Kuvendi i ka kthyer përgjigje KQZ se sa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS.
Sipas shkresës së Kuvendit, rezulton se këto dy parti i kanë bashkuar votat 8 herë me socialistët për të miratuar programin politik të qeverisë në 16 shtator 2021 si edhe për votimin dhe miratimin e buxheteve nga viti 2021 deri në 2025.
Në këtë mënyrë, ndarja e komisionerëve nga KQZ pritet të jetë: PS do të ndajë komisionerët me PSD e Tom Doshit. Dhe PD me LSI dhe PDIU.
Sipas rregullave zgjedhore, komisionerët si në komisionet e votimit si në grupet e numërimit ndahen mes partive parlamentare. Pjesën e luanit e kanë dy partitë më të mëdha, ndërkohë vendet e fundit ndahen mes partive të tjera më të vogla
Por pas shkresës që kuvendi i dërgoi KQZ-së, ku Spiropali deklaronte se shumicë parlamentare ishte vetëm Partia Socialiste dhe të gjithë të tjerët ishin në opozitë, reagoi Partia Demokratike e cila tha se PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS-në. Në këtë mënyrë KQZ kërkoi nga Kuvendi që të dërgojë letrën me të gjitha rastet kur këto dy parti kanë bashkuar votat me socialistët.
PDIU PO SHKON PERFUNDIMISHT PER LESH NE 11 MAJ 2025.
Po normal me ate kryetar qe ka....