Humbi garën për kryebashkiak, PS fiton Këshillin Bashkiak në këtë bashki

16 Maj 2023, 10:31Politika TEMA

Humbi garën për kryebashkiak, PS fiton Këshillin Bashkiak në

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Memaliaj, Albert Malaj mundi të fitonte garën për kryebashkiak përballë kandidatit të Partisë Socialiste Gjolek Guci. Tashmë në këtë bashki është drejt përfundimit dhe numërimi i votave për Këshillin Bashkiak.


Teksa janë numëruar 25 nga 27 qendrat e votimit, ajo që bie në sy është kryesimi i Partisë Socialiste me 35.45% të votive, ose 1783 vota. Të përkthyera në mandate PS ka mundur të sigurojë 7 mandate në Këshillin bashkiak.

Në vend të dytë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 15.1% ose 710 vota. Të përkthyera në mandate bashkë Fitojmë ka marrë 3 të tilla.

2 mandate shkojnë për Partinë Demokratike zyrtare, e cila ka siguruar 10.88% të votive ose 547 vota.

Nga 1 mandat kanë siguruar Partia Agrare Ambientaliste, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokracia Sociale.

2 Komente

  1. E
    Ermal

    Po t'i mbledhesh perqindjet e 3 partive te para nuk bejne as 62%, duhet te kete ndonje gabim. Mos eshte PS 55%?

    Përgjigjjuni
    1. s
      spata

      Memalija ka te drejte te votoje kalbesirat e polkitkes shqiptare . Nderrimi i sistemit e ka groposur sa eshte turp ta quash zone te banuar .Si te majtet e te Djathtet nuk kane arritur ta vene kete katund ne zinxhirin e jetes normale .Turp per ta qe marin mundimin te shkojne para kutive te votimit . Memalija kujtohet sot ,vetem nga meritat e karagjozi Agron Llaka.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje