Rreth 40% e aplikimeve nga emigrantët janë refuzuar prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

26 Janar 2025, 19:45Politika TEMA

Rreth 40% e aplikimeve nga emigrantët janë refuzuar prej Komisionit

Salla e KQZ mund te konsiderohet si “truri” i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këto ditë, pasi këtu vendoset nëse një shqiptar që jeton jashtë vendit do të votojë në parlamentarët e 2025 apo jo.Ky vendim merret në bazë të formularit të plotësuar në platformën elektronike të regjistrimit, ku shifrat tregojnë se gabimet në aplikim nga diaspora janë të shumta. Top Channel pa nga afër disa raste të refuzimit dhe shkaqet e pasaktësive të  kërkesave që vijnë nga jashtë

“Rasti në fjalë është një aplikim i ardhur nga Gjermania, ku plotësimi i adresës manualiasht nga zgjedhësi duket se është bërë korrekt por vërtetimi adresës mungon se ato kanë futur një pasaportë të shtetit shqiptar që nuk verifikon adresën e qëndrimit jashtë. Në këtë rast personi duhet të sillte një dokumentacion gjerman, më i thjeshti, karta gjermane e ID, qe nga pas ka adresën ku banon”, shprehet Redion Lila.

Gabimet qe operatoret hasin gjerësisht janë aplikimet që mbërrijnë nga Italia ku shqiptarët harrojnë të skanojnë pjesën e pasme të dokumentit që përmban adresën dhe mjaftohen vetëm me pjesën ballore.

“Mjafton që të kapë foto vetëm faqen e pasme ku ndodhet edhe emri dhe mbiemri i tij që na duhet për të verifikuar identitetin e tij po ashtu ka dhe adresën që na mjafton si provë”, shprehet më tej ai.

Rasti numër tre që ndodh shpesh është ngarkimi i paplotë e dokumenteve që vërteton adresën ku duhet t’i shkojë fleta e votimit.

“Kemi aplikim të ardhur nga Greqia, zgjedhësi në fjalë ka vendosur dokument zyrtar grek i Cili përbehet nga dy apo tre faqes ku faqja e pare ka emrin e tij dhe te familjareve dhe në faqen e dytë ka adresën. Ka vendosur vetëm faqen e parë. Ky rast do sjellë refuzim dhe ai mund te riaplikojë”, shton ai.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët janë të shpërndarë në të katërt anët e globit, që nga vendete zhvilluara deri te ato të harruara. Por fluksi i madh i kërkesave për regjistrim por shoqërohet paralelisht me mijëra refuzime, por diaspora ka shans të korrigjojë aplikimin  duke lexuar arsyet  e plota të cilat i shkojnë në adresën e tij në PER se ku ka gabuar.

4 Komente

  1. A
    Aleksander

    Tre aplikime sot nga Italia. Aplikimi i pare u pranua shum shpejt . Per dy aplikime te tjera po presim pergjigje.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kanadezi

      tre vete, gjith u pranuam. Proces i thjesht. Ti thote qarte cfare pranohet si dokument, dhe cfare nuk pranohet. Me duket thjesht ceshtje injorance.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        do i numeroj rama per ju edhe si kur te mos keni votuar.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Nuk e kuptoj pse ngule këmbë për të votuar emigrantët.E them këtë se sa herë bëhen votime bashke me ata që shkojnë e votojnë nga Greqia Italia etj nuk kalon as 45%.Pra ata që jetojnë në Shqipëri nuk votojnë dhe kërkohet të votojnë emigrantët.Përse duhet të votoj unë?Çfarë më siguron shteti?Punë,shtëpi,jetën shkollimin,etj etj si këto?Asgjë.Nga ana tjetër unë si qytetar nuk caktoj dikë që është i mirë si kandidat por i cakton partia.Në kohën e Enverit unë u propozova për antar këshilli dhe u bë karakterisika nga bashkimet profesionale,organizata e partisë.komiteti partisë byroja..Sot duhet të jesh hajdut vrasës që të shënohesh në list.Pra votimet janë më keq se në kohën e Enverit.Skam votuar asnjëherë sepse shteti nuk më zgjith asnjë hall...A mund të votohen të djathtët kur sillen si gangstera edhe në parlament edhe në rrugë?Ata po bredhin botën me paret tona sot që të na mbushin mëndjen që ne të votojmë për ta.Sa të jem gjallë kurrrrëëëëë..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje