Greqia e kënaqur me lëvizjen e fundit të Tiranës

23 Dhjetor 2023, 10:49Politika TEMA
Greqia e kënaqur me lëvizjen e fundit të Tiranës

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë për rastin e Fredi Belerit. Në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, Gerapetritis tha se është hap pozitiv fakti që kryeministri Edi Rama pranoi Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur të bashkisë së Himarës.

“Në të vërtetë, ka pasur një hap pozitiv nga ana e kryeministrit shqiptar, i cili në parim pranoi që kemi një kryetar të ri dhe ish-kryetari Goro duhet të largohet patjetër. Më pas do të vlerësojmë nëse veprimet e radhës janë të përputhshme me ato që kemi vënë si kusht”, tha Gerapetritis.

Duke komentuar postimin e kryeministrit të Shqipërisë në rrjetet sociale, Gerapetritis theksoi se “për herë të parë Edi Rama pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe e quajti shprehimisht Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur”.

Ai shtoi se “kryeministri shqiptar madje pranoi që ish-kryetari i bashkisë nuk mund të mbajë detyrën dhe nënvizoi: “Për momentin ajo që duhet bërë është zëvendësimi i menjëhershëm i ushtruesit të detyrës, zotit Goro”.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës shqiptare për korrupsionin dhe krimin e organizuar, ai vuri në dukje se ka marrë disa konsiderata, duke përfshirë se Fredi Beleri është kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe se për momentin mbajtja në paraburgim të përkohshëm e pengon të bëjë betimin dhe të marrë detyrën dhe se ish-kryetari Goro nuk mund të shërbejë si kryetar bashkie.

5 Komente

  1. L
    Luani

    Po' e pranzi tradhtari me i madh Ka me dal.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Laku

      Kushtet?!?! Po noi kusht për kët timin kishte? Qeveria mos ta keqkuptojë situatën...kjo është gjendje lufte dhe jo llogje ...

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        U ngopen grekët me lugën bosh.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Rama deklaroi fiks si e detyron kushtetuta.Gjykata praktikisht i ka thene qe eshte qeverrija qe duhet te japi zgjidhje , me nje fjale te shpalli zgjedhje te reja per Himaren,dhe Rama si kreu i qeverrise deklaroi ne kete drejtim. Beu i Himares sipas gjykates nuk mund te betohet dhe keshtu pritja ka nje limit, Goro nuk mund te zevendesoje Bejlerin ligjerisht!! Gjeja tjeter eshte se Greket kishin hyre nje nje qorrsokak, dhe u mjaftoi nje deklarate jo e re e Rames, qe ta shesin per popullin injorant grek, nje arritje e presionit grek!! Po te shifni intervisten e Rames per Kathimerinin, Rama qe atehere paralajmeronte veprime te tilla, do presim ju tha grekeve por jo pa fund, dhe fiks ate qe beri,kerkon zgjedhje te reja per Himaren, sepse sipas organeve te drejtesise Beu nuk mund te ushtroje detyren e kryetarit te Bashkise, eshte ne Burg per akuza te renda, Goro nuk mund te rrije sepse nuk ka legjimitet! E perseris, greket hyne ne nje rruge te dhjere, donin te dilnin pa humbur fytyren, por nuk gjenin rast, ja u ofroi Rama, e moren me vrap sepse ku i dihet, ndryshon mendje Rama!! Kjo tregon se ne çfare bote jeton shoqeria greke sot, qe me sa duket, ka nevoje per idiotesira te tilla per te ecur perpara!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqipëri etnike

            Garin o Jorgo , atë mbajë të ai bëni... Asgjë s'ka pranu , Bejleri kriminel të kapi sapunin ne burg , kjo ka rëndësi. Po normal që Goto nuk ka me qendru aty

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje