"Protesta më qesharake e PD", Gjikondi: Zhurma e madhe, por numër i vogël pjesëmarrësish

8 Tetor 2024, 10:20Politika TEMA
"Protesta më qesharake e PD", Gjikondi: Zhurma e madhe, por

Juristja Brisida Gjikondi ka deklaruar se protesta e opozitës e mbrëmjes së djeshme ishte më qesharakja.

Sipas Gjikondit, protesta e opozitës krijoi vetëm zhurmë të madhe, por një numër i vogël pjesëmarrësish.

“Mu duk sikur kishte mosbindje civile ndaj Berishës nga ana e demokratëve se sa mosbindje ndaj mazhorancës.

Numri ishte i pakët, zhurma ishte shumë e madhe pavarësisht se një herë e lanë për të shtunën dhe më pas e shtynë për të hënën pikërisht se vinin studentët. Edhe kjo iu dështoi!”, u shpreh Gjikondi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1

Ajo nënvizoi më tej se mosbindja civile ka tjetër koncept dhe mosbindje sipas saj, do të ishte nëse Berisha do të dilte nga shtëpia dhe të drejtonte protestuesit.

“Mosbindja civile do të ishte që Berisha të zbriste nga ballkoni dhe t’i bashkohej shqiptarëve. Do të tregonte kurajën dhe guximin e tij. Numri ishte i pakët. Ishte mosbindje civile ndaj vetë Berishës çka tregon që ka shpresë që të funksionojë opozita shqiptare.

I gjithë skenari që u përdor ishte jo normal, ishte vëllavrasës. Të djegësh selinë e një partie politike s’ka bërë ndonjëherë vaki por janë mësuar që i marrin selitë me dhunë se kështu bënë edhe për selinë e tyre më 8 janar para 2 viteve. Tani e bëjnë edhe me Partinë Socialiste. E rithem, pjesëmarrja ishte qesharake”, tha Gjikondi.

4 Komente

  1. P
    Populli

    Ha , ha ha. Protesta kishte numer te madh njerezish. e pranuan edhe analistet e majte. Po kjo Gjikondi mos shikoj te Report tv e Bol-inos. Protesta eshte fillim i tmerrit te Mero Bazes me shoke.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Astriti

      O Debile tu kan qerruar syte apo te eshte rrudhur truri,ca nr i vogel pjesemarresish thua ti pse jeni bere kaq te poshter,Poshtersia jote nuk ka fund,Po sheshi ishte plot edhe pse edi juaj i ka cuar me mace e minj neper Europe,Mbas 7 muajsh do e shohesh a jemi pak apo shume

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Ju e pate si i ngushelloi Flamut Geringu para deres se shqupit gjithe 1000 gangsteret, hajdutet burgagjinjte, drogmenet te mbledhur me qiri ne te 4 anet e Shqiperise me rastin e funeralit politik te imam haxhi dede sali fazllic dumbaba me 40 hajdute qe u organizua mbreme ne menyre naziskine ne rruget e Tiranes.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati idealist

          Populli dhe ti Astriti juve ose jeni qorruar ose nga marazi nuk dini se çfarë thoni.Pjesmarrja në protestë ishte shumë e vogël dhe qesharake.Kjo u pa me sy të lirë nga ekranet televizive,por edhe nga fotot e bëra me dron nga sipër.Po ishte një refuzim që populli opozitar i bëri sali malokut dhe PD.Ata që morën pjesë ishin pjesa më e inkriminuar e partisë së terroristit dhe kriminelit sali maloku.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje