Juristja e njohur: Protestat me dhunë "dhuratë" për Ramën, opozita nuk rrëzon dot qeverinë pa larguar Berishën

27 Janar 2026, 08:50Politika TEMA
Juristja e njohur: Protestat me dhunë "dhuratë" për

Juristja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brisida Gjikondi, ka bërë një analizë të aksionit opozitar gjatë emisionit “3D” në RTSH. Duke folur për temën “Përshkallëzimi politik dhe drejtësia”, Gjikondi u shpreh se strategjia e ndjekur aktualisht nga opozita është e gabuar dhe kundërproduktive.

Gjikondi ngriti dyshime mbi vërtetësinë e protestës në sheshe, duke e cilësuar mënyrën e organizimit si “skenar me regji”. Ajo paralajmëroi se përdorimi i dhunës nuk buron nga zemërimi qytetar, por nga manovra politike.

“Është mënyra më e gabuar të mendosh se kjo krizë e madhe morale që ka pushtuar Shqipërinë, të zgjidhet me një protestë me regji. Nuk përjashtoj mundësinë e njerëzve me pagesë për të bërë skena dhune. Shqipëria s‘ka nevojë për këto skena,” deklaroi ajo.

Sipas juristes, çdo skenë zjarri apo përplasjeje fizike i shërben Kryeministrit Rama për të shmangur vëmendjen nga problemet reale të keqqeverisjes.

“Më shumë e forcojnë Ramën skena të tilla se sa e dobësojnë. Rama e kalon këtë krizë me një armik imagjinar si Berisha. Ka 100 gjëra të tjera për t’u marrë që janë shqetësime reale,” theksoi Gjikondi.

Analiza e Gjikondit preku edhe ngërçin e brendshëm të Partisë Demokratike. Ajo argumentoi se protestat po përdoren për të “kalcifikuar” pozitat e Sali Berishës brenda partisë, jo për të rrëzuar qeverinë.

“Nëse duan që të largojnë Ramën, së pari duhet të largojnë Berishën,” tha ajo, duke bërë një krahasim mes pozitave të dy liderëve: “Rama ka problem brenda vendit, por nuk ka probleme jashtë vendit. Në aspektin ndërkombëtar ai i ka gjërat në terezi. Kurse Berisha i ka dramë brenda, dramë jashtë.”

Në mbyllje, aktivistja nënvizoi se beteja kundër korrupsionit kërkon pastërti morale, diçka që sipas saj, grupi aktual drejtues i opozitës nuk e posedon.

“Kur s‘ke moral nuk mund të bësh moral. Një grup të korruptuarish moralisht nuk mund të bëjnë agresivin se po luftojnë korrupsionin,” përfundoi Gjikondi.

4 Komente

  1. M
    Munika

    Protesta te tilla qe sherbejne si masturbim per kufomen non grata, mbjellin vetem neveri e urrejtje per kete force politike qe cdo dite kthehet dukshem ne fashizem.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Edhe me largu Berishen kjo opozite nuk fiton.Nuk shohim ndonje tjeter te afte qe te kete tipare lideri.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nositi.

        Jo Berishen Po te tere te ikin nuk e rrezojne dot Ramen mjaft perhapet iluzione kot

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kohe e shpifur

          Nje pyetje per redaksine qe ka nxjerre kete shkrimin- Cfare meritash ka si juriste zonja Brisida Gjikondi? A ka ndonje studim apo ndonje shkrim ku analizohet ndonje ligj i rendesishem dhe behet krahasim me ligjet e njejta te shteteve te Eu, a ka ndonje ceshtje me peshe te perfaqesuar si avokate ku ka shfaqur profesionalizem te larte? Juriste e njohur kjo, qe emrin e ka nga mamaja e saj dhe faktin qe eshte nusja e djalit te ish ministrit te brendshem te kohes se diktatures. Gjithesesi, le te sqarohet pyetja se persa eshte juriste e njohur B.Gj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje