
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi sot procesin e zgjedhjes se Drejtorit te Përgjithshëm te RTSH-së.
Por në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit, në kundërshtim me ligjin për mediet audiovizive dhe të statutit të Radio
Televizionit Shqiptar kryen një votim pa diskutuar kriteret qe ploteson ose jo secili kandidat!
Sipas juristëve kjo e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri te kufizuara, pa vertetuar CV e tij.
Nga ana tjetër votimi konsiderohet i paligjshëm e për rrjedhojë i pavlefshëm sepse eshte lejuar te votojë nje anetar qe gjendet jashte shtetit, konkretisht ne Vietnam, në një kohë që votimi ishte i fshehtë. Votimi online i këtij anëtari të Keshillit natyrisht zbuloi dhe sesi votoi ai prej Vietnamit. Mjafton kjo paligjshmëri që i gjithë procesi të shpallet i pavlefshëm.
Kandidatët për postin e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar janë : Jetmir Shpuza, Laureta Roshi. Kliton Rama, Aurora Polo,Floriana Paskali, Eni Vasili Harilla Koçi, Enrik Mehmeti. Flamur Buçpapaj, Ermal Hoxha
Ore , keta dy te Vlores, H.Koci dhe E. Mehmeti, asnjeri nuk ka mbaruar per gazetari apo shkenca shoqerore, me e pakta.....u be deti kos thuhet ketej nga Vlora.
Se pari duhet nderruar kryetari veteran i Keshillit Drejtues te RTSH; se dyti si kandidati per kryetar te Keshillit Drejtues, ashtu edhe ai per drejtor te pergjitheshem duhe te kene jetuar ne nje nga shtetet e SHBA-se ose te Europes Perendimore, qe te kene mend per te shitur, se mendjet e pleqve te koehes se Enverit jane mykur.