PS nuk e pranon kushtin e PD që më 11 maj të votojnë edhe emigrantët që nuk kanë asnjë dokument identifikimi të shtetit shqiptar.
Deputeti socialist Damian Gjiknuri, si negociues për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në një intervistë për A2 CNN zbulon se në asnjë tryezë dialogu me PD, kjo kërkesë nuk është ngritur nga ata si shqetësim.
“Ky pastaj është kusht mbi kusht, ose siç thotë populli, është sebep, alibi për të mos njohur zgjedhjet. Kemi rënë dakord që shtetasit duhet të votojnë me një nga dokumentet. Dhe këtë njeh ligji shqiptar. Këtë e kanë pranuar të gjitha palët. Edhe kur ishim në bisedimet pranë KQZ, e njëjta qasje ka qenë. Nuk është ngritur ndonjëherë si problem. Madje gjithmonë me njëri-tjetrin kemi thënë që kjo është absurde”, thotë Gjiknuri.
Nga të dhënat e bëra publike nga KQZ, rezulton se rreth 160 mijë shtetas nuk disponojnë asnjë dokument shqiptar. Por edhe përballë këtij numri domethënës, Gjiknuri thotë se nuk mund të bëhet asgjë, për shkak se regjistrimi i tyre nuk lejohet nga platforma elektronike.
“Nëse një njeri nuk ka foto, nuk ka të dhëna, minimalisht nuk ke me çfarë ta krahasosh. Dhe hapet hapësira për abuzim. Dhe ka të bëjë me parimin: një njeri që nuk ka asnjë lidhje me territorin e Shqipërisë, s’ka ardhur asnjëherë të marrë një ID, nuk e di çfarë lloji votuesi është ky. Një shtetas shqiptar që jeton këtu nuk voton dot pa ID, pse ai që jeton jashtë e paska këtë privilegj?”, thotë ai.
Problemi duket minor për socialistët edhe për faktin se numri i emigrantëve të regjistruar për të votuar është ende shumë i ulët, dhe ka ende shumë prej tyre që gëzojnë dokumente identifikimi shqiptare, të cilët vijojnë të mos kenë shfaqur interes për t’u bërë pjesë e procesit.
“Sot që flasim, nuk janë regjistruar më shumë se 55 mijë emigrantë. Ja deri në fund, me këtë ritëm, do të shkojnë 150-160 mijë. Atëherë, nga doli ky problem, a thua se mbaruan të tjerët dhe do të duhet të fillojnë nga e para”.
Me refuzimin e PS për të pranuar kushtin e PD dhe me opozitën që nuk voton ndryshimet në Kod, deputeti socialist tregon se çfarë cenohet nga procesi.
“Për votën e diasporës, PD kërkon komisione politike. Kjo gjë nuk do të realizohet. Do të rrezikohet edhe një pjesë e zgjedhësve. Mund të ngelen zgjedhës që duan kohë, sidomos ata që jetojnë në SHBA dhe Kanada. Por procesi do të vazhdojë; treni i diasporës do të vazhdojë dhe nuk mund ta ndalojë njeri”.
Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit nuk do të preket nga kjo situatë me PD.
Ndërsa Gjiknuri i jep palës tjetër edhe pak kohë për të reflektuar. “Kemi edhe 10 ditë kohë. Drafti do të shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve. Nëse duan ta votojnë, mirë; nëse nuk duan, do të jetojmë me regjimin aktual ligjor”.
Në draftin e depozituar në Kuvend, parashikohet që të afrohen me nga 10 ditë afatet për regjistrimin e listave të kandidatëve në KQZ, për t’i dhënë më shumë kohë emigrantëve të kthejnë në kohë me postë fletën e votimit, ndërsa pagesa e zarfit merret përsipër nga shteti në të dyja drejtimet. Gjithashtu, pjesë e dakordësisë së arritur e tashmë në pikëpyetje është edhe përbërja politike e komisionit për numërimin e votës së diasporës.
Ka me mijera shqiptare qe ose jane larguar te mitur (1-2 vjec) nga Shqiperia ose nuk kane lindur ne Shqiperi e tani, pas 30 e ca vitesh emigrim, kane arritur moshen per te votuar. Prinderit i kane rregjistruar dhe junkane nxjerre pashaporta por pas largimit askush nuk e ka vrare me mendjen per dokumente te perditesuara shqiptare. Si do votoje nje individ i tille me pashaporten amerikane apo suedeze, por pa nje dokument te vlefshem shqiptar? Si do krahasohet foto e ketij ne pashaporten amerikane apo suedeze apo australiane me foton e foshnjes qe ka serveri shqiptar? Ne nje shoqeri te qyteteruar, ka te drejta por ka dhe detyrime. Beje pashaporten shqiptare dhe voto. Minimumi i minimumeve.
Mund te kete me qindra apo mos me shume qe kane nje dokument identifikimi shqipetar por qe kane vdekur jashte shqiperise dhe nuk jane cregjistruar nga gjendja civile perkatese ne shqiperi. Po keta a mund te votojne , kuptohet me ndihmen e te aferme te tyre?
Provoje te votosh ne emer te ndonje te vdekuri, po nuk perfundove nja dy vjet mbas hekurave. Sa per ate qe te votohet me pashaporta jo shqiptare, PD ka te drejte sepse votuesit e PD, nuk njohin asnjehere ligjin, nuk shkojne te paisen me pashaporta, vazhdojne rrugacerine si edukate qe i dha Saliu. KQZ ka mbi 6 muaj qe i lajmeron votuesit te paisen me dokumenta te rregullta Shqiptare. Askush pa dokument zyrtar te rregullt Shqiptar nuk mund te votoje nga diaspora.
Sakte!
Kjo mesele te kujton kerkesen e beqarit te dikurshem I cili ne vitet 80 kerkonte nuse, por kishte dy kushte qe nusja te ishte 18 vjece dhe te kishte màrre pjese ne luften N-Cl. Dokumenti shqiptar i idendifikimit nuk ka pse diskutohet.
Cdo pasaporte e huaj qe eshte leshuar per shqiptaret e ka te shenuar kombesine nga vjen . Kjo eshte me e sigurt se cdo dokument i leshuar ne Arnautistan.