Avokati Edmond Petraj, tha se ish-presidenti Ilir Meta “nuk ka asnjë provë” në pretendimet e tij lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, ndërsa theksoi se çështja tashmë është fokusuar te “zinxhiri komandues” i Gardës së Republikës.
Sipas Petraj, protestuesit e asaj dite “ishin pa armë e pa mjete ushtarake”, ndërsa situata mund t’i ketë dalë nga kontrolli strukturave të Gardës. Ai akuzoi Metën se po përpiqet të fajësojë Lulzim Bashën dhe të mbrojë Sali Berishën, ndërsa shtoi se për rolin e Gardës “do të ketë ndëshkime”.
Petraj përmendi në emisionin “Tirana Live” në ABC News edhe zërat e kohës për një grup të ardhur nga Maqedonia që supozohej se do të mbështeste Berishën, duke theksuar se këto mbeten vetëm në kuadrin e raportimeve të asaj periudhe. Sipas tij, lëvizjet e Metës janë politike dhe synojnë të ndikojnë proceset e drejtësisë.
“Meta nuk ka asnjë provë. Çështja është fokusuar te pjesa e zinxhirit komandues. Në ‘21 Janar’, protestuesit ishin pa tank, pa armë, kam përshtypjen që zinxhirit të Gardës i doli nga kontrolli kjo situatë. Meta po përpiqet që të bëjë fajtor Bashën dhe të mbrojë Berishën. Nuk ka më se çfarë ofron Meta. Zinxhiri i Gardës është pjesa e përgjegjëse dhe do të ndëshkohet. Berisha do ia hedhë ’21 Janar’, do t’ia hedhë, është mjeshtër i rrëshqitjeve.
Flitej në atë kohë shumë për një grup të ardhur nga Maqedoni për të mbështetur Berishën, për ta mbrojtur nga ’21 Janarit’. Mendohet që ka pasur personazhe të ardhur, që donin të mbronin Berishën. Kjo ngelet gjithmonë në kuadrin e lajmit. Meta nuk ka gjë për të dorëzuar. Është lëvizje politike për të mbrojtur Berishën nga drejtësia”, tha Petraj.
Po ku e di zotrote , ka apo nuk ka prova Ilir Meta . Ke par filxhanin , apo je fallxhor Ore zotri po lere tjetrin të thotë ato që ai mendon se janë prova ,dhe pastaj , Mundet të na spjegosh kush të duket e pa drejt , Por Meta nuk ka folur akoma Ju ku e dini se do thotë të pa vërteta Kësaj i thonë shtoj uji fasuleve avokat ,në qoftë se je vërtet avokat
Nuk do t'ia hedh 21janarit se është mjeshtër.por se drejtësia ka frikë.nuk bëhet stan me lepuj
Meta atë që thotë e don të bëjë, vetëm një mut prokuror s’mund ta kuptojë. Meta do vdesi nën shantazhin e berishës, ku i ka thënë publikisht; mbi Ilir Metën, rëndojnë dy varre mbrapa malit të dajtit, dhe ai do ta mbylli jetën e tij prapa hekurave. Kështu që meta, do vdesë me frikën qe jeton i vdekur, para berishës. Kështu ql shejtani kërkon të mjegullojë dhe tia ngjeshë bashës. Vetëm si noteri prokuror, mund ti duhet Ilir Meta.
Avokati Petraj duhet te kete pjese e drejtesise publike - per aftesite, pervojen dhe korrektesen perfekte!