Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka zhvilluar takimin e parë më kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, zyra e BE shkruan se ‘rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE’.
Diplomati evropian ka garantuar kreun e SPAK për mbështetjen që BE i jep një prokurorie të pavarur dhe efikase.
“Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Sot pata takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. E falenderova për angazhimin e tij dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas,” shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.
Më herët gjatë ditës, ambasadori Gonzato është takuar edhe me përfaqësues të kabinetit qeveritar, si me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe atë të Drejtësisë, Ulsi Manja.
E moret vesht o milet qe Drejteseia eshte e "pavarur", por e kapur pak nga Amerika dhe BE qe i japin orjentimet fshatarit pa "toke", kelyshit te tyre Dumani. Si partenere qe jemi me Ameriken presim qe Ambasadori yne ne SHBA Ervin Bushati te kapi per menge kreun e Gjykates Supreme Brett per te rrezuar vendimin e Gjykates se larte ne Kolorado qe nuk e lejon Donald Trump te kete emrin ne listen per t'u zgjedhur President ne zgjedhjet e nentorit te vitit 2924 ku ne kete shtet ne kete gjykate dominojne Demokratet dhe LGBTQ .