Simpatizantët socialistë në lot pas humbjes në Kavajë: Turp për ata që nuk votuan Kralin! Bashkia do fundoset s’do shkojë kurrë para

16 Maj 2023, 11:39Politika TEMA

Simpatizantët socialistë në lot pas humbjes në Kavajë:

Simpatizantët e PS në Kavajë e kanë pritur me trishtim humbjen e kandidatit socialist Redjan Krali. 

Pas shpalljes së rezultatit ditën e djeshme, një qytetare ka shpërthyer në lot për humbjen e Kralit, të cilin e quan njeri me zemër të madhe që ka ndihmuar gjithkënd.

Sipas saj me marrjen e bashkisë në duart e Fisnik Qosjes, Kavaja do të fundoset.

“Ishte i drejtë e kishte zemrën e madhe, ka ndihmuar gjithkënd. Zoti ka për ti gjykuar. Je njeri i ndershëm i ke gjithë të mirat. Është njeri me zemër të madhe. Kavaja do fundoset nuk ecën më përpara.

Medet për këtë popull që do i drejtojnë njerëz pa vlera. Turp të ketë populli i Kavajës që votoi për ata njerëz”- shprehet një simpatizante e kandidatit socialist.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja e fitoi Bashkinë e Kavajës me 11.761 vota. Me një diferencë prej vetëm 858 votash, ai la pas kandidatin socialist Redjan Krali i cili mori në total 10.903.

1 Komente

  1. L
    Lajme idiotesh ne Hlaen e pederasteve bazgreqias

    ___________________ .............).(

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje