Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, si ndahen sipas partive

28 Janar 2025, 13:14Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton anëtarët dhe sekretarët e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi këtë të martë projektvendimin për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Sipas këtij vendimi, partitë që do të kontribuojnë në përbërjen e KZAZ-ve për zgjedhjet e ardhshme janë:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare, do të propozojë 2 anëtarë të KZAZ-ve.

Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare, do të propozojë 1 anëtar.

Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, do të propozojë 2 anëtarë.

Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, do të propozojë 1 anëtar.

Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon Partia Socialiste.

Përsa i përket sekretarëve të KZAZ-ve, Partia Demokratike do të propozojë sekretarin për komisionet me numër çift, ndërsa Partia Socialiste do të propozojë sekretarin për ato me numër tek.

1 Komente

  1. R
    Rezi

    Pse ngatërrohen partitë në komisione? Trajnojini komisionerët, jepini manulain në dorë që të mos shkelin ligjin, të mos bëjnë propogandë në lidhje me votën e tyre, vota është e fshehtë, dhe kur mbaron koha e votimit, të numërojnë votat bashkë, me qetësi, dhe rezultatin e njoftojnë direkt me telefon, ju pëlqen ose jo.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje