atje, pasi i kishin premtuar atyre njerëzve liri, demokraci, të drejta për të gjithë e pasi i kishin marrë që të pastronin makinat e tyre, shtëpitë e tyre u zhdukën, ndoshta sepse më të mirët dhe më të ndriturit e shoqërisë së Kabulit nuk ishin mjaftueshëm të bardhë apo ishin tepër myslimanë për ta, por ne patëm bekimin të përfshihemi në rrjetin më të jashtëzakonshëm të solidaritetit që kam parë ndonjëherë.

Financimi, logjistika dhe lidhjet u mblodhën jashtë vendit si uragan. Dhe nuk ishte qeveria e SHBA që e organizoi. Ishin qytetarë amerikanë nga çdo shtresë e fushë e jetës dhe përtej ndarjeve politike, të cilët mobilizuan njerëzillëkun e tyre për të shpëtuar jetë përmes një zinxhiri të jashtëzakonshëm duarsh, që formuan një trekëndësh mes Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Katarit, ku ministri i jashtëm i Katarit i asaj kohe, sot Kryeministër, Mohammed bin Abdulrahman, u shndërrua në një lloj kulle kontrolli të shpresës dhe e ktheu aeroportin e Dohas në një rrugë shpëtimi drejt jetës, për mijëra njerëz që u pritën me dhembshuri në Shqipëri.

Më lini t’Ju siguroj se nuk jam këtu, larg qoftë, për t’i dhënë leksione kujt. Jo vetëm sepse vende të vogla si i imi nuk japin leksione, por marrin leksione gjatë gjithë kohës, por edhe sepse besoj se ata që i japin leksione Izraelit nga larg, rrezikojnë seriozisht të jenë, jo vetëm të jenë pa drejtpeshuar, por thelbësisht të padrejtë.

Megjithatë, besoj fort se kërkimi i paqes nuk ka të bëjë kurrë me sa e keqe apo jo e besueshme ka qenë ana tjetër, por me sa besnik zgjedh të mbetesh ndaj vlerave të tua.

Marrëveshja mahnitëse e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në të cilën një udhëheqës botëror i rrallë si Sheikh Mohammed bin Zayed theu epoka të gjata konflikti dhe i mësoi botës me shembull se, nëse kujtojmë se Zoti është në anën tone, por gjithashtu edhe në anën e tjetrit, dhe jemi mjaftueshëm të guximshëm për të kuptuar se nën syrin e qiellit jemi të gjithë në të njëjtën anë të paqes, atëherë paqja nuk është thjesht një rrugë e mundshme drejt së ardhmes, por e vetmja rrugë e mundshme e së ardhmes.

Më shumë se kaq, besoj fort se ajo që e bën unike këtë dritare të re mundësie është momenti i Firences në Lindjen e Mesme.

Ajo që po ndodh këtu pranë në rajonin tuaj ngjan, në sytë e mi, me atë që ndodhi në Europë kur udhëheqje vizionare, të frymëzuara nga moderniteti dhe bukuria, e shndërruan Firencen në djepin e Rilindjes.

Izraeli nuk është më i vetëm në kërkimin e transformimit, inovacionit dhe lidershipit global të së ardhmes në këtë pjesë të botës.

Nga rrugët e Riadit tek oazet e gjelbra të Abu Dhabit dhe brigjet plot jetë të Dohas, ndihet një erë magjepsëse ndryshimi, që ka pak të bëjë me karikaturën e vjetër të spektaklit të ngjyer me ar në shkretëtirë.

Arabia Saudite, nën udhëheqjen e udhëheqësit të ri me iniciativë, të vendosur dhe vizionar, tiparet e së cilës kujtojnë Lorencon e Madhërishëm të Firences, po ndryshon me një shpejtësi marramendëse.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendosur në pararojë të lidershipit global në axhendën e gjelbër, e gjithashtu të përgjegjësisë sociale përtej kufijve, përtej ngjyrës së lëkurës, përtej dallimeve, ndërkohe qe Katari, i udhëhequr për më shumë se një dekadë nga Emiri i tij i ri dhe largpamës, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm në skenën botërore dhe, falë po kështu edhe një gruaje aktive, motrës së tij, Sheikha Al Mayassa, po shndërrohet në një laborator të madh të transformimit urban dhe të stilit të jetesës së nje rruge te re.

Emëruesi i përbashkët sot mes fqinjëve tuaj arabë është një shtysë për modernizim në çdo drejtim dhe për zbukurim në çdo hap, dhe së bashku ata po e bëjnë këndin e vjetër dhe të mrekullueshëm të Europës të duket papritur i zymtë dhe i zbehtë. Po ka një pikëpyetje që kokëfortë ngrihet mbi gjithë këtë.

Si mund të bashkëjetojë kjo histori e jashtëzakonshme e një të ardhmeje të ndritur, e shkruar me fuqinë e çliruar të shpresave dhe ëndrrave në shkretëtirë, me plagën e madhe të hapur të një konflikti që ka sjellë vuajtje dhe shkatërrim kaq të zgjatur, një plagë që ende qëndron në zemër të Lindjes së Mesme si një kurth i aftë të përpijë në errësirën e vet çdo ëndërr madhështie që po ndërtohet përreth këtij rajoni.

Është e pamundur, nuk ka sasnjë shans që të dyja të rrinë së bashku për gjatë. Ndaj uroj fort që marrëveshjet abrahamike do të vbazhdojnë dhe uroj që ndodhta duke hedhur sytë nga e shkuara e përgjakshme me sytë e një ardhmeje të shndritshme dhe jo anasjelltas, ky rajon në tërësi mundet, ashtu siç Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ndonje tjeter, ka bërë tashmë të zbulojë jo vetëm se paqja është e mundur, por se paqja mund t’i ngreje të gjitha vendet paqebërëse pothuajse si një mrekulli, lart ne hapesiren e besimeve abrahamike.

Shqipëria nuk mund të ndihet më e bekuar sesa kur i numëron si Izraelin ashtu edhe vendet arabe, ndër miqtë e saj të ngushtë. Edhe Turqinë meqë ra fjala. Ne synojmë t’i thellojmë këto marrëdhënie dhe qëndrojmë të vendosur në gatishmërinë tonë për të marrë pjesë, së bashku me vëllezërit tanë arabë, turq dhe të tjerë, në forcën e ardhshme ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza.

Zoti kryetar i Parlamentit, ju e dini, ju thatë këtu që hebrenjtë flasin gjatë, por nuk e dini që ne ballkanasit flasim edhe më gjatë.

Premtoj që Kohës bujare që më keni lejuar per të zëne këtë vend kaq të veçantë po i vjen tani fundit. Dhe ashtu siç e hapa fjalimin me fjalët e një martiri arab të paqes, fjalët me të cilat dua ta mbyll, vijnë nga një martir hebre i paqes, Kryeministrit Yitzhak Rabin të Izraelit, i bekuar qoftë kujtimi i tij, të thëna per izraelitët dhe palestinezët pikërisht tridhjetë vjet më parë nga ky vend, ku qëndroj sot:

“Nga thellësia e zemrave tona, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Shtetit të Izraelit, sigurisht atyre që jetojnë në Jude, Samari dhe Rripin e Gazës, si edhe banorëve palestinezë, t’i japin vënies së paqes një shans, t’i japin një shans dhënies fund të akteve të armiqësisë, t’i japin një jete tjetër një shans, një jete të re. U bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve njësoj të tregojnë vetëpërmbajtje, të ruajnë dinjitetin njerëzor, të sillen në mënyrë të denjë dhe të jetojnë në paqe dhe siguri. Ne po nisim një rrugë të re që mund të na çojë drejt një epoke paqeje, drejt përfundimit të luftërave.”

I bekuar qoftë kujtimi i atyre që u flijuan.

Le të mbetet si busull, guximi i atyre që refuzuan të binden.

Le të lulëzojë Shteti i Izraelit dhe të jetë i sigurt përjetësisht.

Le të jenë palestinezët të lirë dhe të jetojnë me dinjitet në shtetin e tyre.

Dhe le të mbeten dy kombet tona të vogla, por të mëdha në shpirt, të lidhura përjetë, jo vetëm nga historia, por edhe nga përkushtimi i përbashkët për ta mbajtur njerëzimin njerëzor.

8 Komente

  1. S
    Shqiptaria

    Edi Rama flet shumë mirë për Shqipërinë, ku në luftën e II-të botërore u mbrojtën çifutët........... . Mirëpo izraelitët e dinë shumë mirë se në Kosovë, në atë kohë, çifutët janë spiunuar dhe dorëzuar tek gjermanët....... . Shqiptarë janë edhe ata.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albania-Israel brotherhood

      Cilet jane sot njerezit antisemite (dmth kunder hebrenjve) dhe pro-Hamas, te ashtuquajtur pro-plastelineze (Propal)! Mund ti shohim keta njerez ne dy kendveshtrime : 1. ne kuptimin vetjak, pra te analizosh nje person te vetem pro-Hamas dhe 2. Ne kuptimin grupor, pra te analizosh nje grup njerezish pro-Hamas. Nese e sheh ne kuptimin vetjak, nje person pro-Hamas ka 2 mundesi ekzistenciale. 1. eshte BUDALLA dhe 2. eshte MASKARA. Budallenjte jane ata persona te cilet nuk dine asgje per ceshtjen, nuk kane asnje njohuri historike dhe gjeografike per ceshtjen, nuk kane kapacitetin mendor te grumbullojne, filtrojne dhe perceptojne faktet dhe te nxjerrin perfundime. Personat Budallenj mendojne se jane me te drejten dhe perkrahin nje ceshtje te drejte, por gjithe kete bindje idioteske e kane te mbeshtetur ne vetem reagime emocionale dhe jo llogjike, duke rene pre e propagandes e cila synon pikerisht kete grupin e budallenjve te patru, qe ti beje pro-hamasiste. I vetmi argument dhe justifikim i budallallekut te tyre eshte se “Izraeli vret femije ne Gaza dhe keta plastelinezet jane gjynof te shkretet dhe kane te drejte te kene shtetin e tyre dhe te jetojne ne liri, po Izraeli i keq nuk i lejon dhe i vret”. Kaq eshte kapaciteti mendor i Grupit te Budallenjve. Pervec ketyre kemi Grupin e Maskarenjve! Maskarenj jane ata persona qe kane dijeni dhe njohuri per ceshtjen,por bindjet dhe perkrahja e tyre qe eshte e qellimshme pro-Hamas, eshte mbeshtetur ne koncepte dhe ideologji anti-Semite, naziste, islamiste, pseudomajtiste dhe antinjerezore. Keta njerez jane te poshter, megjithese e dine shume mire se e drejta eshte me hebrenjte dhe jo me arabet, qofte e drejta historike qofte e drejta morale, ata perkrahin hamasistet per arsye te bindjeve te tyre ideologjiko-fetare. Por formimi mendor I ketyre personave eshte kriminal. Keta njerez jane kriminele dhe terroriste ne mendje dhe ne shpirt, por mund te mos jene te afte qe kete ta realizojne edhe praktikisht. Keta jane Hamasiste ne tru dhe ne zemer, por s’kane bythe ta bejne kete edhe me veprime, sepse jane frikacake. Keta jane dy tipat njerezore pro-Hamas. Kush eshte pro-Hamas ose eshte budalla ose eshte maskara, mos u lodhni ta kerkoni veten diku tjeter! Mos u perpiqni te shmangeni dhe te rreshkisni nga vetvetja, as te justifikoheni duke thene se : nuk perkrahni Hamasin, por perkrah “popullin e pafajshem plastelinez”! Hamasi dhe “plastelinezet” jane e njejta gje, ata nuk kane asnje te drejte historike dhe asnje te drejte morale ne konfliktin izraelito-arab qe ka 1400 vjet qe ka filluar, qe kur kolonizatoret islamisto arabe pushtuan per here te pare Jeruzalemin ne vitin 638 te eres sone! Zgjidhni e merrni : ose BUDALLA ose MASKARA! ------------------ Le ti shohim tani pro-Hamasistet si grupacione. Jane tre grupacione : Grupi i Islamisteve, 2. Grupi i gjoja-majtisteve (pseudomajtisteve), 3.Grupi i Nazisteve-djathtisteve. Per Grupin e Islamisteve besoj jeni te qarte te gjithe, se eshte grupi me I madh I kesaj race te ndyre pro-hamasiste. Shumica e atyre qe e quajne veten myslimane dhe jane nen Islam, jane perkrahes te Hamasit dhe “ceshtjes plastelineze”. Keta jane besimtaret e verber islamike, raca me e ndyre ne historine e njerezimit, te cilet gjithcka e bejne per shkak te FESE duke u mbeshtetur ne “mesimet” e Quranit dhe maskarait Muhamut! Ne Quran dhe ne Hadithe (hadithet jane shkrime te mevonshme islamike, gjoja shpjegimet dhe mesimet qe dalin nga ky “libri I shenjte” dhe nga veprimtaria jetesore e Muhamut kriminelit) thuhet qarte dhe paster se te gjithe Qafiret (Kufar) dmthe te pafete-te pabeset, jane armiq te Islamit dhe “profetit” dhe nese nuk islamizohen dhe I binden ketij, ata eleminohen! Hebrenjte (se bashku me kristianet) percaktohen qartesisht ne Quran dhe ne Hadithe se duhet te zhduken nga faqja e dheut, derisa te mos kete ngeluar asnje mbi toke. Mos t’ju duket fare cudi, keto jane mesime qe I merr cdo mysliman normal, pavaresisht nese ai e kryen veprimin per ta realizuar kete mesim-detyrim apo jo. Por myslimani e ka kete detyrim ne qenien e tij mendore, duhet te jete I bindur ne kete konceptim, ose pastaj quhet kundershar I Islamit dhe eleminohet. Pra ideologjia e Islamit, qe eshte me shume se nje fe, eshte burimi thelbesor I kesaj te Keqeje te madhe qe ekziston sot ne popullsite myslimane ne gjithe Boten. Keto popullsi per shkak te kancerit islamik, jane te semura mendore dhe pro-Hamas, pavaresisht nese ka dikush te drejte apo s’ka. Ata jane te detyruar te binden qe Izraeli jo vetem nuk duhet te ekzistoje (se keshtu thote Qurani) por se populli hebre (e bashke me ta edhe te gjithe te tjeret jo-myslimane) duhet te eleminohen ose te islamizohen te gjithe! Pra e kuptoni pse raca e ndyre islamiste, emigrantet arabe e myslimane kudo ne Boten Perendimore jane ne shumice dermuese pro “plastelineze” dhe organizojne demostrata e tubime. Ne ideologjine Islame bota eshte e ndare ne dy pjese ne Dar Al Islam (bota nen Islam) dhe ne Dar al Alab (bota ne lufte). Bota nen Islam eshte aty ku sundojne islamistet dhe bota ne lufte eshte aty ku islamistet luftojne per te vendosur sundimin e Islamit. Prandaj shoqerite islamiste jane gjithmone ne lufte. Qarte!? Le te kalojme tani te grupi i dyte, Grupi i Liberaleve apo Pseudomajtiseteve (atyre qe hiqen ose mendojne se jane majtiste). Ky eshte grupi me i cuditshem i njerezve pro-Hamas. Ne fakt majtizmi (komunistet, socialistet, socialdemokratet, liberalet, mjedisoret...) eshte nje ideologji perparimtare, qe ka si synim ta beje Boten me te mire dhe me te drejte dhe qe ne krijimin e saj ishte nje ideologji ATEISTE (qe nuk njeh zot dhe asnje fe), nje ideologji ne perkrahje te se drejtes se popujve per liri dhe vetvendosje, nje ideologji anti-kolonialiste dhe pro popujve autoktone, nje ideologji per drejtesi dhe barazi njerezore. Atehere si eshte e mundur qe nese je majtist ti te jesh ne nje llogore te perbashket me Islamistet (qe jane ekstremiste fetare, jo thjesht fetare) nderkohe qe ti je ateist!? Nese je majtist si ka mundesi qe te jesh ne nje llogore me Nazistet (qe jane raciste dhe diskriminues) nderkohe qe ti je per barazi dhe vellazeri mes popujve!? Nese je majtist ti je kunder kolonializmit, pra duhet te jesh kunder nje prej kolonizimeve me te medha qe ka njohur historia e Botes, kunder kolonizimit arabo-islamist qe ka pushtuar dhe kolonizuar 1/3 e botes, me shume se gjithkush ne histori. Nderkohe qe nuk perkrah de-kolonizimin dhe te drejten e popullit te lashte autokton te Izraelit per vetvendosje. Po c’majtist mund te jesh ti!? Kjo eshte e cuditshme apo jo, nje majtist dore per dore me nje islamist dhe me nje nazist, kunder popullit hebre dhe kunder Izraelit! Atehere shpjegimi duhet te jete se keta nuk jane vertet Majtiste, por jane pseudomajtiste! Me idene qesharake se “te majtet” jane gjithmone ne perkrahje te te pafuqishmit, te te dobtit, te te nenshtruarit keta idiote pseudomajtiste kane rene ne krahet e se keqes hamasiste. Nuk eshte aspak e thene se e Keqja eshte gjithmone I forti dhe e Mira eshte gjithmone I dobti. Ky eshte konceptim femijnor dhe idiotesk. Per fat te mire ne kete ceshteje tashme e KEQJA (plastelianizmi) eshte e dobet dhe e pafuqishme dhe e MIRA (izraelizmi) eshte I forte dhe ne perparim te pandalshem. Por qe te vinim deri ketu, e Mira ka bere shume perpjekje, shume mund e gjak per te fituar. E Keqja ka ngrene grushte derrmuese dhe sot qahet e ankohet, por vazhdon mashtrimin e poshter qe te beje sa me shume budallenj rreth e rrotull. Pervec kesaj keta pseudomajtistet jane bere edhe qesharake me sjelljen e tyre, prej injoranti dhe budallai dhe po e cojne te majten drejt gremines. Nje e majte e re duhet te rilinde, se shoqeria njerezore boterore ka nevoje per te dhe per shprese! Grupi I trete eshte Grupi I Nazisteve-djathtiste, edhe ky nje grupim pak a shume I njohur ne historine e njerezimit. Ky grupacion I ka rrenjet qe ne kohen e krijimit te Kristianizmit, kur kjo u be fe zyrtare e Perandorise Romane ne shek IV- V-te te eres sone. Hebrenjte ishin vrare e shperndare me force nga Perandoria Romane qe ne shek II-te e.s, pas Kryengritjes hebreje te vitit 136. Nje pjese e madhe e popullit hebre u detyrua te largohej nga atdheu I vet (Izraeli-Judea) ne vende te ndryshme ne lindje e perendim, ne veri e ne jug. Nje pjese megjithate qendroi dhe nuk u largua kurre nga atdheut i vet. Por antisemitizmi lindi atehere kur kristianizmi u be fe zyrtare dhe e vetme e Perandorise dhe “natyrisht” hebrenjte u akuzuan se kane vrare Jezuin (vazhdojne akuzohen edhe sot). Qe atehere antisemitizmi nuk ka pushuar se ekzistuari ne boten kristiane, nderkohe qe vetem pak kohe me pas ne shek VII-te e.s lindi edhe Islamizmi ne Arabi dhe filloi edhe andej antisemitizmi per shkaqe qe i shpjegova me lart. Gjate shekujve hebrenjte ne Evrope jane akuzuar per GJITHCKA, qe nga kolera dhe murtaja, deri te pirja e gjakut te foshnjave, deri te kontrolli I parase ne bote, deri te “protokollet e Sionit” e sot deri te “vrasja e femijeve ne Gaza”. Perfaqesuesit me te poshter te kesaj race mutrore njerezore jane Nazistet, qe me perkushtimin e tyre antinjerezor zhduken 6 milion hebrenj (nga 9 milion qe ishin gjithsej ne ate kohe) ne Holokaustin e Luftes se II Boterore. Vazhduesit e sotem te nazismit kane te njejtat ide dhe kane te njejtat deshira te bejne edhe sot, por jane te dobet, pra edhe kjo e Keqe eshte e dobet dhe e pafuqishme! Ju pershendes dhe uroj qe te merrni vesh!

      Përgjigjjuni
      1. i
        i menduari

        Fjalim i kendshem i Kryeministrit shqiptar! Por 2 gafa te dukshme, nuk po rri pa i permend! Gafa e pare : perdorimi i tuneleve dhe strehimeve nentokesore ne Shqiperi, si nje krahasim me tunelet dhe strehimet nentokesore ne Gaza eshte nje GAFE SKANDALOZE. Ne jemi lindur dhe rritur ne Shqiperi dhe e kuptojme fare thjeshte se asnje lidhje nuk kane keto me njera-tjetren. Te gjithe e dime se tunelet dhe strehimet nentokesore ne Shqiperi jane ndertuar ne rradhe te pare per : MBROJTJEN E POPULLSISE CIVILE SHQIPTARE NE RAST LUFTE. Nese dikush ka ndonje dyshim per kete, ka nevoje per mjek psikiater. Ne cdo qender te banuar, ne cdo pallat apo ndertese ka patur strehim per popullsine, me qellimin e qarte te mbrojtjes se jetes se popullit ne rast lufte. Ne qindra mijera kilometrat e tuneleve dhe strehimeve ne Gaza nuk ka ASGJE PER MBROJTJEN E JETES SE POPULLSISE CIVILE, madje popullata eshte e ndaluar te futej aty dhe nese tentonte te futej me dhune, eleminohej! Madje qellimi i pushtetit Hamasist eshte te demtohet sa me shume popullsia civile, qe kjo te perdoret si mjet propagandistik dhe dobiprures kunder Izraelit. Keni ndonje dyshim per kete!? Kush ka, te shkoje me vrap te psikiatri! Pra krahasimi midis shtetit shqiptar komunist dhe shtetit hamasist jo vetem nuk qendron, por eshte diametralisht i kundert. Nuk eshte hera e pare qe Kryeministri ben GAFA te tilla! Nuk mund te mbrosh nje te vertete (mbi terrorizmin islamik ne Gaza) duke thene nje genjeshter (mbi shtetin komunist ne Shqiperi). Madje nuk e kuptoj cila eshte arsyeja qe behet nje perqasje e tille. Nje lajthitje, apo nje idiotizem qesharak!? Ata qe e ndihmojne ne keto shkrime Edi Ramen, mesa duket pesojne here pas here njefare c'ekuliberi mendor, sidomos kur orvaten te "vleresojne" apo "certifikojne" historine komuniste te Shqiperise! Gafa e dyte : perpjekja per tu dhene "mendimin" dhe "bindjen" te tjereve se zgjidhja me dy shtete eshte dicka normale dhe e deshiruar! Mesa duket Kryeminstrit i ka ngeluar ora mbrapa. Zgjidhja me dy shtete nuk eshte fare as ne horizont, as qe shtrohet fare ne tryeze si forme per perfundimin e konfliktit izraelito-arab. Mbas 7 tetorit 2023, shtet arab ne Izrael nuk do kete kurre! Vetadministrim arab, ne vendbanimet arabe ne Izrael, do mund te kete vetem ne nivel vendor, jo shteteror. Asnje forme entiteti shteteror arab nuk ka ne perceptimin e Izraelit per zgjidhjen e ceshtjes dhe kete nuk ja imponon dot askush Izraelit qe eshte i forte dhe fitimtar ne lufte, e jo me nje Kryeminister i gjate si Edi Rama! Te pretendosh ti thuash Izraelit se duhet te krijoje nje shtet arab me etiketim si "palestinez", eshte GAFE e madhe dhe as me shume e as me pak behesh qesharak! Dy gafa qe duhet ti kuptoje gjithkush, por edhe vete Kryeministri dhe ata qe e keshillojne.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Besi

        Tek lexoj kete fjale te KM ne Parlamentin e Izraelit plot pathos per paqen , tolerancen e vellazerine mes njerzve, kombeve e feve mbetem i dyzuar nese eshte ky Km yne apo ndonje sozi po flet ne vend te tij. Si eshte e mundur te cfaqet si predikues i paqes e i miresise njeriu qe ka burgosur per nje vit 38 mije qytetare te pafajshem disa nga te cilet kane dale te vdekur nga ato burgje, qe ka rrafshuar mbi 10 000 banesa per tu marre trojet per oligarket e ndertimit, qe u ka hedhur gaz lotsjelles femijve ne 5 te mengjezit mu ne shtepine tyre, qe ka larguar nga atedheu i vet mbi nje milion shqiptare, njeriu qe vetem para dy ditesh shprehej per popullin opozitar me percmim dhe urrejtje si jashtederdhje, njeriu qe kundershtaret e tij i fut ne burg dhe opoziten investohet me gjithe fuqine e shtetit ta eleminoje. Eshte per tu respektuar aftesia e tij per tu treguar engjelli i paqes e mirekuptimit me te huajt dhe ne te njejten kohe ti shterngoje lakun ne fyt popullit te vet e sidomos atij opozitar.

        Përgjigjjuni
        1. u
          u dhime duke qesh

          O Bes, shko futi nje pace nje pilaf o KATUNAR i trashe, ate bej!

          Përgjigjjuni
        2. L
          Love Shqiptaret kudo jane

          Shqiptaria mund te ishe permbajtur dhe te pergezoje kete fjalim brilant we veshet apo syte tuaj degjuan apo pane! Permbahu nje here tjetet! Kur te flasim we Shqiperia nane priti 1 milion kosovar ne 1999. Kosovaret jane vellezrit tane por edhe komshinjte tane we kane vuajtur nen sundimin dinak dhe mizor te Serbise!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Myslimani

            Hebrejtë përveçse u strehuan dhe u mbrojtën nga populli shqiptar i dhanë popullit shqiptar dije ,kulturë dhe vlerësim ,Rama e nis me historinë e herëshme ,unë mbaj mënd historinë e ditëve kur me pushkën për dore për çdo javë edhe dy herë në ditë në raste të rralla shkarkoja mushkë me dru para dyerve të shtëpive përdhese tek lagja e tyre që ne e quanim lagja e çifutëve në këmbim të druve ata nuk linin rast pa bërë shpërblimin e shërbimit "pa bordero" gjyshja endëse në argalitë e dikurshme bënte qilima ,prokofë shtresa të endura dhe në këmbim hejbetë e vendosura mbi Samarin e mushkës mbusheshin plot me rroba të përgatitura në tezgjah të punuara dhe rregulluara në pantallona qillota ,çorape të leshta me ornamente trupash të qepura në makinat qepëse të tyre ,bukë "pite" të thara dhe pjekura lehtë në furra artizanale,prodhime të ndryshme ,apo në raste të tjera me rroba të gatshme që gjenin mikpritje dhe treg në fshatrat rreth Vlorës ,të parët tanë kurrë nuk i keqtrajtuan ,përkundrazi u miqësisuan shpejt dhe respektuan zakonet e tyre ,fenë e tyre , Kjo situatë fillonte qysh në Mifol dhe mbaronte në Dukat e më në jugë apo lindje të qytetit.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xxx

              Rama-mjeshter I fjalës, e ka bere të njihet me në fund Shqipëria në botë. Mendo t'a krahasosh me shpellarin Sali

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje