"Protesta e thirrur nga Berisha, jo sjellje e demokratëve", Çollaku: Parlamenti prej dy muajsh është kthyer në një arenë cirku

24 Dhjetor 2023, 15:43Politika TEMA
"Protesta e thirrur nga Berisha, jo sjellje e demokratëve",

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirlinda Çollaku ka folur për protestën që Sali Berisha ka njoftuar para gjykatës së Lartë në datë 27 dhjetor kur pritet të merret vendimi mbi vulën e Partisë Demokratike.

Ajo tha se nuk pret të ndodhë gjë tjetër veçse të legjitimohet vendimi i Gjykatës së Apelit që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit. Sipas saj, pasi të jepet vendimi atëherë palët nuk do kenë më alibi lidhur me mos-dëshirën e tyre për bashkëpunim.

“Më kujton protestat e Erion Veliajt para gjykatës. Nuk do doja të ishte mënyrë sjellje e demokratëve.  Sa i takon vendimit të gjykatës, nuk pres të ndodhë asgjë e çuditshme pres të legjitimohet vendimi i apelit që prishi vendimin e agron zhukrit që ishte i paligjshëm.  

Nga pikëpamja politike, uroj që palët të heqin alibinë që ka ekzistuar deri më sot se nuk dihet kujt i takon legjitimiteti i PD. Duhet të hiqet kjo alibi. Gjykata e Lartë të shprehet për këtë cështje, ky diskur të mos ekzistojë më mes nesh dhe të jetë vetëm pjesa e vullnetit se cili do të bashkëpunojë me të tjerët”- tha Çollaku në një lidhje skype për “Report Tv”.


Sa i takon mungesës së Partisë Demokratike në Kuvend, në 21 dhjetor kur u votua për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD u shpreh se mungesa lidhet me faktin që prej muajsh nuk zhvillohen seanca plenare normale në Parlament.

“Nuk ishim në parlament për faktin se aty nuk ka parlament prej dy muajsh por është një arenë cirku ku PD nuk e ka parë të udhës të jetë e pranishme. Unë mendoj se PD ka zgjedhur të flasë me veprime konkrete. Kanë qenë 2 muaj të ngarkuar pasi kanë përkuar me procesin gjyqësor ndaj Berishës. Kemi parë një ambient qesharak, ku Ramës iu mundësua të kalonte buxhetin për 8 minuta seancë”,- shtoi ajo.

Sipas Çollakut, nuk është vetëm rastësi fakti që një sjellje e tillë në seancat plenare përkon me procesin gjyqësor ndaj Berishës, duke nënkuptuar se e gjithë kjo bëhet për interesat personale të kreut të Rithemelimit.

3 Komente

  1. G
    Gazetes Tema

    Joyeux Noël stafi gazetes Tema

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtësia

      PD, o Collak dhe tere cullaket e tu, eshte e tera nje grupim kriminal, aktualisht i bere cope-cope, pikerisht sepse eshte i tille. Kaq. Cilido grup ta marre vulen brenda ketij grupimi, eshte njelloj i inkriminuar: denoni genocidin e PD-se ne 97 kur perdori gjysmen e Shqiperise kunder gjysmes tjeter, kur vrau mijera protestues ne 21 Janar, etj, etj. etj, pastaj pretendoni vulen.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Si PD-ke zyrtare e Bashes,ashtu dhe partia e foltores e Saliut jane si muti me kaken. Por e verteta,vula dhe logoja faktikisht i takon Bashes se, ajo parti eshte e regjistruar qe ne fillimet e krijimit te PD-ke ne gjykate. Kurse partia e foltores eshte pjelle e PD-s,eshte e paregjistruar dhe si e till ajo duhet te krijoi nje parti te re me loge dhe vule tjeter.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje