Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, e ka cilësuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael si një zhvillim me rëndësi të veçantë gjeopolitike, duke theksuar se ajo shkon përtej marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Izrael.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Koçi u shpreh se kjo vizitë ka impakt të drejtpërdrejtë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lidhet me zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, vizita vjen pas krijimit të Bordit të Paqes në Davos, ku Shqipëria ishte e ftuar zyrtarisht, si dhe pas përfshirjes së Kosovës. Koçi e interpretoi këtë si një vëmendje të shtuar të SHBA-së ndaj shqiptarëve në tërësi dhe jo thjesht ndaj një pjese të tyre në rajon, duke e quajtur një “riaktivizim të kontratës strategjike” mes Uashingtonit dhe shqiptarëve.
Ai theksoi se mesazhet e Ramës në Knesset janë në të njëjtën linjë me këtë politikë aktive të jashtme, e cila, sipas tij, nuk shërben vetëm për reputacionin moral të Shqipërisë, por lidhet drejtpërdrejt me interesat kombëtare.
Koçi nënvizoi gjithashtu marrëdhëniet historike mes shqiptarëve dhe hebrenjve, si dhe investimin personal të Ramës në iniciativa që lidhen me këtë trashëgimi.
Nuk na njef Trump kaka ne harrojeni ai mori at zazan per me ba lek I plasi ati per edvin hajdutin ik mor rrot kari
Hajde llogjike provinciali hajde
Pirdh pirdh Koci , jeni dhe te majte, cfare paqe do te ndertohet ne Palestine pa palestineze???? Ju e dini shume mire qe kampet e Melonit per kete mision u ngriten.Do mbushen me te mjeret e Palestines.
Ky kryetari i Partise se vertete socialiste viti 91; po e kryen rolin i bythelepiresit me te zellshem te palloshes