E braktisën militantët, Berisha fton gratë në betejën e tij: Duhet të na bashkoheni

23 Dhjetor 2023, 14:19Politika TEMA
E braktisën militantët, Berisha fton gratë në betejën e

Tre ditë para se GJKKO të vendosë për masën e sigurisë, Sali Berisha në hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani ka thirrur Këshillin Kombëtar të Rithemelit.

I braktisur nga militantët, të cilët sa herë që thërret protesta, janë gjithnjë e më të paktë vendos të ndryshojë strategji e të ftojë gratë ti qëndrojnë në krah në aksionin e tij. 

Report Tv ka zbardhur pjesë të diskutimeve prapa dyerve të mbyllura që po mbahen në selinë e Rithemelimit.

''Duhen angazhuar të rinjte. Duhet ti motivoni ata politikisht. Ky do ishte një ndër sukseset tona më të mëdha. Gratë për shkak të emigracionit janë sot shumicë numerike dhe cilësore.

Të ftojme zonjat të bëhen pjesë e betejës sonë. Ju garantoj se ne e rrëzojmë narkodiktaturen.

Veprimet e Rames deshmojne se ai ka frike se rrezohet nga pushteti. Por ne duhet te marrim kthesen, nuk mjafton vetëm  denoncimi", mësohet të ketë thënë në mbledhjen me dyer të mbyllura të këshillit.

 

4 Komente

  1. L
    Lindita

    I kane mbetur t'i bashkohen vetem te vdekurit...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Kot e ke malok muti,ty të kanë bër dalje të gjithë shqiptarët,të cilët të duan në burg o kriminel muti.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Po diktatura jote me Gazideden si duhet të quhej ore non-grata??

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Revolucionin e bejne grate, Foltorja i ben ato te ndergjegjshme.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje