Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u dënua nga GJKKO me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje thotë se vendimin do ta apelojë, pasi nuk është i mbështetur në prova dhe fakte.
Me anë të një reagimi në Facebook, Memolla thekson se deri në një vendim të formës së prerë, do të vazhdojë të jetë kryetar i bashkisë Rrogozhinë.
"Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin.
Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova dhe fakte.
Theksoj se deri në një vendim të formës së prerë e më tej, unë jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë, në krye të detyrës dhe i vetdijshëm për të gjitha përgjegjësitë që ky post sjell.
Së fundmi, ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që keni qenë pranë meje duke më njohur, mbështetur si njeri, duke besuar të vërtetën time të pafajshme dhe s'më keni kthyer shpinën edhe kur situata duket e vështirë", shkruan Memolla në facebook.
ja fusin kot edhe kta te spakut.. cfar ka bere ky? paska nderhyr tek oshee qe mos ti prisnin dritat nje votuesi te rrogozhines..varja.. denoje, por jo burg, ka denime tjera, tamah e madeh burg burg per cdo gje..
O Fiqo i partisë, mos e fusin nw burg, po pak dorëheqjen si thua? Apo thuaj te gazeta Mero skllavit jemi, do shkruajme ca duan padronet w tij.
Keto jane qesharake, keta te PS i denon SPAk per 1 ark me peshk, nje celular, dhe nje telefonate per te mos i nderprere dritat nje qytetari. Kjo eshte e tmerrshme. Saliu ka vrare 4 vete ne bulevard, Zeni i babit dhe Fatmir Mediu ka vrare 26 vete ne Gerdec, asgje nuk ju ndodh. Argita ka ndertuar 17 pallate ne nje fushe qe ja dha i jati pa leke. Asgje nuk i ndodh. Sali Berisha i dha Rezart Tacit Uzinen e Ballshit, Rafinetrite, asgje nuk i ndodh.,
Dikur eksponentet e Partise Dreqit u thonin simpatizanteve te tyre mos paguani energjine se ua tregullojme ne dhe na jepni voten.Kjo qe ka bere ky nuk ka te krahasuar me ato bema te pd
Fajin e ka Saliu dmth.
Ky djale po denohet per agjitacion e propagande. Mori njerin ne telefon dhe i kerkoi te mos i nderprese dritat. Ky eshte kulmi, ketu nuk ka asnje lloj favori financiar.
o Mushmolla:Eshte me e Ndershme..te Japesh Doreheqjen dhe mos na Trego "Se si u Zgjodhe ti".. mos na Beje Moral Provash se e dime se nje Mute jeni te gjithe ju Shtetaret e sote..dhe te hanini mUtin e Madhe qe jua bene Populli...lol
Ka ne Albanistan pushtetare ose nenpunes shteti qe nuk ka lepir gishtat nga (muti) mjalte ??????
Tani nis krasitja e pjeshkës
Hajde SPAK hajde sa i fuqishem je!. Denohet ky kryetar per nje urdher spekulativ qe ti falen shpenzimet e ditave nje fakiri, apo nje tjeter se nuk ka zbatuar nje vendim gjykate, kur Sala, Mediu,Malltezi,kane nje mal korupsioni ne kurriz, oligarket vjedhin e vrasin me te dyja duart dhe ose denohen me sherbime prove ose dalin te pafajshem.... Kesaj i thone Drejtesi e Re!!!!!!
Te Denohet kushdo qe shkel ligjin, pak rendesi ka sa e forte eshte shkelja( denimi sipas shkalles ) por te denohen te gjithe shkelesit pa permendur X apo Y, me kuç e me maç se ndryshe keq puna per popullin
S'e zuri korenti . Ti bjerë me të dy brërylat skrivanisë , t'i kujtohet si përcjell indi (dell ) komanda . Të mjeroi !