Protesta kundër Ramës, që u kthye në protestë për rikthimin e Berishës në…. PD

6 Qershor 2024, 11:21Politika TEMA
Protesta kundër Ramës, që u kthye në protestë për

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kishin thirrur këtë të enjte një protestë para Parlamentit, kundër “regjimit” dhe “narko-shtetit” të Edi Ramës.

Por, gjithçka në fakt, rezultoi një mashtrim.

Kjo, pasi protesta e thirrur nga Berisha dhe Bardhi, u kthye në një protestë për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të PD-së parlamentar.

Dhe ironia është se kërkesa për rikthimin e Berishës, u bë pikërisht nga Gaz Bardhi, njeriu që firmosi përjashtimin e tij nga PD.

Pra edhe këtë radhë, ata pak protestues që erdhën, i mashtruan, pasi i ftuan para Kuvendit për të protestuar kundër Edi Ramës, dhe në fakt e kthyen në një protestë për rikthimin e Sali Berishës në PD.

Vetëm se edhe nëse ua plotëson kërkesën Nikolla, gjasat janë që Berishën nuk do ta shohin më kurrë në Kuvend.

Jo se do i digjet mandati, por se ka punë me drejtësinë dhe përballja do të jetë goxha e gjatë, se nuk ka një dosje në ngarkim, por disa të tilla.

Ndërkohë, analisti Namir Lapardhaja, thotë se sjellja e mazhorancës me Rithemelimin është paradoksale.

“Ka një paradoks në sjelljen e Lindita Nikollës: nga një anë i njeh si grup parlamentar, nga ana tjetër nuk u lexon letrën që kërkojnë rikthimin e Berishës në grupin e tyre parlamentar. Nikolla ta ndajë mendjen!

Nëse i njeh, t'u plotësojë kërkesën, nëse s'i njeh, të njoh institicionin e PD dhe t'i plotësojë asaj kërkesat.

Nga ana tjetër, menduam se këta thirrën protestë kundër Edi Ramës, por paskemi gabuar. E amnistuan Ramën, sepse e paskan pasur fokusin te rikthimi i Berishës.

Në fakt, protestojnë për "vulën", të cilën, fatmirësisht, nuk ua jep dot as Rama as Nikolla”, shkruan ai.

2 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    Haaaaa po me Bardhen mereni ju , po Bardha eshte bukuria e foltore-nevojtores haa me djalin e Fahriut me dhendrin socialist jevgun Kellici apo me Poçe Boçe Boçi keta sinqerisht jane karra gjoze

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Me gjith respektin qe kam per Lapordhane, shikoj qe po i ngjan Lyl pordhes. Na pelqen s’na pelqen vampiri Berishe, ai eshte nje fakt elektoral, perderisa drejtesia ngurron te marre nje vendim per te.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje