Enkelejd Alibeaj, nga “Djathtas 1912”, ka sqaruar arsyet pse nuk mori pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha të shtunën, duke e cilësuar atë jo si protestë qytetare, por si një miting të pastër partiak. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Alibeaj u shpreh se aktiviteti tregoi një element të qartë: Partia Demokratike mbetet një forcë e madhe financiare.
Sipas tij, protesta ishte e pabesueshme politikisht, pasi dy ditë më parë e njëjta forcë politike kishte votuar bashkë me mazhorancën për disa vendime kyçe, përfshirë reformën zgjedhore dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. “Si mund të kërkosh rrëzimin e kryeministrit kur pak ditë më parë ke votuar bashkë me të?”, pyeti Alibeaj.
Ai ironizoi premtimet e përsëritura të opozitës për “kilometrin e fundit” të Ramës, duke thënë se sipas këtyre premtimeve, kryeministri “ka rënë” disa herë që prej vitit 2022. Alibeaj theksoi se protestat masive nuk e rrëzojnë qeverinë dhe se kjo e fundit nuk pati as impakt publik, as ndërkombëtar.
Sipas tij, protesta shërbeu më shumë për të konsoliduar autoritetin e Berishës brenda PD-së dhe për të neutralizuar lëvizjet e brendshme kritike.
Nuk dukej djale i keq , madje dukej si nje figure e re dhe premtuese per te mbetur ne lidershipin e PD per nje kohe te gjate. Me sa duket nuk e kishte brumin e nevojshem . Ndoshta opozita e gjate e lodhi, ndoshta oferta e Rames e corientoi, por tani eshte nje hic qe mundohet me tregue se eshte gjalle duke folur keq per ata qe dikur e kishin bere depudet e minister
Cc. Alibeaj ka shume te drejte. Po shkove ne protesten qe ka thirrur non grata komunist nuk ben gje tjeter vetem se fortifikon poziten e tij te dhjere ne krye te PD's si nje organizate terroriste dhe garancine e Rames ne pushtet per shume kohe. Po nuk shkove ne protesten e kriminelit te Vicidolit aq me shpejt ja shkurton jeten si kryekar i PD's dhe i detyron vete dhe ata qe kane ose besojne tek monstra qe ne fund te fundit eshte karte e djegur dhe keta ndjekes ose e heqin qafe kete bastard me gjak te prishur ose shkojne tek partite e reja opozitare dhe ai ngordh si qen i braktisur. Kjo eshte ceshtja, kjo eshte e vetmja menyre per te rrezuar e ndryshuar qeverine.