"Rikthehet" Arben Ahmetaj: Po të arrestohesha, nuk do të dilja i gjallë nga burgu. Plus është kosto e madhe për shtetin të më mbajë në burg

28 Janar 2025, 09:25Politika TEMA
"Rikthehet" Arben Ahmetaj: Po të arrestohesha, nuk do të

Arben Ahmetaj është rikthyer të flasë për Çim Pekën, në serinë e tretë të intervistave të tij.

Ai thotë se nuk dilte i gjallë nga burgu, ndaj dhe u arratis.

"Po kam dyshime serioze Cim Peka se të më ndjejnë qytetarë, po të më ndjejë edhe SPAK-u për këtë, ta dëgjojnë qytetarët, që urdhëri i arrestit me urgjencë- kam një pyetje për gjyqtarin, që nuk e njoh, po më thonë është dinjitoz, Erion Bani, si ka mundësi, për çfarë arsye e firmose urdhrin tim të arrestit? Çfarë kisha bërë unë në atë dosje? A e mendove dot si gjyqtar, a e mendove dot si si profesionist?

Unë e kuptoj Altin Dumanin dhe Millonain, kishin marrë urdhër dhe ju duhej statistike, e kanë personale, nuk i mirëkuptova, por e kuptova. Me logjikën e tyre duhet të isha sot dy vjet në burg në pritje të cuarjes së dosjes në gjyq, që nuk e çonte dot se nuk e lidhte, nuk lidhet as me pastrimin e parave, po duhet të rrija në burg dhe të prisja Altin Dumanin t’i ngrefej logjika.

A jeni në vete thotë, lereni të përplaset në gjykatë. Mirë po e ke këtë mundësi, por për çfarë nxore urdhër arresti, për dy muaj, do prishja faktet në parlament. Po mirë, po Benet Beci i prish faktet që ke anuluar urdhër-arrestin për Benet Becin? Po Erion Veliaj i prish faktet?

Ke dy vjet e gjysmë që e ke paralajmëruar për të fshirë faktet? Po Frida Krifca, po Belinda Balluku? Po Damian Gjiknuri? Po Ogerta Manastirliu? Kujt ia tregon ti këto, turp, shkon aty dhe kolegët e mi nuk e pyetën, nuk e lexuan dosjen.

Sot me kërcënimet, para tre ditësh kam marrë një kërcënim interesant, ‘Kur të ngremë ne furtunën, ti do fluturosh në qiell’. Po, po, para tre ditësh ma kanë bërë këtë kërcënim. Kam dyshime se Altin Dumani ka qenë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes time, unë s’dilja i gjallë nga burgu. Këtë e dinë të gjithë tani. Do jetë trishtim shumë i madh që nuk e kuptoj, po nuk mund ta ndaj…", tha ai.

Ahmetaj shprehet se mbajtja e tij në burg, ka kosto për shtetin:

"Të nderua qytetarë, e kam thënë do kthehem, ore unë jam partizan që Erion Veliaj të hetohet i lirë dhe të shkojë në gjykim i lirë, Benet Beci ashtu…

E dini që mesatarja e paraburgimit në Shqipëri është 20-fish më e lartë se mesatarja europiane. Ramiz Alia kur vendi kishte 4.2 milin banorë la 6000 mijë të paraburgosur. E dini sa është sot, që jemi 1.5 milionë shqiptar? Paraburgimi me SPAK ka shkuar në 6500 të paraburgosur.

46-milionë euro ka shkuar kostoja për të paraburgosurit. Pandëshkueshmëria është gjykata, jo SPAK. Apo sot që janë në të njëjtën godinë këta dhe gjykata vendos siç do SPAK.

Ka një pyetje vetëm për një rast: Kush i paguan 33 vjet jetë të 11 të të mbajturve në burg për 3 vjet me firmën e Altin Dumanit si grup i strukturuar kriminal dhe pastaj kanë dal të lirë 11x3 = 33 vjet jetë. Kush i paguan? Kanë dalë të lirë si të pafajshëm. Media serioze thotë ore si i trajton ti këta, për çfarë i çon në burg?"

26 Komente

  1. H
    Hasi

    Ta uli veten njeriu deri ne ate shkalle nuk eshte pare ndonje here. Turp i pa para, fliste gjepura dhe ankohej per te gjithe. I neveritshem deri ne ekstrem, te degjoje brockullat qe nxirrte nga goje, nen dirigjimin e Qim P qe aprovonte me koke.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shkērdhatē delenxhi fshatar baltē.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vang

        Nuk kam degjuar ironi me te madhe se ky delenxhi qe gjoja dashka tja kurseje shtetit shpenzimet e burgut. Biles ben dhe krahasime me kohen e Ramizit,ndersa ky pati paturpsine te vjedhi miliona. Ne kohen e Ramizit nuk kishte plasur vjedhje dhe kishte moral .NE hell do cuar ti maskara dhe palaco .Skishte dashur pushtet ky se e vune me zor dhe nuk mund te jepte dorheqje e te shkone mesues anglishteje po qe se ishte i moralshem.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Top G

        Ish eksponent i larte i PS, minister dhezv/kryeminister i qeverise se PS per shume vite. Kur kryente keto funksione per PS quhej tiger, tani,,,,

        Përgjigjjuni
      3. A
        Alfred

        Cfare filtrimi i ke bere intervistes Mero, aferim te qofte! Pune artistike, me bisturi! Po gjithe ai mal me akuza, nga fitimet marramendese me AKSHI-n deri te shishja 33 mije euro e veres??? Perse e botove kete "lajm" Mero dhe ne kete menyre, per te lare gojen? Per te na treguar se nuk censuron informacione te nje rendesie dhe ndjeshmerie te larte per publikun?...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nata

          Alfred, deri dje i thonit “tigri” hajdutit Ahmetaj, tani e beni te besueshem, njesoj jeni! Shko komento te Syri , mos na bej avokatin e hajdutit ketu!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koli

            Jo mer Nata, si ti besojme , Ahmetaj ka vjedh e ka bere namin . Ka vetem nje problem se ai SPAK nuk po ja gjen vjedhjet. As parate as pronat . Deri tani vetem vibratoret e gruas ka gjetur dhe kane dy vjet qe po e krefin zonen Ahmetaj. Si thua zotrrote ku te jete problemi ?!

            Përgjigjjuni
        2. P
          Pim Ceku

          Po pate te drejte ,eja deklaro para prokuroreve o zvarranik i qelbur. Mos kujto se edhe Cim Peku i ha atu qe thua .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Mero nuk kam me respekt qekur ngele duke u marre me fytyrat me te urryera te tranzicionit ne Shqiperi nga Berisha tek Janusllatos nga Rama tek Bejleri. Por duhet te shtoj qe po deformon edhe intervistat ne media. Pse nuk publikon asgje nga akuzat qe Ahmetaj ben ndaj bandes se Rames? Ahmetaj tregoj me fakte vjedhjet e ministres Balluku dhe ju nuk shkruani asnje fjale.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi

              Ca plere burre... ! Sa ke vjedhur nuk e di as ti vete...na ben si debil tani,gjoja i kulluar ti..po ik o po je burre ik atje para drejtesise.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Popull

                Po provoje o trim...se po qe per te vrare me shpejt te vrasin jashte se ketu...Salen e gjeti gje? Po Liken? Hajde ne Spak mos u merr me bastardet berrishjane, qe hane mut cdo dite..

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari Mesatar.

                  Burre shteti. Soji, soj mbetet kudo ta cosh, dhe ne arrati. Nje gabim madhor u be. Ndodh rendom ne figura te ketij kalibri, qe shkelqejne nga larg dhe mund te verbojne lider

                  Përgjigjjuni
                  1. Çim Maloku

                    Çfarë të nxjerrë Tema i nxorri gjith Ahmutaj! Kush është i interesuar i ka gjdo nat në ritrasmetim tek SYRI- TV ! Edhe Qeni ku ha lef meqen burr që nuk ke burrëri vjen dhe i spjegon para gjykatës si shokët tuaj të Partis! Po ti je një legen ,ipa burrë , apo ke hallin e vilave tuaja që ike bo me vjellje .

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Labi

                      Po ti more nga shqiptaretvodhe sa te desh qefi ju. bleve grave e dashnoreve nga dy Vila, makina I shpure ne hotele luksoze keshtu qe ke bere qef me parat epopullit.Tani per te gjitha keto e paSka fain EdiRama po pse mo bimbo Edi te tha te vjedhesh ti.Turp te kesh bukshkeles

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jeta

                        Pas çdo inteviste tregon vehten sa pa personalitet është ky i ashtu quajturi "tigri".Vete lëpihet tek ata që s'lanë gjë pa thënë për të si hajdut.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Te na rroje Partia

                          Mire e ke thene . PARTIA mbi te gjitha . Nuk tradhetohet ideali i PARTISE as para pushkatimit e jo me para vjedhjes.

                          Përgjigjjuni
                        2. V
                          Vili

                          Sa te paguan cimi dhe tv e tij per keto llogje. Behu trim nga jugu.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bobi

                            Edhe Nuredin Dumani vrases dhe killer me pagese eshte apo jo? Ka vrare e ka grabitur plot njeres. Por tani po i ben 1 sherbim shoqerise duke denoncuar krimet dhe kriminelet e tjere nje me nje.Apo Adriatik Coli i bandes se durresit ne te njejten kallup eshte po na tregoi banden dhe banditet qe sdo ti kishim marr vesh kurre se cfare ndodhte.Ndaj dhe tigri nuk eshte burre i mire por po na tregon me ze e figure kush po na udheheq.Njesoj si i ndjeri Dritan Prifti.Edhe ai i korruptuar ishte sa qe filmoi dhe veten ne korrupsion por i beri 1 sherbim shoqerise kur nxorri Meten me video. Tigri po i cjerr masken luanit lart dhe luaneshave prane tij.Nese SPAKU nuk fillon hetimet ndaj Rames pas intervistes atehere eshte i tredhur nga Rama qe ne lindje.Mjafton te kontrolloj hotelin ne Bolsano a ka qendruar cifti per detoksifim nga malli i forte qe perdor Rama .Fare e thjeshte 1 kontroll .

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              LLiko

                              Nése do tè HELMONIN me ILAÇ MINJËSH , NUK do té kishte ASNJË KOSTO , dhe do GËZOHESHIN MILIONA e MILIONA SHQIPTARË , që ti KRYEHAJDUT dhe KRYE GRABITQAR me emrin Arben Ahmetaj do shkoje nē GOP të SATĒME !!! Sepse JJ ke SHKATËRRUAR të ARDHMEN 500 MIJĒ FËMIJËVE SHQIPTARĒ , dhe JU KE RRËNUAR EKONOMINË FAMILJARE 3 MILIONĒ SHQIPTARËVE , O TË SHKËRDHEFSHA FISIN !!! Arben Ahmetaj RREZIK KOMBËTAR dhe RREZIK NDĒRKOMBĒTAR !!! JU BËJ thirrje SKIFTERËVE të LAÇIT , MILOTIT , VLORËS , TEPELENËS , që të shkojnë dhe ti PLAÇKISIN SHTËPINË KRYE HAJDUTIT Arben Ahmetaj në ZVICËR , sepse do tè gjejnë KASAFORTA tè Betonuara nè MURET e SHTÉPISÈ së tij , PLOT me LINGOTA FLORIRI , dhe MONEDHA FLORIRI 24 KARAT ( KOKOSHKA) , me VLERÈ mbi 50 MILION €URO !

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Béni lepurush

                                Njeri i zhveshur frikacak , ule breket te i Qimi Berrishes ..........lepurush qe ti do arrestohesh te garantoje une 100% edhe sikur te maresh nacionaliteti helvétique nese je ne listen e te kerkuarve nga interpoli , je i vdekur o bole fishkur.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lajthiza

                                  Z.Ahmetaj me vjene shume keqe qe meresh me tv.Syri Net i Cime Pekes 0 Zote na ruaj nga te keqijat dhe me ne funde desha me te thene gjete kishe ku me u fale turp te keshe dhe je goxha burre.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Ida

                                    Ky e di burgun hotel me 5 yje!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Gega

                                      Shyqyr thuaj që u rrëfye ke qimi. Të qe gazetar tjetër sdo ta besoja. A mortja ty o ben e mortja kanal halesë që zgjodhe me fol o trap

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Trapajani

                                        Po si te jet i besushem ky,kur intervistohet nga nje shpellar si qim picka,,,deri sa e interviston sypeskaqni,,i Ka then te gjitha,,,dy dylber ne nje dere,,,

                                        Përgjigjjuni
                                        1. d
                                          drejtesi e munguar

                                          Mendoj se "tigrit"(A.Ahmetajt) duhet pyetur thjesht:Me cfar jeton prej kaq kohe ne Zvicer?Nga i ke te ardhurat?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Realisti

                                            Beni,hiç nuk ka gajle. Futu ti ne burg se te mbajme gjithe jeten badiava!

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje