Gjykata e Lartë ka reaguar pas akuzave të Ervin Salianjit dhe Sali Berishës lidhur me shortin e caktimit të relatorit që do të shqyrtojë rekursin e ish-deputetit demokrat, i cili prej 26 shtatorit 2024 po vuan dënimin me 1 vit burg në burgun e Fierit.
Fillimisht Gjykata sqaron se gjyqtari relator zgjidhet automatikisht përmes sistemit ICMIS dhe për çështjen e Salianjit sistemi ka përzgjedhur gjyqtaren relatore Albana Boksi. Por, më pas çështja i ka kaluar relatorit Sokol Binaj.
Gjykata e Lartë shprehet se ky i fundit ishte qenë relator edhe i ankimimit nga Salianji lidhur me pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, kërkesë e cila u rrëzua dhe sipas ligjit nuk mund të jenë dy gjyqtarë të ndryshëm si relatorë.
“SQARIM PUBLIK
Në datën 08.01.2025, në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja penale me numrin 51180-00012-00-2025, e cila ka si palë kërkuese: Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të pandehur: A.V., F.A., J.O., E.S., dhe G.(A.)Xh..
Përmes regjistrimit elektronik në Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS), që nuk administrohet nga Gjykata e Lartë, por nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, shorti cakton automatikisht një gjyqtar relator për çdo çështje të regjistruar. Për këtë çështje është caktuar nëpërmjet shortit elektronik si gjyqtar relator, anëtarja e Kolegjit Penal, Albana Boksi.
Bazuar në Urdhrin nr. 106, datë 15.05.2023 të Kancelarit të Gjykatës së Lartë “Për disa masa organizative lidhur me menaxhimin e çështjeve gjyqësore”, është e detyrueshme që “kur për shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit civil/administrativ/penal të regjistruar më parë dhe për shqyrtimin e rekursit të regjistruar më vonë, janë caktuar dy gjyqtarë relatorë të ndryshëm nga sistemi ICMIS, çështja gjyqësore të kalojë në emër të gjyqtarit të caktuar për shqyrtimin e pezullimit të ekzekutimit të vendimit civil/administrative/penal”.
Mospërmbushja e një veprimi të tillë do të konsiderohej në kundërshtim me rregullat e vendosura për gjyqtarin natyral dhe me standardin e gjykatës së caktuar me ligj.
Ky veprim që kryet automatikisht nga sistemi elektronik, i cili garanton njëkohësisht edhe për integritetin e tij, ka për qëllim të sigurojë një menaxhim më të mirë dhe më të shpejtë të çështjeve gjyqësore, si dhe transparencë dhe efikasitet në administrimin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
Kancelari eshte me i fuqishem se sistemi ICMIS. Se na çate trupin.
Mire mo mire! Po ceshtja ka 5 mashtues, ku Salianji eshte me cilesori dhe kapo.Keshtu qe nxirrni 4 te tjeret dhe mos cano trapin per ES. Edhe sikur te dal, poplli e njeh. Se shpejti jane edhe te ashuwuajtura proces I Primareve ku do talli trapi Nongrata. Dite te lezetshme na presin! Pune.....
O Saljan mjaft e hoqe veten si politikan I madh ti nuk je me shum se nje trap.Dergon postulate nga burgu si indjeri Lenin. O seljan bej burgun dhe shko ne koperativen nga ke dal dhe mbaj ndonje kope me bageti
Derisa keta pisa nuk kane nxjerre asnje mesim prej denimit dhe vazhdojne te intrigojne e shpifin ndaj kujtdo qe s'u vjen pas avazita, gjykata s'ka arsye ti nderpres denimin. Madje mendoj se denimi ndaj Salianjit eshte shume symbolic.
Po kur flitet per drejtesi, e pse u duhet dhene pegjigje cdo akuze qe bejne berishistet, kur duan te gjejne nje shteg per te dale nga kllapat e ligjit. Pse nuk jepni nje sqarim pse stergjatet gjyqi i Berishes dhe i Mediut, krimet e te cileve i dine gjithe shqiptaret. Kur jepni sqarime te tilla per ceshtje hetimore e gjyqsore, ose doni t etregoni se jeni te paanshem, ose po perpiqeni te krijoni hapsira per t'i liruar, sic keni bere ne shume raste.
Ky robi tu u hap byçesh…hahahahahah nje cope mashtrues dhe burgaxhi je dhe do te mbetesh…
Salianj o hero, krejt Shqupi ty te do!
Po nese Ligji nuk lejon dy relatore te ndryshem per kete ceshtje pse e hodhet ne short o shker**atat e atij sistemi te urryer drejtesie?
Salianje je hero , plaka Grida Suma baxhella i rruzullit toksore.ty te don..Nora e Vicidolit Sali NonGrata...Shiqrere. Herojte e Llumit Sali Kerma.
Po cfare pergjigje keni per komentin e komentuesit Zyko. Ju jeni vetemmaskarenje dhe dallkauke te drejtesise. Jeni vetem plepistat e ripjelljes.