I treti pas Marin Memës dhe Artan Hoxhës, Aulon Kalaja: Si më ndaluan hyrjen përjetësisht në Greqi

27 Nëntor 2025, 20:18Politika TEMA
I treti pas Marin Memës dhe Artan Hoxhës, Aulon Kalaja: Si më

Deputeti i PS, Ardit Bido i ka drejtuar zyrtarisht Ministrisë së jashtme greke dhe Ambasadës kërkesën për informacion për listën me emrat e shqiptarëve që nuk ju lejohet hyrja në territorin grek si dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këto vendimmarrje.

Pas vulës të ndalimit për gazetarin Marin Mema në 2011, në kufirin shqiptaro grek u pengua të kalojë edhe gazetari Artan Hoxha, ndërsa në një intervistë për Top Channel ish kandidati demokrat, gazetari Aulon Kalaja tregon se edhe ai është dënuar për të mos shkelur më në Greqi.

Kalaja kujton se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimarrjen në kufi i është komunikuar shpallja person i padëshiruar, pa dhënë asnjë arsye mbi vendimin.

“Më ndaluan dhe më shpallën nongrata deri në fund të jetës. Më ndaluan dhe më dhanë një fletë ku kategorizohesha te H si person i padëshiruar. Pa më shpjeguar arsyet por unë besoj se ka të bëjë me dy momente protestat e organizuara nga unë kundrejt marrëveshjes së detit si dhe një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Është e padrejtë sepse veprimtaria ime nuk është kurrë ekstremiste”, u shpreh Aulon Kalaja.

Përpjekjet e Kalasë për të marr në dorëzim dosjen e ndalimit thotë që kanë qenë të kota. Është përballur me terr informacioni si dhe tërheqjen e avokatëve për të ndjekur çështjen gjyqësore në shtetin grek, për të pasur mundësi që të kërkojë madje pafajësinë më tej në Strasburg.

Transparenca për proceset e bllokimit të hyrjes së shqiptarëve po kërkohet edhe nga parlamentarët tashmë, por ende në pritje nëse do të kemi një përgjigje zyrtare nga institucionet greke.

7 Komente

  1. M
    Maro

    Se nuk ka kush ju mbron ndaj. Shtetaret tane zgjidhin halle personale me Greqine. Nuk veprojne si shtetar. Fatkeqesisht nuk kemi as opozite. Ne cdo vend te botes reasgon opozita e para. Ke ne opozita jane hallet e familjes Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      C'pune ka nje korrak sunit or shiit shqipfoles te kaloi(duke qelbur me prezencen e tij) pushimet ne brigjet (e bekuar nga Zoti) e kaltra greke...!!!??

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diaspora

        Per Marin Memen me behet qejfi bolle mire ja kane bere qe i kane dhene non graden maskarait.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          quhet “non graTa” e jo graDa o injorant.

          Përgjigjjuni
        2. E
          E meriton nongraten o Aulon muti

          Ty mire ta ka bere Greqia sepse nje fytyre e keqe antishqiptare, zagar edhe ti i Sali kriminelit, njesoj si Artan Hoxha gazetari dhe ai tjetri hajduti analist nga Durresi i turperuar.

          Përgjigjjuni
          1. d
            dyshuesi

            Rroftë Fredi hidrauliku simbol dhe figurë e ndritur e demokracisë Helene, I cili po I demostron botës me aftësitë e tijë akademike se çfar lojtarësh ka blerë Greqia.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pap

              Po tani si do i a bejme qe ketij i ka ndodhur kjo "gjeme"?! Ore, ne nuk jemi ne metro.... Po kujt duhet t'i pelcase se cfare ndodh me nje individ ordiner, apo qofte edhe me nje "VIP"?! Lajm shume i rendesishem, nuk duhet te kaloje pa i servirur miletit....!!!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje