PS, fituese në 6 bashki të qarkut Vlorë, Klosi: Dyfishim i votave nga 2 vite më parë

16 Maj 2023, 12:55Politika TEMA

PS, fituese në 6 bashki të qarkut Vlorë, Klosi: Dyfishim i votave


Partia Socialiste falënderoi sot për mbështetjen në 6 bashki të qarkut të Vlorës.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun të Vlorës, Blendi Klosi në prezantimin e kandidatëve fitues deklaroi se qarku i Vlorës ka dyfishuar votat nga dy vite më parë.

“Vlora është zemra e Partisë Socialiste, dhe PS ka zemrën në Vlorë. Të 7 kandidatë tanë garuan së bashku me mijëra socialistë. Garuan së bashku me njerëz të thjeshtë, njerëz të zakonshëm dhe gjetën mbështetje në çdo shtëpi vlonjate, dhe bashkitë ku njerëzit mbështesin Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Të shtatë kandidatë tanë morën rezultat spektakolar dhe dolën më mirë se pritshmëritë tona. Të 7 kandidatët tanë dolën me vota se rezultati i dy vite më parë dhe kjo na bën për t’u thënë të gjithë socialistëve vlonjatë, në të 7 bashkitë falënderime për atë çfarë ata bënë”, tha ai.

Ai tha se “kam ardhur këtu bashkë me ekipin fitues të Vlorës, natyrisht pa ne është kandidati i Himarës, i cili me gjithë se nuk fitoi mori rezultat më të mirë se 2 vite më parë”.

Po ashtu, Klosi prezantoi kryebashkiakët e ardhshëm të qarkut Vlorë. Bashkia Vlorë Ermal Dredha, Bashkia Selenicë Nertil Bellaj, Bashkia Delvinë Besmir Veliu, Bashkia Finiq Romeo Çakulli, Bashkia Konispol Ergest Dule, Bashkia Sarandë  Olti Çaçi, ndërsa në bashkinë Himarë kandidoi Jorgo Goro.

4 Komente

  1. c
    cte ben DIABETI

    Klosi ne variantin BASHA 2FISHIM VOTAVE NGA 2021! nese mburesh me Qarkun i thone te mburesh me Bolet e botes o Klos zemra e qarkut Vlore eshte bashkia vlore o Klosi nga te dhenat zyrtare KQZ na del thjeshte paster e bukur se: ne 2021 qarku Vlore, Bashkia Vlore, te gjitha njesite vendore pjesmarrja 37.08% ose 61028 votues nga 164592 me te drejte vote subjekti PS 34769 vota 2023 per te njetin numer: 164592 votues me pjesmarrje 25% ose 41148 votues subjekti PS 71% ose 29215 votues ose rreth 5500 votus minus nga 2021!!!!!! se na merni edhe per budallenj jo per gje % ne votim 12% me pak se 2021 % nw fitore 11% me shume se ne 2021 DYFISHIM I VOTUESVE sikur sna dalin llogarite mo Klos! nese do kishe 2fishur votat ne zemren e qarkut do duhej te kishe 69538 vota! futja pates i thone kesaj Klos

    Përgjigjjuni
    1. u
      ulsi kurva e damjanit

      hahahahahahahahahahahahahaha po jan tsakta kesaj i thone me u dhi sqeshmi

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Pa Himaren jeni deshtim total.... Pjesmarja ishte skandal... Klosi te ndroje qark....

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Pa Himaren jeni deshtim total.... Pjesmarja ishte skandal... Klosi te ndroje qark....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje